LIVE UPDATES
Editorial

Leksioni i Umberto Eco-s mbi rëndësinë e leximit të librave

Unë besoj se kjo është një nga arsyet se përse njerëzit i janë përkushtuar gjithmonë rindërtimit të së kaluarës, si përmes tregimeve gojore të më të moshuarve që na rrëfenin histori rreth vatrës së zjarrit, po ashtu edhe përmes historive të shkruara në libra.

30 Janar 2023, 15:19 Nga Umberto Eco
Leksioni i Umberto Eco-s mbi rëndësinë e leximit të librave
Umberto Eco

Leximi të zgjat jetën. Ky është mësimi më i madh që na ka lënë Umberto Eco në një rubrikë që nisi në faqen e fundit të “L’Espresso“ në marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi çdo javë deri në marsin e vitit 1998. Ajo u quajt “Zaefi i Minervës”, dhe reflektimet që ka bërë intelektuali i famshëm janë përmbledhur në një libër me të njëjtin emër të botuar në vitin 2002. Ja cilat janë fjalët e Umberto Eco-s mbi fuqinë e leximit:

Është e vërtetë që kur nuk ndodh asgjë, ne themi që koha nuk kalon kurrë. Kur kemi kaluar orë apo ditë emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytë. Por kjo na ndodh vetëm kur jemi të mërzitur apo emocionuar. Ndërkohë, përpiquni tani të mendoni për një ditë ose javë të mërzitshme që keni pasur disa kohë më parë.

Ju do të mbani mend shumë pak prej tyre, dhe ato orë apo ditë që janë të gjitha të njëjta do të krijojnë një hapësirë ​​shumë të shkurtër në kujtesën tuaj. Ka njerëz që pasi kanë arritur në fundin e jetës së tyre, pasi kanë bërë çdo ditë të njëjtat gjëra, kthejnë kokën pas dhe as që u duket sikur kanë qenë edhe ata në këtë botë.

Gjithë jeta u iku tepër shpejt. Ndërkohë mendoni për një dite apo një jave në të cilën ju kanë ndodhur shumë gjëra emocionuese, njëra pas tjetrës, (qofshin gëzime, gjëra të bezdisshme, apo dhimbje): do të mbani mend orë apo ditë të plota, do të keni përshtypjen se keni jetuar shumë.

Unë besoj se kjo është një nga arsyet se përse njerëzit i janë përkushtuar gjithmonë rindërtimit të së kaluarës, si përmes tregimeve gojore të më të moshuarve që na rrëfenin histori rreth vatrës së zjarrit, po ashtu edhe përmes historive të shkruara në libra.

Dikush që së bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj dite kur u vra Jul Cezari, ose të betejës së Vaterlosë, kujton më shumë gjëra sesa dikush që nuk di asgjë mbi atë që u ka ndodhur të tjerëve. Ndër kujtimet e mia, unë kam disa tejet emocionale, për gjëra që nuk më kanë ndodhur mua, por babait, nënës ose gjyshes, që m’i kanë treguar (madje shumë herë) ndaj ato janë bërë pjesë e kujtesës time personale.

Duke kujtuar më shumë, mua më duket sikur kam jetuar më gjatë. Mendoj se kjo është një arsye e mirë për të lexuar libra, pavarësisht nga arsyet e tjera, estetike apo edukative, që thuhen zakonisht. Natyrisht, nëse dikush lexon i detyruar (siç ndodh ndonjëherë në shkollë), përvoja është e mërzitshme, dhe për rrjedhojë ajo nuk lë gjurmë në kujtesën e tij.

Por është ndryshe nëse lexon për pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: një njeri që lexon vlen sa për dy. Kjo thënie ka kuptimin që lexuesi është më i kulturuar, di më shumë gjëra se të tjerët, dhe mund të jetë më i suksesshëm në jetë.

Por ne e dimë shumë mirë që ndonjëherë kanë sukses edhe njerëz pa shumë vlera dhe që nuk kanë lexuar asgjë. Jo, nuk duhet lexuar për të pasur sukses, por për të jetuar më gjatë. Gjatë fëmijërisë time më kanë ndodhur shumë gjëra, ashtu si gjithë të tjerëve.

Madje edhe kujtimi i shumë netëve të kaluara në vendstrehime gjatë luftës, ndërsa atje lart dëgjoheshin shpërthime, ne luanim me djemtë e tjerë, janë një pjesë emocionuese e së shkuarës sime. E megjithatë kam ndjesinë se kam pasur një fëmijëri shumë të gjatë dhe të plotë, pikërisht sepse është plot me kujtime që kam vjedhur nga të tjerët.

I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin në detet e Malajzisë me anijen e tyre, nga d’Artagnan që zhvilloi duelin me baronin de Winter, nga Njeriu me Maskë që ndoqi pa asnjë shpresë Diana Palmer, madje edhe me Renzo dhe Lucia që arratisen në liqenin e Komos.

Megjithatë, mos u shantazhoni nga ata që ju thonë se duhet të lexoni vetëm libra të rëndësishëm. Unë kam kujtime të forta dhe të bukura nga librat ndoshta të pakuptimtë, por që më kanë dhënë pasdite të gjata shumë emocionuese.

Unë i jam shumë mirënjohës të gjithë atyre që duke shkruar për mua, më kanë dhënë një jetë kaq të gjatë, saqë nuk mund t’i kujtoj të gjitha përnjëherë. Për këtë shpresoj të jetoj gjatë për të kujtuar gjithçka që më thanë. Ndoshta kur je shumë i ri nuk mendon se ia vlen të jetosh shumë, por ju siguroj që edhe pas të 30-ave apo 40-ave, të jetuarit më shumë nuk është diçka që duhet neglizhuar.

Prandaj leximi tani është garanci e mirë, nuk e them për pleqërinë, por për një moshë të pjekur e cila nuk do të vonojë të vijë. Përveç argëtimit të tanishëm. Nëse çdo transmetim televiziv është i njëjtë me atë të javës së kaluar, çdo libër, edhe më idioti, është i ndryshëm nga një tjetër.

Kush ishte Umberto Eco?

I lindur në Alessandria në vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe më pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua për filozofinë mesjetare në moshën 22 vjeçare me një tezë mbi estetikën e Shën Thoma Akuinit. Deri në vitin 1959 punoi në programet kulturore të RAI dhe në shtëpinë botuese Bompiani.

Nga viti 1971 u bë profesor i Semiotikës në Universitetin e Bolonjës. Ka bashkëpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe të huaja. Në Itali ishte ndër të parët që studioi mekanizmat e artit bashkëkohor dhe kulturës masive. Në vitin 1980 botoi kryeveprën e tij, romanin “Emri i trëndafilit”, ndërsa në vitin 1999 mori çmimin e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave. Vdiq në vitin 2016. Gjatë jetës së tij, mori 40 grada nderi për kërkimet dhe studimet e tij./Bota.al

umberto eco

Sondazh

Poll
Editorial 26 Janar 2023, 17:07 Meri Lika

Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!

Meri Lika Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshill...

Editorial 25 Janar 2023, 10:13 Meri Lika

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

Meri Lika Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...

Editorial 16 Janar 2023, 10:31 Meri Lika

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in

Meri Lika Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep...

Editorial 11 Janar 2023, 10:30 Meri Lika

Vulaxhi të humbtë vula!

Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bash...

Editorial 31 Dhjetor 2022, 19:25 Ben Blushi

Viti 2023

Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër