LIVE UPDATES
Ekonomi

Pikëpyetjet e një investimi 2 miliardë euro në Portin e Durrësit

Natyrshëm, që çdo investim i përmasave të tilla do të ishte i mirëpritur. Por, sa më shumë që mësohet rreth tij, aq më shumë janë shtuar pikëpyetjet.

3 Dhjetor 2022, 09:46 Nga k.m.
Pikëpyetjet e një investimi 2 miliardë euro në Portin e
Foto ilustruese

Një projekt i madh “premton” që t’i kthejë Durrësit lavdinë e humbur. “Durrës Yachts & Marina”, një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku), kanë prezantuar investimin strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, me vlerë 2 miliardë euro për 35 vjet.

Natyrshëm, që çdo investim i përmasave të tilla do të ishte i mirëpritur. Por, sa më shumë që mësohet rreth tij, aq më shumë janë shtuar pikëpyetjet:

-Së pari, a kemi të bëjmë me një projekt realisht strategjik. Të dhënat e planit të biznesit tregojnë se, të paktën në fazën e parë, kemi të bëjmë më shumë me një projekt të pasurive të paluajtshme, sidomos në fazën e parë të tij, sesa kthimin e hapësirave të portit në një destinacion të mirëfilltë turistik. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte.

Pra kemi një investim që ka marrë statusin strategjik, që parashikon dhënien e lehtësive të shumta në mospagimin e taksave, kryerjen e infrastrukturës mbështetëse nga shteti deri në hyrje të territorit, kur realisht është e qartë që në më shumë se 90% të tij, kemi të bëjmë me një projekt rezidencial, ashtu siç po ndodh rëndom në të gjithë vendin, sidomos në kryeqytet, madje edhe skemat e financimit janë të ngjashme.

Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro. Kompanive investitore u kërkohet që të mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1, pra rreth 180 milionë euro, ndërsa mund të grumbullojnë të ardhura nga shitjet, apo të fusin bashkë financues të tjerë.

-Së dyti, çfarë do të ndodhë me Portin e Durrësit, që përpunon mbi 90% të volumeve portuale në vend. Zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano do të jetë graduale, pasi edhe zhvillimi i projektit në portin ekzistues do të jetë i tillë. Ende nuk dihet sa është kosto e Portit të Ri në Porto Romano, që do të dojë të paktën 15 vjet të ndërtohet dhe nga do të sigurohen financimet (vlerësohet paraprakisht se kosto e projektit do të jetë të paktën 500 milionë euro). Vlerësimet e para nga drejtuesit e Portit janë se do të duhen të paktën 5 vjet që të fillojë zhvendosja e Portit dhe vetëm pas kësaj periudhe, ndërtimi i projektit do të zgjerohet edhe në një sipërfaqe më të gjerë.

Plani për kalimin e Portit në Porto Romano ka qenë i hershëm, për shkak të pamundësisë së zgjerimit brenda hapësirave aktuale, por kjo është një sipërmarrje aq e madhe, që edhe tani që “Durrës Yachts & Marina” pritet të fillojë me shpejtësi “pushtimin” e hapësirave, nuk është e qartë se si, kur do të ndodhë, sa do të kushtojë dhe cilat do të jenë burimet e financimit.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, Porti i Durrësit gjeneron afro 25 mln euro në vit, larg potencialit strategjik. Përpjekjet kryesore dhe investimet strategjike të një qeverie duhet të fokusohen në rritjen e ekonomisë dhe, për rrjedhojë, volumit tregtar, ku Porti i Durrësit zë natyrshëm rol kyç. Në rastin konkret, ky aspekt zhvendoset nën hijen e një projekti madhor të pasurive të paluajtshme, ku rëndësia strategjike apo potenciali i shfrytëzimit të Portit të Durrësit merr rol dytësor.

Të paktën vëmendja dhe energjitë më të mëdha, deri tani, duket se janë përqendruar te projekti i jahteve dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë enigmatike mbetet tërheqja e BE nga akordimi i grantit dhe mbështetjes financiare për zhvillimin e portit. Deri më sot, nuk jemi njohur me ndonjë analizë kosto-përfitim, nëse fondet që do të mbështesin zhvillimin aktual të portit do të kenë kosto më të lirë për qytetarët e vendit, në raport me grantin e BE-së.

-Së treti, çfarë fiton realisht qeveria, ekonomia vendase dhe banorët e Durrësit. Investimi që realisht do të kishte vlerë për turizmin është ai i fazës së dytë, me vlerë 1.49 miliardë euro, ndërtimi i Portit të Jahteve. Investimi realisht nuk dihet kur do të fillojë, pasi ai është i lidhur me zhvendosjen e Portit të Durrësit. Ndërsa për momentin. Shteti i ka dhënë për zhvillim investitorit një sipërfaqe toke prej 812 mijë metra katrorë truall për ndërtim falas, që me çmimet e tregut, vlen rreth 400 milionë euro, e ka përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe strehimit (rreth 150 milionë euro), që do të përdoreshin nga Pushteti Lokal.

Vetëm shuma e “falur” është më e lartë se fitimi direkt që do të marrë shteti si aksioner që, sipas planit të biznesit, është 280 milionë euro! Pikëpyetjet mbeten, teksa për momentin, përfituesi strategjik i këtij investimi nuk duket të jetë as qeveria, as ekonomia dhe as banorët e Durrësit./Monitor

“durrës yachts & marina” porti i durresit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës