LIVE UPDATES
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin në tregun e barnave: Nuk ka sjellje të paligjshme nga ndërmarrjet

Në fakt, vendimi në fjalë përcakton marzhet dhe çmimin maksimal të shitjes për secilën hallkë të tregtimit të barnave.

27 Tetor 2022, 07:19 Nga DOSJA
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin në tregun e barnave: Nuk ka
Foto Ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur këtë muaj hetimin paraprak në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Në përfundim të procedurave hetimore, u konstatua se në këto tregje nuk u evidentuan shenja të një sjellje të mundshme antikonkurruese nga ndërmarrjet. Megjithatë, Komisioni i Konkurrencës ka adresuar disa rekomandime për qeverinë shqiptare, që synojnë rritjen e shkallës së transparencës dhe konkurrencës në tregtimin e barnave.

Autoriteti i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të propozojë ndryshime në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 18.2.2015, “Për përcaktimin e marzheve të tregtimit dhe fabrikimit të barnave”, pika 1,2 dhe 3, duke përcaktuar marzhe maksimale të tregtimit të barnave.

Në fakt, vendimi në fjalë përcakton marzhet dhe çmimin maksimal të shitjes për secilën hallkë të tregtimit të barnave.

Për barnat e importit, çmimi final përcaktohet si çmimi i blerjes CIF (kosto, sigurim, transport), i konvertuar me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, plus marzhet e tregtimit me shumicë prej 11% (8% për importuesit, 3% për shpërndarësit) dhe marzhi i tregtimit me pakicë prej 25% për farmacitë. Sipas vendimit, marzhet shërbejnë për të përcaktuar çmimin maksimal në secilën hallkë të tregtimit, çka nënkupton se tregtarët mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin brenda këtyre marzheve maksimale. Megjithatë, të paktën në tregtimin me pakicë, barnat shiten pothuajse në të gjitha rastet me çmimin maksimal të vendosur në pullën e produktit.

Gjithashtu, Autoriteti i Konkurrencës propozon ngritjen e një sistemi elektronik të regjistrimit të barnave apo aplikimi i “bar code” në regjistrimin fillestar të barit në territorin e Republikës së Shqipërisë, mekanizma që do të bëjnë të mundur që ndërmarrjet të konkurrojnë, nëpërmjet çmimit, në të gjitha nivelet e tregtimit.

Rekomandimi i tretë lidhet me përcaktimin e mekanizmave kontrollues për regjistrimin, emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullës së kontrollit të barnave nga momenti i regjistrimit në doganë deri tek pacienti final. Hetimi i përgjithshëm në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore u hap në shtator të vitit 2020, i nxitur edhe nga rezultat e Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin e punës së këtij autoriteti, që kërkonte mbikëqyrjen me prioritet, mes të tjerash, edhe të tregut faramaceutik. Mbështetur në këtë rekomandim, Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim paraprak për periudhën 1 janar 2019 – 30 nëntor 2020.

Autoriteti i Konkurrencës vlerësoi se çmimi i barnave në tregun farmaceutik nuk është element konkurrues pasi fiksimi i tij për të paktën një periudhe 6 mujore dhe përcaktimi i tij në pullën e kontrollit e bën atë të pandryshueshëm, duke sjelle kufizim të konkurrencës me çmimet e produkteve në tregun farmaceutik nga aktorët e këtij tregu.

Oferta për barna në treg është e kufizuar për shkak të shkallës së lartë të fuqisë së tregut nga

mbajtësit e patentave apo të drejtave ekskluzive, ndërkohë që, nga ana gtjetër, kërkesa për barna në shumicën e rasteve nuk përcaktohet drejtpërsëdrejti nga konsumatori, por nga mjekët. Sipas argumentimit të vendimit për hapjen e hetimit, konsumatori nuk ka mundësi të bëjë zgjedhjen e tij bazuar në çmime më të lira dhe cilësi më të mirë, por si rregull ndjek udhëzimet e mjekut.

Gjithashtu, tregu paraqet asimetri në informacion për shkak të marrëdhënieve mes doktorit dhe pacientëve, mjekëve dhe tregtarëve, i cili mund të jetë një nga shkaqet kryesore të mosfunksionimit të tregut mbi bazën e kërkesës dhe ofertës.

Ndërkohë, sipas AK, tregu i pajisjeve mjekësorë është një treg i ri dhe në dinamikë për shkak të zhvillimit teknologjik në fushën e ekzaminimeve shëndetësore. Parë në këtë këndvështrim, është i nevojshëm vlerësimi i kufizimeve që sjellin në treg ekskluzivitetet e dhëna në lidhje me markat e pajisjeve apo shërbimet e mirëmbajtjes së tyre.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i konkurrencës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj