LIVE UPDATES
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës: Duhet metodologji për tarifat e kontrollit të pompave të karburantit

Sipas njoftimit zyrtar të institucionit, në përfundim të procedurës hetimore, Komisioni i Konkurrencës nuk vërejti shenja të kufizimit të konkurrencës.

19 Maj 2022, 07:13 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës: Duhet metodologji për tarifat e kontrollit
Nafta

Autoriteti i Konkurrencës vendosi të mbyllë sot hetimin paraprak ndaj ndërmarrjes koncesionare të ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të institucionit, në përfundim të procedurës hetimore, Komisioni i Konkurrencës nuk vërejti shenja të kufizimit të konkurrencës.

Megjithatë, në lidhje me këtë koncesion, Komisioni i Konkurrencës, vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë miratimin e një metodologjie për llogaritjen e ndryshimit të tarifave të shërbimeve të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect, tarifa këto të cilat duhet të jenë të argumentuara dhe të orientuara drejt kostos.

Gjithashtu, Komisioni rekomandon që për çdo rast të ndryshimit të tarifave të ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm dhe çdo shërbimi tjetër të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect të merret paraprakisht vlerësimi ligjor i Autoritetit të Konkurrencës.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës rekomandoi miratimin e një metodologjie për vendosjen e përqindjes për instrumentat matës të verifikuara që rezultojnë me probleme, duke implementuar rekomandimin e dhënë nga Komision i Konkurrencës exante me vendimin nr. 646/2019, “Për dhënien e disa rekomandimeve në lidhje me Draft Kontratën e Koncesionit me objekt “Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Shkak për happen e hetimit ishte bërë bërë një ankesë e paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, ndërmarrjet Alcert shpk, Ecit shpk, Swiss Approval Albania shpk, ST2 shpk dhe M.F.M shpk, lidhur me pasojat në treg të krijimit të pozitës dominuese të shoqërisë NOA CONTROL.

Në thelb, ankesa e shoqërive të mësipërme lidhet me faktin se NOA Control po përdor të drejtat ekskluzive që ka përfituar nga kontrata koncesionare edhe për shërbime të tjera të lidhura, të cilat ligjërisht mund të ofrohen edhe nga kompani të tjera.

Nëpërmjet kontratës koncesionare të miratuar në vitin 2019, ndërmarrjes NOA CONTROL i është dhënë e drejta ekskluzive të kryejë shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për një afat 20 vjeçar.

Por, krahas shërbimit monopol të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN, si Organ i Miratuar nga MIE, NOA CONTROL ofron edhe shërbime të tjera për subjektet e shitjes me pakicë të karburanteve dhe gazit të lëngshëm, ndër të cilat: inspektimin e depozitave të naftës e GLN-së; çertifikimin e punonjësve që përdorin pajisje nën presion, ku përfshihen edhe punonjësit që përdorin pompat e GLN-së; si dhe lëshimin e vërtetimeve teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportit, tregtimit të gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre.

Shërbimet e mësipërme ofrohen gjithashtu edhe nga subjekte të tjera të licencuara, shumica e të cilave kanë paraqitur ankesë pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Ofruesit e tjerë të këtyre shërbimeve pretendojnë se janë në pozita inferiore dhe krejtësisht të pafavorshme konkurrence, për shkak të pozitës dominuese të NOA CONTROL në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, të cilat i shërbejnë për të zgjeruar pozitën e saj dominuese në të gjithë gamën emundshme të shërbimeve inspektuese që ajo ofron ndaj subjekteve të tregtimit të karburanteve.

Sipas pretendimit të shoqërive ankuese, kompanisë NOA CONTROL i është lënë gjithë hapësira e mundshme për të shfrytëzuar apo abuzuar me pozitën e saj dominuese në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, duke iu imponuar direkt apo indirekt subjekteve të tregtimit të karburanteve edhe në kryerjen e shërbimeve të tjera si paketë, përfshirë ato të inspektimit të depozitave të GLN-së, lëshimit të Vërtetimit Teknik dhe çertifikimit të punonjësve që përdorin pajisje nën presion.

Megjithatë, pretendimet e ndërmarrjeve të tjera nuk janë mbështetur nga Autoriteti i Konkurrencës, që nuk ka vërejtur abuzime me pozitën dominuese nga ndërmarrja koncesionare,/MONITOR

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë