LIVE UPDATES
Editorial

Mungesa në Kuvend - provë e fajësisë së Edi Ramës

Me vështirësitë në artikulim dhe me njohjen modeste të rregullores, Lindita Nikolla, nuk arriti të bëhej barrikadë për shefin, megjithëse iu turr me guxim kamikazeje rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës.

2 Shkurt 2023, 12:58 Nga Dosja.al
Mungesa në Kuvend - provë e fajësisë së Edi Ramës
Seanca plenare

Pranimi i kërkesës për interpelancë urgjente, ishte i pabesueshëm. Dhe ashtu mbeti. Edi Rama vendosi të bënte një lojë, për të kaluar skandalin ku është përfshirë. Vendosi të shpërdorojë Elisën dhe Linditën për t'ju shmangur llogaridhënies, të shkelë çdo standart dhe të shtojë mjegullën.

Kryeministri nuk e pa të arsyeshme t'i shpjegojë publikut pozicionin e tij, rrethanat që e kanë takuar më ish- drejtuesin e FBI, arsyet pse e nga shtatori i 2017, deri në prill 2018, kur u hap hetimi kundër Nik Muzin për "financimet ruse të PD-së", e ka takuar të paktën 1 herë në muaj McGonigal.

Bisedat që ka bërë me të rreth zhvillimeve në Shqipëri, dijeninë apo mosdijeninë për marrëdhëniet financiare të Agron Nezës me ish - drejtuesin e FBi, financimet që këshilltari i tij special ka bërë në mënyrë të paligjshme për hetimin e çështjes, dijeninë për largimin e Jurimex dhe zëvendësimin me Transoil, të lidhur ngushtë, jo vetëm me McGonigal, por me kompaninë ruse Gazprom dhe me Kompaninë serbe NIS. Në vend të këtyre hodhi një shashkë nga zyra.

Më një postim në Twitter, që i ngjante deklarimit "i pafajshëm" që McGonigal bëri përpara Gjykatës së Washingtonit, Kryeministri vendosi të shijojë nga ekrani degradimin e Kuvendit, që të bën nostalgjik për kohën kur e drejtonte Jozefina Topalli. Me vështirësitë në artikulim dhe me njohjen modeste të rregullores, Lindita Nikolla, nuk arriti të bëhej barrikadë për shefin, megjithëse iu turr me guxim kamikazeje rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës.

Taulantit i duhej të hiqte dorë nga takti dhe ta merrte vetë drejtimin e seancës për ta mbyllur sa më shpejt turpërimin që Kryeministri , me mungesën e tij, ua shkarkoi të vetëve. Elisa u detyrua t'i lexonte në celular replikat e parafabrikuara nga shefi, ndërsa Gazmend Bardhi, i përjashtuar nga seanca, vazhdonte të qëndronte në qendër të sallës. As gardistët nuk e gjetën fuqinë morale për ta nxjerrë nga salla.

Kështu degradoi Kuvendi, që edhe më parë ishte shndërruar në lodrën e Edi Ramës, në shembullin e mohimit të opozitës, të rrënimit të demokracisë, të pazareve okulte tipike të Rilindjes. Kështu mbeti publiku i painformuar për një aferë alarmuese të korruptimit të një drejtuesi të lartë të FBI-së nga Shqipëria. Kishte vetëm një argument që Edi Rama e dhuroi me bujari në shërbim të çështjes; mungesa e tij.

Karrigia bosh e Kryeministrit, tregonte më shumë se raporti i Prokurorit amerikan, urrejtjen e tij për opozitën, frikën e tij nga llogaridhënia, alergjinë nga mendimi kundër, padurimin ndaj kontrollit të garantuar me Kushtetutë. Ajo mungesë shpjegon më shumë se 14 herët e përmendura në raportin e Prokurorit, se Kryeministri i Shqipërisë nuk jeton dot me opozitë, se ai është i gatshëm të sakrifikojë gjithcka dhe gjithkënd për ta asgjësuar atë, të korruptojë gjithcka dhe gjithkënd për ta anatemuar dhe përcarë.

Mungesa e tij në seancë i konfirmoi të gjitha akuzat. Megjithëse vazhdon të vetëdeklarohet i pafajshëm në Twitter, Edi Rama i ka pranuar akuzat dhe po pret procesin. Çdo gjë tjetër përveç mungesës dhe heshtjes, mund të përdoret kundër tij.

Pyetja që mbetet pas një seance të turpshme dhe një Parlamenti të degraduar dhe të dalë jashtë funksionit, është: Si do të vazhdojë funksionimi institucional i vendit? Ndërkohë që opozita, ajo e Berishës, po edhe kjo e Bashës, është e përjashtuar nga kontrolli i qeverisë, i mohohet e drejta e fjalës, e interpelancës, e mocionit me debat, ndërkohë që Kryeministri i kapur në flagrancë është bërë më i egër për të mbrojtur pushtetin e diskretituar, nuk mund të ketë më jetë normale politike. është e qartë tashmë se beteja është me një regjim të aftë për të bërë gjithçka për të mbajtur veten./Dosja.al

edi rama seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll
Editorial 26 Janar 2023, 17:07 Meri Lika

Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!

Meri Lika Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshill...

Editorial 25 Janar 2023, 10:13 Meri Lika

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

Meri Lika Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend