LIVE UPDATES
Ekonomi

Energjia/ HEC-et e vegjël “i kursyen” shtetit 250 milionë euro në 8 muaj

Për vitin 2023 ky çmim parashikohet të jetë dukshëm më i lartë sesa aktualisht pasi një nga treguesit e bursës pritet që të ndryshojë në mënyrë të dukshme dhe që është çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë i energjisë elektrike në profilin bandë. Për vitin 2022 ky çmim ishte 8.5652/kWh lekë çka do të thotë se sasia e energjisë që është dhënë në rrjet nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë në 8 muaj është paguar nga OSHEE me një vlerë totale prej 100 milionë euro.

25 Tetor 2022, 06:46 Nga DOSJA
Energjia/ HEC-et e vegjël “i kursyen” shtetit 250 milionë
Foto Ilustruese

TIRANË- Prodhuesit me përparësi të energjisë ku përfshihen të gjithë hidrocentralet me kapacitet të instaluar deri në 15 MW i kanë kursyer shtetit këtë vit nga energjia që kanë dhënë në rrjet 250 milionë euro. Shifrat e raportuara për 8 mujorin nga kompanitë publike të energjisë i klasifikojnë prodhuesit me përparësi të energjisë në dy grupe: ata të lidhur në rrjetin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe ata të lidhur në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Të parët kanë hedhur në rrjet gjatë janar-gusht 606,203 MWh energji ndërsa të dytët 748,785 MWh.

Aktualisht energjinë e tyre e ble kompania publike e shpërndarjes me një çmim të miratuar nga Enti sipas formulës : Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kËh X bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.2 X normën mesatare të këmbimit në Euro/Lekë për vitin e fundit.

Për vitin 2023 ky çmim parashikohet të jetë dukshëm më i lartë sesa aktualisht pasi një nga treguesit e bursës pritet që të ndryshojë në mënyrë të dukshme dhe që është çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë i energjisë elektrike në profilin bandë. Për vitin 2022 ky çmim ishte 8.5652/kWh lekë çka do të thotë se sasia e energjisë që është dhënë në rrjet nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë në 8 muaj është paguar nga OSHEE me një vlerë totale prej 100 milionë euro.

Në dokumentet e fundit të KESH dhe FSHU teksa diskutohej vendosja e fashës 800 Kwh për familjarët një ndër pikat që parashtrohej ishte ajo e kostos së energjisë në tregun e lirë në 6 muajt e parë të vitit por edhe parashikimi në vijim ku pavarësisht luhatjeve me ditë, mesatarisht 1 kWh energji ka kushtuar 30 lekë/KWh. Nëse të njëjtën sasi energjie OSHEE do ta siguronte me çmim tregu atëherë kostoja e blerjes do të ishte 350 milionë euro pra 250 milionë euro më shumë që tashmë janë kursyer.

Ndërkohë që HEC-et e vegjël që në kohë normaliteti dhe pa krizën e energjisë kishin një çmim më të lartë se tregu sipas kontratave duket se tashmë me krizën kanë parë një mundësi për të dalë në treg të lirë. Pranë institucioneve janë paraqitur disa kërkesa nga subjekte të ndryshme për të dalë nga marrëveshja me shtetin por vendosja e gjendjes së emergjencës e cila është zgjatur me një vendim të fundit të qeverisë deri në mes të vitit të ardhshëm e komplikon pak situatën.

Vendimit nr.584, datë 8.10.2021 i Këshillit të Ministrave, të ndryshuar që parashikonte situatën e emergjencës i është shtuar një pikë të re ku përcaktohet “vendosja e detyrimit të shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a. Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

Vendosja e shërbimit të detyrimit publik i bën këto subjekte më të varura në vendimmarrje për hapat që mund të hedhin pasi me ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” në raste emergjente qeveria ka të drejtë të marrë masa shtesë. Gjithsesi për çdo rast kur vendosja e detyrimit të shërbimit publik sjell kosto shtesë ligji parashikon se kjo vlerësohet nga Ministria e Financave dhe ERE, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë dhe Komitetit për Emergjencat Civile, kompensohet nga Buxheti i Shtetit.

Marrë nga MONITOR.AL

kriza ekonomike prej luftes hec ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare

‘Shpërthen’ Shehi: Kamionët me drogë kalojnë nga Rapiskani, turp për qeverinë e para vitit 2013

"Zemërohet" Vjosa! Pamjet e rrjedhës pas reshjeve të dendura, apel për të monitoruar situatën

Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh

Proteste per Luiz Ejllin

Protesta per Luiz Ejllin te Top Channel

Momenti kur peshkarexha “Geni” kapet duke u furnizuar me naftë nga anija libiane

Shpërthimi me tritol në banesën e Shefit të Krimeve, babai: Ishte i fuqishëm

Ministri Çuçi: Në 2022 kemi pasur 49 viktima

Rruga e Krastës, zyrtari i PS: Do të bojkotojmë zgjedhjet lokale

Banorët e Mamurrasit në protestë: Mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë orar pa orar na shqetësojnë

U helmuan nga uji në lokal, flet administratorja e hotelit në Shkodër: Uji ka qenë i ambalazhuar

Rrethohet nga FNSH dhe RENEA shtepia e Ervis Martinajt

Telefonata URGJENTE! Noka i ka bllokuar Foltoren, Nikolla harron mikrofonin hapur: Po e përjashtoj