LIVE UPDATES
Editorial

Lufta në Ukrainë po ndryshon të gjitha ekuilibrat evropianë

Të gjitha ekuilibrat e brendshëm të BE-së po ndryshojnë me themel, edhe pse është ende herët të nxjerrim përfundime, duke pasur parasysh se konflikti Rusi-Ukrainë po zgjat.

13 Shkurt 2023, 12:27 Nga Pierre Haski
Lufta në Ukrainë po ndryshon të gjitha ekuilibrat evropianë
Ukrainë

Pyetje: E dini se cili shtet evropian do të ketë ushtrinë më të fuqishme gjatë viteve tëardhshme? Në kushte normale, përgjigja do të ishte Franca, e vetmja fuqi bërthamore që nga dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, aftësitë ushtarake të së cilës janë testuar në operacione të ndryshme jashtë vendit.

Por gjërat po ndryshojnë. Nëse lëmë mënjanë armët bërthamore, ushtria kryesore e Bashkimit Evropian do të jetë shumë shpejt ajo e Polonisë. Kjo është një nga pasojat e drejtpërdrejta të pushtimit rus të Ukrainës. Polonia, një vend afër zonës së konfliktit, po investon shumë në fushën e mbrojtjes.

Vitin e kaluar Varshava nënshkroi një kontratë gjigante për blerjen e armëve nga Koreja e Jugut:tanke (do të ketë 4 herë më shumë se Franca), artileri dhe avionë, për një shumë totaleprej 15 miliardë eurosh. Muajin e kaluar, qeveria polake arriti me Francën një marrëveshjetjetër për blerjen e dy satelitëve vëzhgues, për shumën 500 milionë eurove.

Vendi i ish-traktatit të Varshavës, tani anëtar i NATO-s, dëshiron që të ketë një peshë më të madhe në çështjet evropiane, dhe këtë e dëshmon ky investim madhor në sektorin e mbrojtjes. Por kjo nuk është pasoja e vetme e luftës në Ukrainë.

Të gjitha ekuilibrat e brendshëm të BE-së po ndryshojnë me themel, edhe pse është ende herët të nxjerrim përfundime, duke pasur parasysh se konflikti Rusi-Ukrainë po zgjat.

Pasojat e luftës janë veçanërisht delikate në Gjermani, një vend i tronditur që në fillim të konfliktit nga nevoja për ta vënë sërish në dyshim vetveten.

Në qendër të debatit janë varësia nga gazi rus, ngurrimi për t’i dërguar Ukrainës armët e saj,pikërisht në kohën kur ajo ka më shumë nevojë, dhe pasiguria aktuale mbi çështjen e furnizimit të Kievit me tanke të kalibrit të rëndë.

Ky “tërmet” gjeopolitik po shkakton një tension të dukshëm në lidhje me rolin e Gjermanisë. Berlini nuk po i rishikon angazhimet tij evropiane. Por në këtë pikë janë thyer kaq shumë tabu, saqë koalicioni i kryesuar nga kancelari Olaf Sholc duket se e ka humbur orientimin e tij pavarësisht shpalljes së një ‘Zeitenwende’, një pikë kthese historike.

Të dielën në Paris u kremtua 60-vjetori i pajtimit franko-gjerman, në kuadër të të cilit u mbajt një mbledhje e përbashkët e 2 qeverive. Një takim që më herët ishte shtyrë për shkak të mungesës së konsensusit mbi shumë çështje.

Por jo vetëm Gjermania. Edhe Franca është në telashe. Secila në mënyrën e vet, si Franca ashtu edhe Gjermania panë shembjen e sigurive të tyre më 24 shkurt 2022, ditën e pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqja tradicionale e Evropës dështoi menjëherë, sepse nuk ishte gati për këtë luftë, ndërsa vendet e Frontit Lindor, shumë më të vëmendshme ndaj aktiviteteve të Moskës, e kuptuan shumë shpejt se çfarë ishte në lojë.

Pas një viti, pasojat politike të kësaj përçarjeje nuk janë kapërcyer ende. Të dielën Emanuel Makron mbajti një “fjalim të ri të Sorbonës”, duke e ri–propozuar vizionin e tij evropian 5 vite pasi e prezantoi atë për herë të parë. Ndërkohë më 18 janar, ai nënshkroi një traktat miqësie me Spanjën, ndërsa Parisi dhe Berlini po përpiqen që të jenë në të njëjtën linje mbi Ukrainën dhe Evropën.

Këto manovra të mëdha politike, nxjerrin në pah përpjekjen për t’iu përshtatur botës së re të karakterizuar nga lufta, dhe mbi të gjitha për ta përgatitur Evropën për zhvillimet e ardhshme. Raportet e forcave kanë ndryshuar, dhe ato të së nesërmes do të farkëtohen duke filluar nga sot.

“Francë Inter” – Bota.al

lufta ukraine-rusi pierre haski

Sondazh

Poll
Editorial 8 Shkurt 2023, 10:04 Meri Lika

Kryeministri informal

Meri Lika Kishim dëgjuar për ekonomi informale, për biznes informal, për ndërtesa informale por asnjëherë nuk kishim d&e...

Editorial 3 Shkurt 2023, 20:23 Ditmir Bushati

Çfarë presim nga 2023?

Ditmir Bushati Viti që shkoi u dominua nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Pritshmëritë fillestare të Putinit p&eum...

Editorial 3 Shkurt 2023, 09:11 Meri Lika

Sudoku Qeveritar

Meri Lika Shpesh e kam luajtur dhe vazhdoj ta luaj lojën puzzle Sudoku. Objektivi i lojës  është të mbushë një rrje...

Editorial 26 Janar 2023, 17:07 Meri Lika

Yuri, Yuri, si më dëgjon? Marrje!

Meri Lika Tani që po shkruaj, jam e ulur në një lëndinë të gjelbërur, sepse që prej vitit 2021, sipas këshill...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci