Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për këtë arsye, Proeksport Albania në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës do të propozojë heqjen e vizave me Nepalin, Indinë dhe Filipinet, pasi procedurat për marrjen e punonjësve zgjasin deri në 120 ditë. Kryetari i Shoqatës Edvin Prençe pohoi për Monitor se punësimi i grave nga Filipinet po rezulton e suksesshme. Prençe shton se për punonjësit konkretisht nga Nepali kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti.
TIRANË- Mungesën e fuqisë punëtore, sektori fason vijon të zgjidhë me marrjen e punonjëseve të huaja. Së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet me eksperiencë të ngjashme në vendet e tyre pritet të vijnë në Shqipëri. Sipas Proeksport Albania rezulton se aktualisht sektori fason ka mungesë të theksuar për 20,000 vende të lira pune. Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore Proeksport Albania ka nisur aktivizimin e kontratave për marrjen e punëtorëve nga vendet e treta, Filipine, Nepal dhe Neymar, ku shumica janë të gjinisë femërore për të ruajtur historikun qe ky sektor ka me rreth 98% te punonjësve te përbërë nga gratë.
Për këtë arsye, Proeksport Albania në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës do të propozojë heqjen e vizave me Nepalin, Indinë dhe Filipinet, pasi procedurat për marrjen e punonjësve zgjasin deri në 120 ditë. Kryetari i Shoqatës Edvin Prençe pohoi për Monitor se punësimi i grave nga Filipinet po rezulton e suksesshme. Prençe shton se për punonjësit konkretisht nga Nepali kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti.
“Duke parë mungesën e theksuar për punonjës sezonale dhe vjetorë të sektorit do të propozojmë heqjen e vizave për Nepalin, Indinë dhe Filipine. Procedurat të fillojnë kur punonjësit ndodhet në territorin shqiptar dhe të jenë plotësuar detyrimet ligjore me kontrata specifike. Kjo procedurë nuk lehtëson detyrimin e punëdhënësit, por përshpejton procedurën në vetvete që zgjasin minimalisht nga 90 deri 100 ditë. Kjo u jep frymëmarrje bizneseve. Lehtëson procedurat për krahun e punës dhe eliminon humbjen e kohës në procedurat burokratike. Nga ana tjetër do të rriten edhe përfitimet e shtetit nga të ardhurat e paguara për sigurimet shoqërore”, pohon ai.
Mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të punonjësve vendas, veçanërisht të rinjve ka sjellë që nga bizneset shqiptare të shihet si zgjidhje e domosdoshme marrja e punëtorëve të huaj. Por nisma për marrjen e punonjësve të huaj, veçanërisht nga vendet si Bangladesh apo Nepal nuk ka rezultuar e suksesshme për të gjithë sektorët e ekonomisë. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj pohon se masa ka dështuar, ku sipas tij disa strukturave akomoduese, së fundmi u janë larguar 40 deri 50 punonjës të rekrutuar, pasi Shqipëria po përdoret prej tyre si vend trampolinë për të emigruar drejt Europës. Për të mbushur boshllëkun me punonjës sektori i bareve dhe restoranteve po punëson punonjës nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por në shifra shumë të ulëta.
Edhe për drejtuesin e Qendrës së Eksporteve Shqiptare Alban Zusi masa nuk rezulton të jetë e suksesshme edhe për sektorin e agroindustrisë, pasi shumë punonjës janë larguar, për të emigruar në shtete të tjera. Për drejtuesin e shoqatës Proeksport Albania Edvin Prençe punësimet e grave po rezultojnë më të suksesshme se marrja e burrave, pasi është shumë herë më i vogël risku për largimin e tyre, ndërsa garancia e dhënë nga ambasadat e shteteve përkatëse, për kontratat e rekrutimeve është një element shtesë për moslargimin e tyre.
Kryetari i Proeksport Albania thotë se nisma për të marrë punonjës nga Bagladeshi ka dështuar në rastet kur sipërmarrësit kanë kontraktuar punonjësit nëpërmjet kompanive të tjera dhe jo nëpërmjet shoqatës. Problematika me mungesën e punëtorisë që ka nisur në 3-4 vitet e fundit, për 2022 është kthyer në shqetësim për ndërmarrjet shqiptare. Vështirësi paraqiten në të gjitha sektorët e ekonomisë. Shkak i numrit të ulët të burimeve njerëzore mbetet emigracioni masiv i të rinjve.
Marrë nga Monitor.al
Raporti TIRANË- Një raport periodik i Bankës Botërore, i publikuar sot, vë në dukje se ekonomitë e vendeve të Ballk...
Foto Ilustruese TIRANË- Për gjatë periudhës 2023 -2025 skema publike e pensioneve do të shtohet edhe me rreth 45 mijë pension...
Foto Ilustruese TIRANË- Tensionet gjeopolitike mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të inflacionit, probleme në zinxhi...
Foto Ilustruese TIRANË- Indeksi PMI për muajin tetor tregon rënien më të madhe të dy viteve të fundit dhe shton shenjat ...
Foto Ilustruese TIRANË- Prodhuesit me përparësi të energjisë ku përfshihen të gjithë hidrocentralet me kapacitet t&...
Foto Ilustruese TIRANË- Individët investuan një shumë rekord prej 30.2 miliardë lekësh ose rreth 258 milionë eurosh n&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Një mal i madh borxhesh që po vjen gjithnjë e në rritje është krijuar ndërmarrjet ndër...
Foto ilustruese Ankandi i fundi i bonove të thesarit 12 mujore i zhvilluar në 18 tetor përfundoi me interesin 5.26%, interesi më i lart...
Banka Boterore TIRANE- Banka Botërore ka prezantuar raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë ...
Edi Rama dhe Gjergj Buxhuku TIRANË- Konfederata e Indrustrive të Shqipërisë (Konindustria) ka shprehur kundërshti të for...