LIVE UPDATES
Bota

Efekti i luftës në Ukrainë/ Rusët shpenzojnë dyfish më shumë për ushqime

8 Prill 2022, 19:00 Nga DOSJA
Efekti i luftës në Ukrainë/ Rusët shpenzojnë dyfish

RUSI– Shtetasit rusë po shpenzojnë mesatarisht 40% të të ardhurave të tyre për ushqime. Kjo është gati dyfishi i nivelit të shpenzimeve përpara luftës në Ukrainë, i tha agjensisë së lajmeve Reuters drejtori i zyrës ndërlidhëse për Rusinë në agjensinë e OKB-së për ushqimin.

Të dhënat zyrtare të qeverisë ruse tregojnë se inflacioni vjetor për ushqimet arriti më 1 prill në 18.75%, ndërsa ekonomia po vuan pasojat e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, pas sulmit që filloi më 24 shkurt në Ukrainë.

Oleg Kobiakov, nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) tha se shumë familje ruse e kanë të vështirë të përballojnë krizën, ndërsa pjesa më e madhe e të ardhurave të tyre po shkon për nevojat bazë, si ushqimi.

Njerëzit po shtyjnë planet për të shkuar p.sh. për studime apo për të blerë një shtëpi. Po kursejnë në rast se do të humbasin vendin e punës, apo në rast vdekjesh“, thotë ai.

Një familje mesatare në Bashkimin Evropian shpenzon rreth 12% të të ardhurave për ushqime, thotë ai, duke shtuar se megjithëse nuk duket të jetë shfaqur ende uria në Rusi, familjet më të varfëra do të përballen me një pasiguri në rritje për ushqimin.

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë izoluar ekonominë e saj nga pjesa më e madhe e tregtisë globale, e kanë përjashtuar atë nga sistemet financiare globale dhe kanë shtyrë shumë kompani ndërkombëtare të ndërpresin marrëdhëniet me këtë vend.

Që me fillimin e luftës, shumë rusë filluan blerje me shumicë nga paniku të rezervave të sheqerit dhe drithit, me frikën se çmimet do të rriten edhe më shumë, duke shtuar kështu edhe presionin ndaj qeverisë që të përmbajë inflacionin.

Moska po shqyrton mundësinë e vendosjes nën kontroll të çmimeve për ushqimet, ilaçet dhe produkte të tjera, ndërsa ka ndaluar eksportin e disa produkteve bujqësore. Autoritetet ruse thonë se mund të vendosin edhe çmime në rubla për të gjitha eksportet ruse.

Megjithëse këto masa kanë patur një lloj ndikimi për të frenuar inflacionin për produktet e konsumit, sipas një studimi të agjensisë së lajmeve Reuters, ai pritet të rritet me 23.7% këtë vit, rritja më e lartë kjo që nga viti 1999,.

Studimi tregon gjithashtu se ekonomia e Rusisë është tkurrur me 7.3% gjatë vitit 2022 – tkurrja më e madhe që nga viti 2009.

Zoti Kobiakov thotë se pagat e rusëve kanë qëndruar pothuajse njësoj gjatë luftës, por me rritjen e çmimeve është dobësuar fuqia blerëse dhe njerëzit janë të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës, pasi shumë firma perëndimore u larguan nga vendi. Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë “një operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar këtë vend./VOA/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota oleg kobiakov oleg kobiakov

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj