LIVE UPDATES
Editorial

Dialogu Kosovë-Serbi, rruga për integrimin e BP në BE

Adresa e vetme ku duhen përqendruar energjitë është procesi i dialogut Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve. Një proces që për objektiv të vetëm duhet të ketë njohjen e ndërsjellë dhe zhbllokimin e rrugës europiane, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjashtë shtetet e rajonit tonë.

28 Dhjetor 2022, 19:19 Nga Ditmir Bushati
Dialogu Kosovë-Serbi, rruga për integrimin e BP në BE
Ditmir Bushati

1.
Në Samitin BE - Ballkan Perëndimor të mbajtur në Tiranë në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia ishte i vetmi vend që deklaroi hapur aleancën me Rusinë, duke refuzuar thirrjet e vazhdueshme të Perëndimit për t'u bashkuar me sanksionet e BE-së. Disa ditë më pas, Serbia rishfaqi zellin e saj luftarak, si prishëse e stabilitetit rajonal, duke kërcënuar integritetin territorial të Kosovës me gjoja rikthim të forcave serbe në Kosovë, patrullime në zonën kufitare, apo shpallje të situatës së jashtëzakonshme që e krijon po vetë, si pretekst për t’u shmangur nga thelbi i çështjes: bashkimi i Serbisë me botën demokratike.
2.
Inkurajimi i dhunës, goditjeve ndaj policisë, institucioneve të Kosovës dhe atyre me mandat ndërkombëtar, sikundër vendosja e barrikadave dhe përdorimi i strukturave të inkriminuara në veri të Kosovës, është pjesë e strategjisë së Serbisë për kalçifikimin e gjendjes së tensionit dhe mbajtjes peng të Kosovës e rajonit në retorikën e së shkuarës. Ukshin Hoti shkruante me plot të drejtë se: “Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe europianizimit të saj të ardhshëm”. Edhe sot, Serbia ka një raport ende të pazgjidhur me lirinë dhe të ardhmen e saj.
3.
Më shumë se një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës”, duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai rishpiku veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Perëndimi e mbështeti në funksion të paqes dhe prosperitetit të rajonit, duke i dhënë statusin e vendit kandidat dhe duke e pranuar Serbinë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Serbia firmosi partneritetin individual me NATO-n, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë me aleancën brenda suazës së politikës së saj neutrale, pa ndërprerë për asnjë çast bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë e Kinën.
4.
Që nga përmbysja e regjimit të Millosheviçit në Serbi janë ndryshuar disa herë qeveritë. Mirëpo, mbështetja e pakursyer e Perëndimit ndaj qeverive të ndryshme nuk ka sjell as demokratizim dhe as europianizim të Serbisë. Dhe as hapa vendimtarë për të përmbyllur konfliktin me Kosovën, apo për të trajtuar me vërtetësi krimet e së shkuarës, siç na tregojnë shembujt e botës së civilizuar ku duam të bëhemi pjesë. Ndërkohë që Perëndimi pret të korri frutet e këtij investimi për të ankoruar Serbinë përfundimisht në rrjedhat europiane, udhëheqja e saj flet për “rrezikun” e dominimit gjerman të rajonit. Ç’është më e keqja, në horizontin politik serb ende s’duket alternativa e njimendtë europiane.
5.
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë e ka bërë njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës domosdoshmëri. Për shkak të kësaj situate, Gjermania dhe Franca janë përfshirë edhe më drejtpërdrejt në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga ana e BE. Proces që mbështetet fuqimisht nga SHBA-të. Përballë presionit në rritje, Serbia edhe pse pretendon anëtarësimin në BE ka bërë hapa pas, duke mos linjëzuar qëndrimet në politikën e jashtme me atë të BE-së. Në votimin e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për evidentimin e krimeve ruse në Ukrainë, Serbia nuk u bashkua me vendet e botës demokratike.
6.
Në këtë luftë që po zhvillohet në kontinentin tonë, më mirë se kushdo tjetër, Europianët kanë kuptuar gabimin e madh të mbështetjes për vite me radhë tek Rusia në lëmin ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi ekonomik do të shërbente edhe si zbutës i mosmarrëveshjeve politike. Qasja “fillimisht ekonomia e më pas politika” ra jo vetëm në raport me Rusinë, por edhe në raportin e komplikuar të SHBA-ve me Kinën që po zhvillohet në hapësirën e Indo-Paqësorit. Që ky mësim të reflektohet në praktikë, pesë shtetet anëtare të BE-së që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes. Kjo do shënonte një pikë kthese për vetë BE-në, si përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve në oborrin e saj.
7.
Serbia, në raport me Kosovën, është para zgjedhjes së rrugës europiane, e cila për të është domosdoshmëri. Adresa e vetme ku duhen përqendruar energjitë është procesi i dialogut Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve. Një proces që për objektiv të vetëm duhet të ketë njohjen e ndërsjellë dhe zhbllokimin e rrugës europiane, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjashtë shtetet e rajonit tonë. Me gjasë Serbisë do t’i duhet më shumë kohë për të pranuar realitetin e pakthyeshëm, për të linjëzuar qëndrimin e saj me atë të BE-së. Ndërkohë, kjo e fundit nuk duhet të humb investimin e saj në rajon për transformimin e “gjeografisë së armiqësisë” në një gjeografi të paqes e prosperitetit brenda BE-së.

tensione në veri të kosovës dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll
Editorial 22 Dhjetor 2022, 13:12 Ditmir Bushati

BE- Ballkan Perëndimor në kohë stuhie

Foto ilustrim Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një panoramë të re të sigurisë në Europë. BE-ja ...

Editorial 11 Dhjetor 2022, 14:36 Arber Zaimi

Jugonostalgjiku Rama

Arbër Zaimi Para pak ditësh Edi Rama në Bruksel tha se Jugosllavia paska qenë e mirë shumë, madje më e mirë se Bash...

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty