Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë Tirana-Durrësi dhe Rinasi janë me infrastrukture të vjetruar dhe nuk i përgjigjet fluksit të udhëtareve.
TIRANË- Përveç financimit të kontratave koncesionare, Ministria e Infrastrukturës do të realizojë rreth 12 miliardë lekë (100 milionë euro) investime në ndërtim dhe sistemim rrugësh në akset nacionale të vendit vitin që vjen. Por sipas të dhënave nga Ministria e Financave, 52% e kësaj shume rreth 6.2 miliardë lekë do të shkojnë për financimin e punimeve në Tunelin e Llogorasë. Përveç 12 miliardë lekëve, një fond i veçantë prej 4.5 miliardë lekësh do të çelët nga buxheti i vitit 2023 për financimin e kontratave koncesionare.
Investimet publike në infrastrukturën rrugore janë përqendruar këto tre dekada në periferi, duke lënë territorin e qendrës së vendit ku është e përqendruar gati gjysma e popullsisë dhe aktivitetit ekonomik pa infrastrukturë. Vitet e fundit fondet buxhetore për rrugët kanë shkuar në jug të vendit, me aksin Kardhiq-Delvinë, Qukës-Qafë-Plloçe, Korçe-Ersekë dhe së fundmi tunelin e Llogorasë që për vite të tëra po marrin pothuajse të gjitha fondet e programuara për rrugët.
Por ndërkohë Tirana-Durrësi dhe Rinasi janë me infrastrukture të vjetruar dhe nuk i përgjigjet fluksit të udhëtareve. Zona Fushë-Krujë, Tiranë -Durrës gjendet me hendek në infrastrukturë, duke i bërë jo fisibël edhe investimet e bëra në akset periferike. Në projektbuxhetin 2023 infrastruktura e qendrës së vendit është lënë pa financim, ndërkohë që projektet për rivitalizimin e saj kalojnë nëpër disa kontrata koncensionare PPP me kosto të larta dhe afate të gjata. As hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nuk po përparon, një projekt që sipas afateve fillestare pritej të përfundonte këtë vit.
Pjesa verilindore e Unazës së Re, e cila nis nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri-Shkozë është projekti më madhor në infrastrukturën rrugore që po bëhet në qendër të vendit. Por financimet e saj më së shumti janë përqendruar në vitin 2025 sipas grafikut të listën së investimeve që shoqëron projektbuxhetin 2023.
Zgjedhjet lokale të vitit që vjen sërish do të transferojnë fondet për infrastrukturën kryesisht jashtë qendrës. FSHZH për vitin që vjen ka një buxhet 11 miliardë, 17% më i lartë se i këtij viti. Kjo shumë do ta përdoret për financimin e rreth 84 projekteve, shumica e të cilave nuk i përkasin qendrës së vendit.
Përveç fondeve të brendshme, financimet e huaja për infrastrukturën vitin që vjen janë rreth 20 miliardë lekë dhe të përqendruara në financimin e bypass-eve dhe linjave hekurudhore. Projektet me financim të huaj janë më vizionare dhe fisibël se financimet e brendshme.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Viti 2021 e zëvendësoi 2020-n si viti më stresues i kohëve të fundit, me një rekord të ri p...
Foto Ilustruese TIRANË- Mungesën e fuqisë punëtore, sektori fason vijon të zgjidhë me marrjen e punonjëseve të huaj...
Raporti TIRANË- Një raport periodik i Bankës Botërore, i publikuar sot, vë në dukje se ekonomitë e vendeve të Ballk...
Foto Ilustruese TIRANË- Për gjatë periudhës 2023 -2025 skema publike e pensioneve do të shtohet edhe me rreth 45 mijë pension...
Foto Ilustruese TIRANË- Tensionet gjeopolitike mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të inflacionit, probleme në zinxhi...
Foto Ilustruese TIRANË- Indeksi PMI për muajin tetor tregon rënien më të madhe të dy viteve të fundit dhe shton shenjat ...
Foto Ilustruese TIRANË- Prodhuesit me përparësi të energjisë ku përfshihen të gjithë hidrocentralet me kapacitet t&...
Foto Ilustruese TIRANË- Individët investuan një shumë rekord prej 30.2 miliardë lekësh ose rreth 258 milionë eurosh n&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Një mal i madh borxhesh që po vjen gjithnjë e në rritje është krijuar ndërmarrjet ndër...
Foto ilustruese Ankandi i fundi i bonove të thesarit 12 mujore i zhvilluar në 18 tetor përfundoi me interesin 5.26%, interesi më i lart...