LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët: Putin kërkon t’i rikthejë Rusisë lavdinë e dikurshme

8 Prill 2022, 18:45 Nga DOSJA
Ekspertët: Putin kërkon t’i rikthejë Rusisë

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin përmbysi dekada të paqes dhe qëndrueshmërisë në Evropë me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës. Ekspertët thonë për Zërin e Amerikës se ai është një udhëheqës ideologjik, që ka për qëllim t’ia rikthejë Rusisë statusin e superfuqisë, që e humbi pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Vladimir Vladimirovich Putin lindi në Leningrad, Shën Petersburgun e sotëm në Rusi më 1952. Në vitin 1975, ai iu bashkua shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse, KGB, dhe u vendos në Gjermani, para se të futej në politikë.

Në fund të vitit 1999, presidenti Boris Yeltsin dha dorëheqjen pas një skandali, duke i dhënë zotit Putin postin e presidentit në detyrë, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Nga ajo kohë ai kontrollon pushtetin në Moskë, duke fituar zgjedhjet disa herë, të konsideruara gjithnjë e më shumë si të manipuluara, duke shmangur kufizimet e mandatit dhe duke burgosur, ose duke u përpjekur të vrasë kundërshtarët e tij kryesorë politikë, thotë Michael Kimmage nga Fondi Gjerman Marshall.

“Ka shumë raste gazetarësh, zyrtarësh të zbulimit, apo të tjerë, që janë vrarë. Supozohet se janë kryer me urdhër të Putinit, ose të paktën, nën komandën e vartësve të tij”, thotë ai.

Vladimir Putin ka kultivuar imazhin e një mashkulli të fuqishëm me autoritet dhe që ka njohuri për gjithshka. Kjo përputhet me ideologjin e udhëheqjes së tij, thotë profesori i psikologjisë Samuel Hunter, ndërsa shton se udhëheqës si ai shohin nga e kaluara.

“Ata flasin për kohën kur gjërat ishin më mirë. Flasin se si nën udhëheqjen e tyre do të kthehen në epokën kur kishin më shumë ndikim dhe fuqi. Putini është shembulli i duhur i kësaj”, thotë zoti Hunter.

Zoti Putin dëshiron që Rusia të trajtohet sërish si një superfuqi, thotë Angela Stent nga Instituti Brookings.

“Ai beson se pjesa tjetër e botës duhet ta trajtojë Rusinë si dikur Bashkimin Sovjetik. Ai nuk kërkon rikthimin e Bashkimit Sovjetik, por dëshiron të trajtohet si fuqi e madhe, pikëpamjet e së cilës respektohen, që njerëzit të frikësohen nga Rusia dhe të pranojnë se është e drejtë e saj, të shtrijë ndikimin tek vendet fqinje”, thotë zonja Stent.

Analisti Kimmage pajtohet.

“Në sytë e tij, ai është patriot i madh rus. Ai është i përkushtuar për të kaluarën dhe madhështinë ruse, si një forcë motivuese. Sigurisht, pikënisja është dëshira e tij për pushtet dhe tërheqja që kishte nga KBG-ja si një institucion i fuqishëm”, thotë ai.

Pavarësisht ekonomisë relativisht të dobët të Rusisë, zoti Putin është përfshirë në konflikte të mëdha në mbarë botën dhe ka ndërtuar aleanca të forta, që kanë rritur popullaritetin e tij në vend, thotë Elizabeth Shackelford nga Këshilli i Çikagos për Çështje Globale.

“Gjëja kryesore është se ai erdhi dhe me të vërtetë e riktheu Rusinë në një lojtare të madhe në skenën botërore, pas një kohe kur Rusia ishte vërtetë e lënë mënjanë. Ai e bëri këtë duke goditur përtej mundësive të tij”, thotë ajo.

Megjithëse ai ka angazhuar trupat ruse në konflikte brutale, fillimi i një sulmi të plotë ndaj Ukrainës, për shumëkënd ishte befasi për shkak të shkallës së lartë të rrezikut, përfshirë ish-presidentin Barack Obama.

Gjithmonë ishte i pamëshirshëm. Ju ishit dëshmitarë të asaj që bëri në Çeçeni. Ai nuk e kishte problem të shtypte ata që i shihte si kërcënim. Kjo nuk është diça e re. Por para pesë vitesh nuk do ta kisha menduar kurrë, që do të arrinte në këtë pikë”, thotë ish presidenti Obama.

Ekspertët thonë se që nga fillimi i pandemisë, zoti Putin mbeti vetëm dhe më i izoluar se kurrë, ndërsa u duk duke marrë masa ekstreme për t’u mbrojtur në takimet, që pati pak para sulmit kundër Ukrainës, me disa udhëheqës botërorë, që ishin të vaksinuar dhe të testuar për COVID./VOA/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putin lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë