LIVE UPDATES
Ekonomi

A duhet shqiptarët të falenderojnë ‘çunat’ që po mbajnë inflacionin e ulët?

Deri në qershor 2022, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë katër herë në tregun valutor duke blerë në total, 47.3 mln euro.

4 Dhjetor 2022, 14:12 Nga k.m.
A duhet shqiptarët të falenderojnë ‘çunat’
Foto ilustruese

TIRANË- Ngjarjet dinamike në tregjet europiane në gjysmën e parë të vitit 2022, goditën euron duke e pozicionuar atë në në raportin 1:1 me dollarin. Inflacioni dhe hezitimi i Bankës Europiane për të rritur normat bazë të interesit, dobësuan më tej euron kundrejt monedhave të tjerë, përfshirë atë shqiptare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, e përmendi  dobësimin e euros si faktor të rëndësishëm në mbajtjen e inflacionit vendas në rendin e njëshifror ndryshe nga vendet e rajonit dhe BE-së. Në takimin e fundit që pati me homologun austriak, guvernatori i tha medias se “Përballë faktorëve lokalë, pak më larg tregut të gjerë të euros, mbiçmimi i lekut ka ndodhur për tre arsye kryesore- rritja e eksporteve, rritja e investimeve të huaja direkte dhe turizmi.”

Në gjashtëmujorin e parë 2022, eksportet arritën vlerën e 2.2 mld euro, me rritje 43% në raport vjetor ose rreth 700 mln euro. Si efekt, rritja e eksporteve në vlerë, forcon monedhën vendase dhe e bën atë më rezistente ndaj presionit të monedhave të importit, në këtë rast euro. Investimet e  Huaja Direkte (IHD-të), për të njëjtën periudhë raportohen në vlerën e 10.3 mld eurove totali, me rritje 787 mln euro.

Nga ky zë në një 1 –vit  fluksi i euros është shtuar me 16%.

A duhet shqiptarët të falenderojnë ‘çunat’

Për të njëjtën periudhë, turizmi, solli në ekonominë shqiptare, 277 mln euro, me rritje 17.2% në raport vjetor, duke kapur vlerën e 1.1 mld eurove në total. Zyrtarisht, sipas treguesve të përmendur nga vetë drejtuesi i bankës qendrore, për periudhën janar-qershor, në Shqipëri kanë hyrë pothuajse 1.8 mld euro më shumë, se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por a mjafton kaq euro shtesë në treg për të  mbajtur këtë kurs të këmbimit të lekut apo një tjetër burim ilegal është kthyer në furnitor me peshë?! Për të njëjtën periudhë, por pa përfshirë maj-qershor (shifrat publike deri në prill), jashtë sistemit bankar në vend janë 3.2 mld euro, rreth 1.4 mld euro më shumë se ato të ardhura nga faktorët që sipas BSH-së, kanë mbiçmuar monedhën lek.

Deri në qershor 2022, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë katër herë në tregun valutor duke blerë në total, 47.3 mln euro.

Më herët për të njëjtën çështje, Guvernatori Sejko, ka përmendur se si faktor në mbiçmimin e lekut edhe euron informale. Në vitin 2018, ai do të thoshte se në vend qarkullojnë 4.3 mld euro, përfshirë atë informale, por duke thënë se nuk ka shifra të tjera që ndajnë tregun.

Hyrjet e euros së zezë në Shqipëri janë reflektuar gjithmonë në kursin e këmbimit. Në 2019-n,  BSh pranoi dhe tregoi se euro ishte zhvlerësuar 6% kundrejt lekut për shkak edhe të monedhës europiane që vinte nga aktivitete jo legale. Këtë herë, Sejko tha se ajo është zhvlerësuar vetëm 2.5%, ndonëse kursi është më i ulët se tre vite më parë.

Sa pa dal shifrat e fundit zyrtare ende nuk mund të kuptojmë peshën e faktorit “para e zezë” në mbajtjen e inflacionit të ulët, megjithëse është e sigurt se ajo është në treg dhe afërsisht kanë një peshë të kosiderueshme siç na e sugjerojnë edhe shifrat e lartpërmendura. E thënë ndryshe nëse do të zeronim teorikisht paranë informale, pyetja është; A është e  mundur që vetëm nga këto tre faktorë që deri tani i kanë dhënë tregut rreth 1.8 mld euro më shumë, leku mund të qëndrojë të të njëjtat kuota këmbimi apo do të zhvlerësohej duke sjellë rritje tjetër të çmimit të mallrave dhe shërbimeve?

Nëse jo atëherë është koha që shqiptarët me më pak të ardhura, duhet t’i dërgojnë për momentin një falenderim çunave që kanë futur eurot ilegale në treg. Por vetëm për momentin, sepse të mbash ekonominë nga të ardhurat ilegale është katastrofë e sigurt në të ardhmen. 

Qendra kërkimore në Shqipëri, Altax, i shpjegon kështu pasojat:

Në thelb, furnizimi me para ndikon direkt në treg, pasi prish rrjedhën aktuale të furnizimit përmes burimeve financiare që i vijnë tregut nga rritja aktuale ekonomike dhe njësoj si ato lumenjtë e rrëmbyer edhe pse janë të nevojshëm me prurjet e tyre, në fakt prishin edhe infrastrukturën në të cilën kalojnë. Nga ana tjetër, normat e shpenzimeve rriten për shkak të rrjedhës së pakontrolluar dhe të shpejtë të parave në vend. Ndër disa efekte që konsiderohen si pozitive  janë ato që ndikojnë në rritje më të mëdha të vlerave të eksporteve dhe importeve, krahas inflacionit edhe më të lartë. Në këtë hyrje të parasë së pistë duhet vigjilencë maksimale nga Banka e Shqipërisë që me kundërmasat e saj në rritjen e normave të interesit të ndikojë në treg për të përballuar fluksin e stërmadh monetar. Politika monetare do të ndikohet negativisht nga këto kërkesa të ndryshme për para, e shkaktuar nga paraja e zezë.

Në fund të ditës, janë konsumatorët ata që gjenden përballë çmimeve të larta, ofertave kaotike dhe një klimë biznesi me konkurrencë të prishur, e shkaktuar nga paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit në vend./GazetaSi

inflacioni ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj