LIVE UPDATES
Editorial

Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!

Sot kam shumë dëshirë ta pyes ambasadoren, si është? Dua ta pyes nëse po vuan nga zhgënjimi i dashurisë, dua ta ftoj në një drekë ose darkë vegjetariane me bazë bari. Por duke qenë se jemi në nivele të ndryshme shoqërore e nuk do ta kem ndonjëherë mundësinë që ta takoj, e duke mos ia patur as numrin e telefonit e as e-mailin, thjesht po i drejtohem me ata telefonat që bënim dikur kur ishim fëmijë, ata me dy kuti shkrepse dhe fill pambuku.

26 Janar 2023, 17:07 Nga Meri Lika
Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!
Meri Lika

Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshillës së ambasadores Yuri Kim, unë zgjodha të ha bar. Bëra këtë zgjedhje jo se doja, por sepse sipas mendimit tim është shumë më e ndershme të hash bar sesa të pranosh një opozitë false, apo akoma më keq të pranosh të të drejtojë korrupsioni.

Për shumë muaj, madje mund të them se për dy vite, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara u bë figura kryesore në edicionet informative. Ajo duke hyrë e duke dalë ku i takonte, por dhe ku aspak nuk i takonte, nuk la rast e mundësi për të treguar se me kë ishte e dashuruar dhe luftonte për të na imponuar me çdo kusht dashurinë e saj. Një ditë të bukur, kur pa se nuk po dashuroheshim me të njëjtin subjekt, na paralajmëroi se kush nuk dashuronte njësoj si ajo, do të hante bar.

Duke qenë se jam rebele, më pëlqen që gjithmonë të jem kundër rrymës, e sidomos kundër urdhërave. Mundohem të mos shkel ligjin ama kur përpiqen të më urdhërojnë shijet dhe të më përcaktojnë zgjedhjet, kthehem krejtësisht një “antiligjore” e denjë. Këtë zgjedhje bëra edhe pas orientimit që u përpoq të më jepte ambasadorja. Unë zgjodha të ha bar.

Zgjodha barin jo me kokfortësinë e budallait, por sepse kisha bindjen time të brendshme, njohurinë dhe pjekurinë e duhur për të ditur se unë duhet të zgjidhja luftën ndaj pushtetit dhe ndaj patericave të tija, qoftë kjo edhe me çmimin e ngrënies së barit. Në kohën e zgjedhjes, përveç bindjes sime nuk kisha asgjë tjetër me vete, por në këto dy vite gjatë rrugëtimit tim barëngrënës, fillova të armatosem edhe me faktet që dilnin e dalin përditë një e nga një, të cilët tregonin korrupsionin që ka pushtuar pushtetin. Përditë kuptoja se kisha bërë zgjedhjen e duhur, se bindja dhe njohuritë e mia nuk më kishin zhgënjyer, por më kishin drejtuar në rrugën e drejtë.

E ndërkohë që unë armatosesha më vërtetësi, ylli mbasadoresk i intervistave e kronikave televizive filloi të rrallonte daljet e saj. Përqafimet qeveritare me ambasadoren, fotot e saj me opozitën kallpe, nuk ishin më refren i lajmeve dhe portaleve. Divorci i dashurisë së ambasadores po dukej i afërt, ndërkohë që unë vazhdoja të haja bar, duke kërkuar të kem opozitë, duke kërkuar të heq nga pushteti të korruptuarit, duke kërkuar një qeveri të mirë dhe duke kërkuar demokraci ku vota të vendos, gjëra të cilat ambasadorja nuk donte të m’i lejonte.

Sot kam shumë dëshirë ta pyes ambasadoren, si është? Dua ta pyes nëse po vuan nga zhgënjimi i dashurisë, dua ta ftoj në një drekë ose darkë vegjetariane me bazë bari. Por duke qenë se jemi në nivele të ndryshme shoqërore e nuk do ta kem ndonjëherë mundësinë që ta takoj, e duke mos ia patur as numrin e telefonit e as e-mailin, thjesht po i drejtohem me ata telefonat që bënim dikur kur ishim fëmijë, ata me dy kuti shkrepse dhe fill pambuku. Do t’i drejtohem me shpresën se do të jetë më mirë që të kthehet në fëmijë për të qenë e pafajshme në këtë katrahurë politike që ajo krijoi me vetëdije të plotë pa menduar se dashuria për interes fundin e ka të keq dhe të shpejtë.

E ashtu mes lodrës tonë të komunikimit fëminor, me njerën nga kutitë e shkrepse në dorën time e me tjetrën në dorën e saj, ta pyes e ti them:

- Yuri, Yuri si më dëgjon? Marrje! O Zot sa më dhimbsesh!

editorial meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 25 Janar 2023, 10:13 Meri Lika

Të përmbytesh nga shiu i korrupsionit

Meri Lika Përfshirja e kryeministrit tonë në skandalin e fundit me ish zyrtarin e FBI-së, nxorri të vërtetën lakuriqe, s...

Editorial 16 Janar 2023, 10:31 Meri Lika

Unë nuk e kam frikë Big Brother-in

Meri Lika Unë nuk e kam frikë Big Brother-in, spektaklin që shumë prej nesh thonë se nuk duhet ta shohim, se nuk po edukon, se jep...

Editorial 11 Janar 2023, 10:30 Meri Lika

Vulaxhi të humbtë vula!

Morali dhe politika janë dy terma, të cilët në politikën e kohëve moderne e kanë të pamundur të ecin së bash...

Editorial 31 Dhjetor 2022, 19:25 Ben Blushi

Viti 2023

Imagjinoni sikur jeni mbi detin Adriatik dhe filmoni vazhdimisht një anije që është nisur 30 vjet më parë nga bregu lindor p&eum...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë