LIVE UPDATES
Editorial

ChatGPT, Revolucion intelektual?

Aftësia e tij për të integruar fusha të shumta njohurish, dhe për të imituar aspekte të shumta të mendimit njerëzor e bën atë një polimat në një shkallë që tejkalon ambiciet e çdo grupi njerëzish të nivelit të lartë. Të gjitha këto cilësi inkurajojnë pranimin e padiskutueshëm të çdo gjëje që gjeneron GPT dhe një lloj atmosfere magjike mbi funksionimin e tij.

28 Shkurt 2023, 11:32 Nga Henry Kissinger
ChatGPT, Revolucion intelektual?
Henry Kissinger

Një teknologji e re po përpiqet ta transformojë rrënjësisht procesin njohës tek njerëzit, që nga koha e shpikjes së shtypshkronjës. Teknologjia që shtypi Biblën e Gutenbergut në vitin 1455 e bëri mendimin abstrakt njerëzor më të komunikueshëm dhe me të shpejtë.

Por teknologjia e re po e ndryshon atë proces. Ndërsa shtypshkronja prodhoi një bollëk të mendimit njerëzor modern, teknologjia e re po arrin distilimin dhe përpunimin e tij. Në këtë proces, ajo po krijon një hendek midis njohurive njerëzore dhe të kuptuarit njerëzor.

Në rast se dëshirojmë që ta kalojmë me sukses këtë transformim, duhet të zhvillojmë disa koncepte të reja të mendimit njerëzor dhe ndërveprimit me makineritë. Kjo është sfida thelbësore e Epokës së Inteligjencës Artificiale. Teknologjia e re njihet si Inteligjenca Artificiale Gjeneruese; GPT do të thotë Transformimi Gjenerativ i Trajnuar Paraprakisht. ChatGPT, i zhvilluar në laboratorin kërkimor OpenAI, është tashmë në gjendje të bisedojë me njerëzit. Ndërsa kapacitetet e tij po bëhen gjithnjë e më të gjera, ato do të ripërcaktojnë njohuritë njerëzore, do të përshpejtojnë ndryshimet në strukturën e realitetit tonë, dhe do ta riorganizojnë politikën dhe shoqërinë.

Inteligjenca Artificiale Gjeneruese paraqet një sfidë filozofike dhe praktike në një shkallë të paprecedentë që nga fillimi i Epokës së Iluminizmit. Shtypshkronja u dha dikur mundësi studiuesve që të përsërisin shpejt gjetjet e njëri-tjetrit dhe t’i ndanin ato me të tjerët.

Një konsolidim dhe përhapje e paprecedentë e informacionit solli metodën shkencore. Ajo që kishte qenë e padepërtueshme u bë pikënisja e përshpejtimit të pyetjeve. Interpretimi mesjetar i botës, i bazuar në besimin fetar, u minua në mënyrë progresive. Mund të eksploroheshin thellësitë e Universit derisa të arriheshin kufijtë e rinj të të kuptuarit njerëzor.

Ngjashëm, Inteligjenca Artificiale Gjeneruese do të hapë një rrugë të re revolucionare për arsyen njerëzore dhe horizonte të reja për njohuritë e konsoliduara. Por ndërkohë ekzistojnë disa dallime thelbësore. Njohuritë gjatë Iluminizmit u arritën në mënyrë progresive, hap pas hapi, të ndjekur nga çdo hap i testueshëm dhe i mësueshëm.

Ndërkohë sistemet e aktivizuara nga Inteligjenca Artificiale (AI) mund të ruajnë dhe distilojnë një sasi të madhe informacioni ekzistues. Dhe në rastin e ChatGPT një sasi të madhe materialesh dhe një numër të madh librash. Mbajtja e atij vëllimi informacioni dhe përpunimi i tij është përtej kapacitetit të njeriut.

Metodat e sofistikuara të AI prodhojnë rezultate pa shpjeguar pse apo si funksionon procesi i tyre. ChatGPT vepron pas një pyetje të bërë nga një njeri. Makineria përgjigjet me tekst brenda sekondave. Ajo është në gjendje ta bëjë këtë sepse përmban të dhëna të shumta, dhe është trajnuar për përdorimin e tyre.

