LIVE UPDATES
Ekonomi

Afati i certifikatës elektronike problem për biznesin, kontabilistët propozojnë vlefshmëri 5 vjeçare

Nga janari i këtij viti, bizneset që paguajnë online, me kartë debiti ose krediti për marrjen e shërbimit, pajisen me certifikatën elektronike të fizkalizimit brenda vetëm 60 minutave.

24 Qershor 2022, 07:07 Nga A.B

Afati i certifikatës elektronike problem për biznesin,

Afati i vlefshmërisë së certifikatës elektronike të fiskalizimit është kthyer në shqetësim për biznesin e vogël.

Tregtarë të vegjël në pamundësi për kryer online tarifën për certifikatën e elektronike ngrenë shqetësimin se afati 10 ditor për tërheqjen po i penalizon.

Certifikata elektronike ka afat vlefshmёrie 1 vjeçare, me njё kosto prej 4,000 Lekёsh dhe është një nga elementët e domosdoshëm pёr Fiskalizimin. Ajo është e lidhur në mënyrë unike me biznesin dhe portalin SelfCare.

Nga janari i këtij viti, bizneset që paguajnë online, me kartë debiti ose krediti për marrjen e shërbimit, pajisen me certifikatën elektronike të fizkalizimit brenda vetëm 60 minutave.

Nga kjo procedurë e thjeshtuar nuk përfitojnë bizneset, që gjatë aplikimit për certifikatë elektronike zgjedhin opsionin e pagesës nëpërmjet shkarkimit të mandat pagesës, për të vijuar fizikisht në bankë.

Për këto aplikime, sikurse edhe aktualisht, biznesi, përmes e-Albania, do të pajiset online me certifikatën elektronike të fiskalizimit brenda 10 ditësh pune, si pasojë e punës manuale nga stafi.

“Afati 1 vjeçar i vlefshmërisë së certifikatës elektronike penalizon bizneset e vogla. Aktualisht kam aplikuar nga e-Albania, pasi nuk kisha mundësi financiare për aplikim online, dhe me duhet të pres 10 ditë derisa të gjenerohet çertifikata.

Në këtë situatë e kam të pamundur të lëshoj fatura. Për shkak të ngarkesës së punës jo të gjithë bizneset mund të arrijnë të ndjekin në kohë vlefshmërinë e afateve. Të paktën pas aplikimit të lejohet një afat 1 apo 2 muaj pritje, por pa bllokuar aktivitetin e biznesit”, pohon për “Monitor” një nga drejtuesit e një biznesi të vogël në Tiranë.

Afati i certifikata elektronike së fiskalizimit paraqet edhe për kontabilistët. Instituti i Kontabilistëve të Miratuar të Shqipërisë (IKM) në raportin për “Sfidat dhe problemet e evidentuara dhe që duhej të përballoheshin nga AT dhe nga tatimpaguesit”, propozojmë që afati të bëhet 5 vjeçar dhe në rast të skadimit të këtij afati të jepet afat 1 mujor për rinovimin e saj pa u ndërprerë fiskalizimi.

Sipas të dhënave të DPT prej datës 1 Janar 2021 deri me 18 Maj 2022 rreth 82% e bizneseve të vogla janë të pajisur me certifikatë elektronike për fiskalizimin. Janë 74,647 tatimpagues të vegjël aktivë të pajisur me certifikatë fiskalizimi nga 92,000 që është totali i biznesit të vogël aktiv. Nga nisja e fiskalizimit deri në maj janë fiskalizuar 70% e totalit të bizneseve aktive. Nga 118,953 që është totali i bizneseve aktive sipas të dhënave të tatimeve 83,202 prej tyre rezultojnë të fiskalizuar. Nga nisja e fiskalizimit deri tani janë lëshuar 339 mln fatura të fiskalizuara.

Faza e parë e fiskalizimit nisi zbatimin më 1 janar 2021 për transaksionet pa para në dorë mes sipërmarrjeve dhe enteve publike.

Faza II, që nisi më 1 korrik, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës.

Në fazën përfundimtare, që konsiderohet dhe më delikatja, u përfshinë nga 1 shtatori i vitit të kaluar 92,000 biznese të vogla për shitjet me para në dorë. Më 30 qershor 2022 përfundon afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin e bizneseve të vogla./MONITOR

certifikata elektronike kontabilitet

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para