Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Marrëveshja nuk është përfundimtare, por bazë. A ka aty gjëra që lënë hapësira për diskutime të mëtejshme? Sa të duash. A ka gjëra që nuk do të donim? Ka. Ashtu siç ka edhe gjëra që nuk i pranon dot pala tjetër. Sepse nuk është marrëveshje kapitullimi.
Mbi “marrëveshjen”.
1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe bëhet marrëveshje.
2. Dakordimi apo pranimi verbal i Serbisë deri më tash ka qenë veç taktik. Ata kanë shpresuar se kështu do të “duken mirë” në sytë e BE dhe SHBA, por nuk kanë qenë të gatshëm ta nënshkruajnë. Parimi i vjetër “ndryshe flet, ndryshe bën”.
3. Nuk është e vërtetë se platforma ka ardhur si “merre ose lëre”, dmth. palët janë “kapur për veshi”. Platforma është studiuar e diskutuar për muaj me radhë. Palët kanë dërguar komente e vërejtje. Draftet e platformës kanë ndryshuar, duke reflektuar në një masë sugjerimet e palëve. E vetëm ky versioni i fundit paraqitet si version që duhet pranuar ose jo i pandryshuar - sepse përndryshe do të mund të vazhdohej pafundësisht me propozime për ndryshime të vogla a të mëdha.
4. Arsyeja, caku, dhe afati i propozuesve të marrëveshjes lidhet me nevojën që shtrohet nga ofensiva e pranverës që do të ndodhë në Ukrainë.
5. Marrëveshja nuk është përfundimtare, por bazë. A ka aty gjëra që lënë hapësira për diskutime të mëtejshme? Sa të duash. A ka gjëra që nuk do të donim? Ka. Ashtu siç ka edhe gjëra që nuk i pranon dot pala tjetër. Sepse nuk është marrëveshje kapitullimi.
6. Një opinion publik i kënaqur do të thotë se ajo palë ka hapësirë për të lëshuar pe edhe më shumë. Opinionet e dy vendeve me gjasë e dinë këtë, prandaj edhe nuk paraqiten të kënaqura me marrëveshjen, edhe pse mbështetjen për liderët respektivë që ishin në Bruksel, e kanë të madhe.
7. Kurti ka vendosur që mbështetjen e vet publike ta përdorë konstruktivisht, Vuçiqi ende jo. A do të vendosë ai deri në fund, me shkrim? Kjo varet jo dhe aq nga pretekstet që nxjerr, se sa nga dëshira e tij për të mos u shkëputur nga Moska. Qasja në dukje skizoide e Vuçiqit, që verbalisht pranon e me shkrim jo, ka të bëjë me pamundësinë e tij për t’u ulur në dy karrige kur në mes të tyre ka zjarr. Të shohim cilën karrige do të zgjedhë, apo do të rrijë në mes.
8. Janë ca gjëra që, edhe po t’i nënshkruash nuk bëhen dot, sepse nuk të lejojnë rrethanat e rëndësishme si populli (demonstratat), kushtetuta etj. Këto janë mësime të nxjerra nga 2013 dhe 2015. Prandaj nuk është Zajednica as pjesë e propozimit./Dosja.al
Henry Kissinger Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga ko...
Foto Ilustruese Flamuri francez u ul për herë të fundit në kampin ushtarak Bila Zagré në Burkina Faso të diel&eum...
Në fjalorin opozitar këto kohë është duke u përdorur shumë termi revolucion, për t’i dhënë një id...
Foto ilustruese “Heinrich-Böll-Stiftung” Aleksandar Vucic ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka lu...
Politikani varet nga fjala! Në fushatë, në televizion, në Parlament, apo në takime publike, në deklaratat që jep dhe...
Harry Bajraktari Kur e nisëm punën në Washington, gati askush nuk dinte emrin Kosovë – lavdi e respekt për ata që punua...
Meri Lika Shqipëria po kthehet në një vend të çuditshëm, kjo çuditshmëri e kohëve të fundit po bë...
Meri Lika Në vitin 1990, gjatë një takimi intelektualësh të organizuar nga Octavio Paz dhe të transmetuar në televizion,...
Ukrainë Pyetje: E dini se cili shtet evropian do të ketë ushtrinë më të fuqishme gjatë viteve t...
Meri Lika Kishim dëgjuar për ekonomi informale, për biznes informal, për ndërtesa informale por asnjëherë nuk kishim d&e...