Kapacitetet e AI nuk janë statike. Ato zgjerohen në mënyrë eksponenciale me përparimin e  teknologjisë. Kohët e fundit, kompleksiteti i modeleve të AI është dyfishuar çdo disa muaj. Prandaj, sistemet gjeneruese të AI kanë aftësi të mbeten të pazbuluara edhe për shpikësit e tyre. Ndaj e ardhmja jonë bart tani një element krejtësisht të ri të misterit, rrezikut dhe befasisë.

Ne i kërkuam ChatGPT të shpjegonte aftësitë e veta. A mund të parashikojë të ardhmen?

Jo, u përgjigj ai. “Unë mund të jap informacion dhe t’u përgjigjem pyetjeve, vetëm në bazë të të dhënave për të cilat jam trajnuar. Unë nuk kam përvoja personale apo vetëdije, prandaj nuk jam në gjendje të bëj parashikime për ngjarjet e ardhshme”- shtoi ai.

Por a është në gjendje të bëjë gjykime probabiliste? “Unë mund të jap gjykime probabiliste bazuar në të dhënat mbi të cilat jam trajnuar. Për shembull, nëse jam trajnuar për një grup të madh të dhënash të modeleve të motit, mund të jem në gjendje të jap një gjykim probabilistik në lidhje me gjasat që të ndodhë një lloj i caktuar moti në një vend të caktuar në një ditë të caktuar. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto gjykime probabiliste bazohen në modele dhe tendenca të të dhënave, dhe ato mund të mos pasqyrojnë gjithmonë me saktësi rezultatet e botës reale”

Ne e pyetëm ChatGPT për çështje me interes të madh për momentin, si për shembull mbi rolin e Rusisë në ruajtjen ose minimin e stabilitetit evropian. Ai dha përgjigje në dukje të menduara dhe të përmbledhura në më pak se një minutë, duke balancuar informacione kontradiktore dhe duke u përgjigjur pa u dukur se kishte një mendim të përpunuar.

Nga ana tjetër, Inteligjenca Artificiale gjeneruese duket mbinjerëzore, ose të paktën shumë e zgjeruar në aspektin e aftësive njohëse. Për përdoruesit naivë, ai mund të duket si shumë i shpejtë dhe shumë i artikuluar. Ai e lehtëson përmbledhjen dhe shqyrtimin e njohurive të botës në një mënyrë shumë më efektive sesa çdo lloj programi tjetër ekzistues teknologjik ose njerëzor, dhe këtë e bën me një gjithë-përfshirje unike.

Aftësia e tij për të integruar fusha të shumta njohurish, dhe për të imituar aspekte të shumta të mendimit njerëzor e bën atë një polimat në një shkallë që tejkalon ambiciet e çdo grupi njerëzish të nivelit të lartë. Të gjitha këto cilësi inkurajojnë pranimin e padiskutueshëm të çdo gjëje që gjeneron GPT dhe një lloj atmosfere magjike mbi funksionimin e tij.

Brenda pak ditësh nga fillimi i funksionimit të ChatGPT, më shumë se 1 milionë njerëz u regjistruan për t’i bërë pyetje. Qindra kompani janë duke punuar në teknologjitë gjeneruese me shumë investime. Më të mëdhenjtë prej këtyre modeleve janë të kushtueshme për t’u trajnuar:1 miliardë dollarë për model. Pasi të trajnohen, mijëra kompjuterë punojnë 24 orë në ditë për t’i përdorur ato.

Ky zhvillim do të ndryshojë shumë fusha, si për shembull arsimin dhe biologjinë. Aftësitë e tyre – nga shkrimi i batutave tek vizatimi i pikturave deri tek dizajnimi i antitrupave – ka të ngjarë të vazhdojnë të na befasojnë. Rëndësia afatgjatë e Inteligjencës Artificial gjeneruese i kapërcen pasojat tregtare apo edhe përparimet shkencore jokomerciale.

