LIVE UPDATES
Editorial

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in

BB vetëm nga veshja me detyrim që iu bën “lojtareve”, disa si eskorta, disa si prostituta dhomash masazhi e disa si prostituta semafori, na tregon se kemi krijuar një shoqëri që di të bëj vetëm këtë profesion, thjesht veshja tregon ndryshimin në nivelin e shpërblimit.

16 Janar 2023, 10:31 Nga Meri Lika
Unë nuk e kam frikë Big Brother-in
Meri Lika

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep mesazhe të këqija etj, etj, etj.

Të ndalosh diçka do të thotë të kesh frikë prej saj dhe efekti i ndalimit është krejt e kundërta e asaj që mendohet, të kërkosh ndalimin e këtij emisioni thjesht dhe vetëm shton kuriozitetin për të dhe të bën që ta shohësh pa një pa dy.

Unë mendoj, se ne, si shoqëri kemi frikë prej këtij spektakli sepse kemi frikë nga vetvetja, sepse ai është pasqyra ku shohim se sa shoqëri e shëmtuar jemi. Përpara kësaj pasqyre ne jemi si Shtriga e Borëbardhës e cila donte me çdo kusht të ishte më e bukur por që në fakt nuk mundej sepse gjithmonë ishte dikush më e bukur se ajo.

Unë nuk kam frikë nga BB. Nuk kam frikë sepse ai më bën të kuptoj arsyen se përse vazhdojmë të jemi vendi më i korruptuar i rajonit (dhe më gjerë), se përse jemi vendi më i varfër i rajonit (dhe më gjerë), se përse nuk bëjmë dot rrotacion pushtetesh, se përse nuk bëjmë dot rrotacion elitash, se përse nuk protestojmë kur vidhemi, se përse nuk protestojmë kur na shkelen të drejtat dhe shumë “se përse” të tjera.

Ne bërtasim e çirremi se politikanët tanë janë të korruptuar, se rreth partive politike satelitojnë, veç matrapazët, interesaxhinjtë, dallkaukët, njerëzit pa moral.
Po edhe BB këtë na tregon.
Na tregon se ish konsulli ynë në Francë, ka patur këtë karrige jo se ishte i zoti, jo se studio diplomaci por sepse ishte kandidati për dhëndër i asaj që ishte atje në një karrige pushteti. Por pastaj kur e humbi statusin e kandidatit u lëshua në duhan e pije energjike si shumë në shoqërinë tonë që pasi shfrytëzohen nga politika hidhen tutje.
Nëpërmjet tij shoh se si ky person që po “idhullohet”, në shtetin tonë ka shumë, ata sot janë rrogëmarrës e që pa problem mund të mashtrojnë, të qajnë, të viktimizohen vetëm e vetëm që të arrijnë atë që duan, madje madje, ndihen aq mirë në këtë kënetë që ndërtojnë saqë së bashku me ata që e kanë vendosur aty mund të të mbushin mendjen se kjo është e drejta. Sepse ai “ka mundësi të japi më shumë” sepse ata që e vunë aty e dinë mirë këtë.
A nuk është e njëjta gjë me ministret tona lozonjare, të cilat janë nëpër karrige se i thurrin lave atij që është atje në karrigen më të lartë të pushtetit?

BB vetëm nga veshja me detyrim që iu bën “lojtareve”, disa si eskorta, disa si prostituta dhomash masazhi e disa si prostituta semafori, na tregon se kemi krijuar një shoqëri që di të bëj vetëm këtë profesion, thjesht veshja tregon ndryshimin në nivelin e shpërblimit.

Shohim përditë e dëgjojmë diskutime se rinia nuk i vlerëson më ndjenjat se niset veç nga interesi, pikërisht këtë po na tregon edhe BB. Ja aty, është një vajzë e cila revoltohet se ishte lënduar dhe ofenduar dhe kur asaj i dhimbte shpirti e qante, ofenduesi (ai konsullori ish kandidati për dhëndër i asaj) qeshte dhe e ofendonte më shumë. Gjithashtu kjo vajza indinjohet dhe nuk i duron dot mashtruesit, paçka se pikërisht kjo vajzë, e cila është VIP-e se në një emision tjetër (edhe ky pasqyrë e jona po në një tjetër dimension) tha se donte një djalë, por ndërkohë jashtë ishte e lidhur me një tjetër që edhe ky tjetri në të njëjtin emision kërkonte vajza të tjera. A nuk është kjo pamja e saktë e shoqërisë sonë e cila kërkon që të tjerët të kenë moral dhe etikë paçka se vetë këto fjalë i njeh vetëm si terma teorikë.

E pyesim veten se si ka mundësi që policia nuk reagon ndaj dhunës që bëhet ndaj grave, ndaj atyre që shkatkojnë aksidente dhe BB na dha përgjigje edhe për këtë. Aty një vajzë tregonte se si e kishte rrahur ish-i dashuri aq shumë saqë “ndalonte vetëm kur i merrej fryma”, e ajo pati frikë ta denonconte se ai e kërcënoi në sy të efektives së policisë. Por është pikërisht kjo vajza që tregon duke qeshur se si përplasi një familje me makinë dhe nuk ndaloi të priste policinë sepse u mërzit nga gruaja e asaj familjes që kjo aksidentoi, se ajo bënte gërr –gërr.

Në BB po mësojmë të njohim vetveten dhe do të vazhdojmë ta mësojmë deri në fund të tij, mendoj se edhe zgjedhja e fituesit do të na mësojë se gjithçka ndodh brenda asaj shtëpie njësoj ndodh edhe në shoqërinë tonë. Gjithmonë fiton mashtruesi, gënjeshtari, matrapazi, i pamoralshmi, i padinjiteti, i pavleri, se është më mirë të kesh se sa të dish etj etj etj.

Ne nuk duhet të kemi frikë nga BB, sepse kur fillon dhe ke frikë nga vetja do të thotë se ke filluar të biesh, po ju shmange vetes do të thotë të mos duash të shpëtosh.
Kur nis dhe e shikon veten në sy mund të kuptosh se sa poshtë ke rënë dhe të gjesh mundësi të ringrihesh./Dosja.al

 

big brother vip albania meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 11 Janar 2023, 10:30 Meri Lika

Vulaxhi të humbtë vula!

Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bash...

Editorial 31 Dhjetor 2022, 19:25 Ben Blushi

Viti 2023

Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...

Editorial 22 Dhjetor 2022, 13:12 Ditmir Bushati

BE- Ballkan Perëndimor në kohë stuhie

Foto ilustrim Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një panoramë të re të sigurisë në Europë. BE-ja ...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend