LIVE UPDATES
Bota

SHBA rrit investimet për bazën ushtarake në Gjermani, forcimi i NATO-s në lindje

8 Prill 2022, 18:15 Nga DOSJA
SHBA rrit investimet për bazën ushtarake në Gjermani, forcimi i

GJERMANI- Për opinionin publik në Gjermani lajmi erdhi papritur. Në buxhetin e qeverisë së SHBA për vitin 2023 janë caktuar 506 milionë dollarë për bazat ushtarake në Gjermani, në landin federal jugperëndimor të Rheinland-Pfalzit. Mbi gjysmë miliardi dollarë do të investohen tani në bazat ushtarake amerikane në këtë land, Baumholder dhe Weilerbach.

Në atmosferën e luftës në Evropë, ky lajm u mirëprit nga shumë njerëz në Gjermani. SWR1, radioja kryesore publike e landit federal të Rheinland-Pfalzit, i hapi disa emisione radhazi lajmesh pikërisht me lajmin e investimeve amerikane. Ministri i Brendshëm i këtij landi, Roger Lewentz, deklaroi pas udhëtimit për këtë shkak në SHBA se “ky është projekti më i madh ushtarak jashtë SHBA.”

Për se do të përdoren mjetet? Me 207 milionë dollarë, në bazën e Baumholderit do të ndërtohet një seli e re për stacionimin e trupave shtesë amerikane. Veç kësaj do të ndërtohen edhe shtëpi dhe shkolla për amerikanët. Ndërsa 299 milionë dollarë do të përdoren për të ndërtuar një spital të ri amerikan në Weilersbach. Ndërtimi do të fillojë këtë vit në tremujorin e tretë.

Investimet e reja ushtarake amerikane në Gjermani dhe sfondi

Bazat ushtarake amerikane në Gjermani do të kenë një “rritje të jashtëzakonshme të rëndësisë” si qendra për krahun lindor të NATO-s. Ky është mesazhi që solli nga bisedimet në SHBA, ministri i brendshëm i landit të Rheinland-Pfalzit, Lewenz.

SHBA kanë pasur gjithmonë shumë trupa të stacionuara në Evropë: jo vetëm në Gjermani, por edhe në Itali, në Spanjë, në Belgjikë dhe së fundi dhe në Poloni. Në Poloni shkuan shumica e ushtarëve amerikanë që erdhën së fundi në Evropë: 7.000 ushtarë të rinj amerikanë duke e çuar në mbi 10.500, numrin e ushtarëve amerikanë atje.

Njëkohësisht: SHBA mbështesin ndërtimin e bazave të NATO-s në shtetet e Lindjes të Evropës. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA, gjenerali Mike Milley u shpreh para Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për ndërtimin e bazave të reja të NATO-s, p.sh. në Poloni apo në Shtetet Baltike. Por Milley propozoi që personeli i këtyre bazave të jetë me rotacion. Kështu do të kurseheshin shpenzimet për familjet dhe shkollat e ushtarëve amerikanë në shtetet lindore evropiane.

Gjermania – e rëndësishme si në “luftën e ftohtë” për amerikanët?

Në fundin e luftës së ftohtë në vitin 1991, në Gjermani ndodheshin të stacionuar pjesa më e madhe e ushtarëve të SHBA në Evropë: 224.000 ushtarë, nga 305.000 ushtarë amerikanë, që ndodheshin gjithsej në Evropë. Aktualisht në Gjermani janë rreth 35 mijë ushtar amerikanë.Por kemi një kthim në parimin bazë të mbrojtjes kolektive, nga NATO-ja. Kemi përfundimisht një kthim të madh të amerikanëve në Evropë.

Ky kthim nisi me aneksimin e Krimesë nga Rusia, në vitin 2014. Deri në këtë vit, prania amerikane në Evropë ishte e përqendruar në forcimin e strukturave të NATO-s. Me këmbëngulje SHBA kërkonin që aleatët të shtonin investimet për mbrojtjen.

Tani, brenda dy muajsh, numri i ushtarëve amerikanë në Evropë u rrit në 100.000 ushtarë, nga 80.000 ushtarë më parë. Ushtarët e rinj amerikanë vijnë jo vetëm nga forcat ajrore, por edhe nga Divizioni i Parë i Këmbësorisë, që ka luftuar së fundi edhe në Irak. Një pjesë tjetër e madhe e trupave të reja amerikane janë nga divizioni i 82-të ajror, i parashutistëve. Këta janë ushtarë që mund të ndërhyjnë në rast nevoje shumë shpejt në një zonë konflikti.

Për SHBA, Gjermania rifiton interes edhe për një arsye tjetër: me kthesën historike në Gjermani për të investuar më shumë. se 2% të PBB gjerman për mbrojtjen, SHBA mund ta ndajnë më mirë me Gjermaninë barrën financiare dhe logjistike të NATO-s.

SHBA me vëmendje në Azi dhe në Evropë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA, Mark Milley deklaroi në Uashington se “tani kemi të bëjmë me dy fuqi botërore, Kinën dhe Rusinë, të dyja kanë kapacitete të konsiderueshme ushtarake dhe synojnë të ndryshojnë rrënjësisht rregullat e rendit aktual botëror”.

Milley tha se bota përballet me një konflikt që do të zgjasë “të paktën me vite”, për të mos folur me dekada. Ky konflikt i kalon kufijtë e Ukrainës. Gjenerali i lartë amerikan foli për “rrezikun më të madh për paqen dhe sigurinë në Evropë dhe ndoshta në të gjithë botën”, që kishte përjetuar ai në 42 vitet e shërbimit si ushtarak.

Në këto kushte kemi një rikthim të detyruar të amerikanëve në Evropë. SHBA shfrytëzojnë në këtë kuadër investimet ushtarake të bëra prej dekadash në Gjermani dhe bëjnë investime të reja. Jo vetëm kaq: pas vitit 2023, amerikanët pritet të bëjnë në Gjermani investime të tjera ushtarake, në shumën mbi një miliardë dollarë, bëri të ditur ministri i Brendshëm i Rheinland-Pfalzit, Lewenz. Të detyruara nga sulmi rus kundër Ukrainës, SHBA po e riorientojnë mbrojtjen amerikane në Evropë./DW/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota mike milley ushtria gjermane mike milley ushtria gjermane

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë