Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky më sipër është termi im, të cilin jam duke e përdorur për t’i dhënë një shpjegim masakrës që po ndodh në parlamentin shqiptar.
Shqipëria po kthehet në një vend të çuditshëm, kjo çuditshmëri e kohëve të fundit po bëhet shumë e rrezikshme sepse është duke na kthyer në një tip laboratori politik që gjatë shekullit të XX por edhe në shekullin XXI, po prodhon modele negative, të gatshëm për t’u përhapur në gjithë planetin si një epidemi fatale: në fillim me diktaturën pesëdhjetë vjeçare, pastaj me grupet kriminale, mafien dhe korrupsionin, e tani së fundmi me telekracinë politike.
Këto më sipër nuk janë fjalët e mia, i shkëputa nga libri i Michelangelo Bovero “Një gramatikë e demokracisë. (Kundër qeverisë së më të këqinjve)” , i vitit 2002 dhe pa i kërkuar të drejtën autorit, zëvendësova emrin e Italisë me Shqipërinë dhe tabloja doli më e qartë.
Telekracia është fjalë e cila përdoret për veprimin e vizatimit të demokracisë nëpërmjet medias televizive që është në dispozicion të qeverisë dhe qeveritarëve.
Ka kohë që, tek ne, telekracia e ka zëvendësuar demokracinë por duke mos u kënaqur as me autokracinë e as me telekracinë, pushteti dhunues rilindas është duke adoptuar një term të ri atë të kartonokracisë.
Ky më sipër është termi im, të cilin jam duke e përdorur për t’i dhënë një shpjegim masakrës që po ndodh në parlamentin shqiptar.
Kartonokratët tanë janë vegla e denjë e autokracisë së Ramës, të cilët shtrembërojnë Kushtetutën dhe ligjin derisa t'i brumosin ato sipas kërkesave të Zeusit të tyre dhe nëpërmjet gjoja demokracisë kërkojnë të arrijnë autokracinë e kartonit.
Kartonokracia jonë me anë të kryetares së kuvendit dhe deputetëve servil manipulon procedurat, për të intimiduar opozitën, për t’i hequr të drejtën e fjalës, të vetmin mjet institucional që i ka ngelur në mbrojtje të pluralizmit në kohën kur të gjitha institucionet janë të kolonizuara, në kohën kur korrupsioni tashmë është kthyer në normalitet, kur një person i vetëm, kërkon të drejtojë gjithçka pa iu nënshtruar asnjë lloj kufizimi dhe me fuqinë për të shpallur dhe modifikuar ligjet sipas dëshirës.
Kartonokracia jonë është paradigma bashkëkohore e dezinformimit dhe propagandës për t'u shplarë trurin qytetarëve duke na zhytur në një fatkeqësi kolektive. Ashtu siç bën Putini kur akuzon Ukrainën për sulmet e tij, njësoj edhe kartonokratët tanë akuzojnë opozitën për krimet e shefit të tyre, duke u shtirur si viktima të gjoja sulmeve verbale të opozitës dhe fuqinë e kartonit janë duke e përdorur si mburojë për të kamufluar dhunën e tyre masive kundër sundimit të ligji dhe Kushtetutës.
Kori i kartonokratëve, mediat dhe gazetat proqeveritare përpiqen të delegjitimojnë opozitën në kushtet kur pushteti po kërkon ta kthejë atë në gëlltitëse të gjithçkaje që bën qeveria dhe ta devijojë nga roli i saj i balancës demokratike.
Mania e papërmbjatshme për të miratuar ligje e dekrete që kërkon qeveria dhe për të hedhur poshtë çdo kërkesë legjitime të opozitës i ka kthyer kartonokratët e parlamentit në çmontues të sistemit demokratik dhe në tallës të demokracisë.
Sot ata janë një tufë ujqërish të uritur për serivilizm të cilët me ngritjen e kartonit kur u jepet komanda po kthehen në të keqen më të madhe për vendin dhe për demokracinë.
Meri Lika Në vitin 1990, gjatë një takimi intelektualësh të organizuar nga Octavio Paz dhe të transmetuar në televizion,...
Ukrainë Pyetje: E dini se cili shtet evropian do të ketë ushtrinë më të fuqishme gjatë viteve t...
Meri Lika Kishim dëgjuar për ekonomi informale, për biznes informal, për ndërtesa informale por asnjëherë nuk kishim d&e...
Janush Bugaski Washingtoni dhe Brukseli po ndezin një tjetër fitil ballkanik duke ushtruar presion mbi Prishtinën për të krijuar n...
Ditmir Bushati Viti që shkoi u dominua nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Pritshmëritë fillestare të Putinit p&eum...
Meri Lika Shpesh e kam luajtur dhe vazhdoj ta luaj lojën puzzle Sudoku. Objektivi i lojës është të mbushë një rrje...
Seanca plenare Pranimi i kërkesës për interpelancë urgjente, ishte i pabesueshëm. Dhe ashtu mbeti. Edi Rama vendosi të bë...
Enton Abilekaj Dosja.al publikoi sot kontratën për Çarterin e Kryeministrit, ku qartësisht përgenjështrohej pretendimi i ti...
Frank Shkreli Let them fly high and undisturbed, please!-Lëri të fluturojnë lartë! Mos ua prishni qetësin&eu...
Volodymyr Zelenskyy KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkon aleatëve që të thërrasin asamblenë. Asambleja prit...