Nuk është vetëm gjenerimi i përgjigjeve. ChatGPT gjeneron pyetje të thella filozofike. Ai do të ndikojë tek diplomacia dhe strategjitë e sigurisë. Megjithatë, asnjë nga krijuesit e kësaj teknologjie nuk po adreson problemet që do të krijojë vetë kjo teknologji. As qeveria amerikane nuk i ka trajtuar ndryshimet dhe transformimet thelbësore që po ndodhin.

ChatGPT nuk ka një personalitet të dukshëm, megjithëse përdoruesit e tij e kanë nxitur herë pas here të veprojë si binjaku i tij i keq. Mungesa e një autori të identifikueshëm në ChatGPT e bën më të vështirë për njerëzit që të kuptojnë prirjet e tij sesa do të ishte në rastin e gjykimit të një këndvështrimit politik apo shoqëror të një qenieje njerëzore.

Arsimi në veçanti do të duhet të përshtatet me këtë revolucion të ri. Sistemet tona arsimore dhe profesionale duhet të ruajnë një vizion të njerëzve si krijesa morale, psikologjike dhe strategjike që janë unikisht të afta për të dhënë gjykime tërësore.

Makineritë do të evoluojnë shumë më shpejt sesa gjenet tona, duke shkaktuar një dislokim të brendshëm dhe një divergjencë ndërkombëtare. Ne duhet t’i përgjigjemi me maturi proporcionale, veçanërisht në filozofi dhe konceptualizëm, në nivel kombëtar dhe global. Harmonizimi global do të duhet të shfaqet ose nga perceptimi ose nga katastrofa, siç e parashikoi Emanuel Kant 3 shekuj më parë.

Ne duhet të përfshijmë një paralajmërim për këtë parashikim: Çfarë ndodh nëse kjo teknologji nuk mund të kontrollohet plotësisht? Po sikur të ketë gjithmonë mënyra për të gjeneruar gënjeshtra, fotografi false dhe video të rreme, dhe njerëzit nuk do të mësojnë kurrë të mos besojnë atë që shohin dhe dëgjojnë?  / “Wall Street Journal” – Bota.al

Shënim: Henry Kissinger shërbeu si Sekretar Amerikan i Shtetit në vitet 1973-1977. Shmid ka qenë drejtor ekzekutiv i Google në vitet 2001-11. Ndërsa Hatenlosher është dekan i Kolegjit Shvarcman të Informatikës në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. Ata janë autorë të librit “Epoka e Inteligjencës Artificiale dhe e ardhmja e njerëzimit”.

henry kissinger chatgpt

Sondazh

Poll
Editorial 24 Shkurt 2023, 13:17 Politico

Si e dëboi Moska Francën nga Afrika

Foto Ilustruese Flamuri francez u ul për herë të fundit në kampin ushtarak Bila Zagré në Burkina Faso të diel&eum...

Editorial 21 Shkurt 2023, 09:54 Meri Lika

Fushata e sharlatanit politik

Politikani varet nga fjala!   Në fushatë, në televizion, në Parlament, apo në takime publike, në deklaratat që jep dhe...

Editorial 17 Shkurt 2023, 12:08 Harry Bajraktari

15 vjet më parë ëndrra u bë realitet

Harry Bajraktari Kur e nisëm punën në Washington, gati askush nuk dinte emrin Kosovë – lavdi e respekt për ata që punua...

Editorial 17 Shkurt 2023, 11:55 Meri Lika

Kartonokracia

Meri Lika Shqipëria po kthehet në një vend të çuditshëm, kjo çuditshmëri e kohëve të fundit po bë...

Editorial 14 Shkurt 2023, 19:55 Meri Lika

Diktatura perfekte

Meri Lika Në vitin 1990, gjatë një takimi intelektualësh të organizuar nga Octavio Paz dhe të transmetuar në televizion,...

Editorial 8 Shkurt 2023, 10:04 Meri Lika

Kryeministri informal

Meri Lika Kishim dëgjuar për ekonomi informale, për biznes informal, për ndërtesa informale por asnjëherë nuk kishim d&e...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën