LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë hoqi 12 licenca të Zyrave të Këmbimit Valutor vitin e kaluar

Raportet e MONEYVAL kanë evidentuar Zyrat e Këmbimit Valutor si hallkën më të dobët brenda tregut financiar, në drejtim të rrezikut të pastrimit të parave.

29 Qershor 2022, 07:04 Nga A.B
Banka e Shqipërisë hoqi 12 licenca të Zyrave të
Para

Banka e Shqipërisë revokoi 12 licenca të Zyrave të Këmbimit Valutor vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes, Zyrat e Këmbimit Valutor patën një fokus të veçantë të kontrollit dhe inspektimeve, të lidhura sidomos me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Raportet e MONEYVAL kanë evidentuar Zyrat e Këmbimit Valutor si hallkën më të dobët brenda tregut financiar, në drejtim të rrezikut të pastrimit të parave.

Për këtë arsye, vitin e kaluar Banka e Shqipërisë dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) zhvilluan inspektime në 90 Zyra të Këmbimit Valutor.

Për problematikat e evidentuara, u ndëshkuan me revokim licence 12 Zyra Këmbimi, me tërheqje vëmendje 16 Zyra dhe me gjobë 26 Zyra.

Llojet e problematikave të identifikuara në Zyrat e Këmbimit Valutor kanë konsistuar kryesisht në mungesën e një rregulloreje të brendshme në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, kur aktiviteti ushtrohet nga jo më pak se tre persona;

–mosrespektim i procedurave identifikuese të klientëve në drejtim të identifikimit të klientëve dhe verifikimit të identitetit të tyre, si dhe mangësi në ruajtjen e dokumentacionit mbështetës të veprimeve valutore;

mosrespektim i kërkesave për marrjen e masave parandaluese për krijimin e një sistemi të centralizuar përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave, si dhe të elementeve për identifikimin e anomalive;

-njohuri jo të mjaftueshme dhe moszbatimi i detyrimeve ligjore;

– mungesë evidence për raste dyshimi për ngjashmëri emrash me listat e shpallura dhe listat e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo evidenca që ka kryer verifikime me listat e shpallura

Gjatë vitit 2021, janë kryer inspektime për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit edhe në pesë banka dhe 13 subjekte financiare jobanka.

Fokusi mbikëqyrës edhe këtë vit është vënë kryesisht në fusha të tilla si politikat dhe procedurat, strukturat dhe sistemet e centralizuara, identifikimi i pronarit përfitues dhe strukturës së pronësisë së kontrollit të

Klientit, cilësia e raporteve të aktivitetit të dyshimtë (RAD) dhe analiza e transaksioneve komplekse e të pazakonta që janë kryer apo tentohen të kryhen, kategorizimi i klientëve dhe transaksioneve sipas shkallës së rrezikut, zbatimi i detyrimeve ligjore, sistemet e kontrollit të brendshëm, administrimi efektiv i rreziqeve që vijnë nga pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit.

Llojet e problematikave të identifikuara në banka janë çështje që lidhen me kuadrin rregullator të brendshëm dhe nevojën për përmirësim të tij, çështje në lidhje me vigjilencën e zgjeruar, si për shembull kur lidhja e dërguesit dhe e përfituesit të fondeve është e paqartë, mungesë e burimit të të ardhurave, burimi i fondeve i mbetur në nivel deklaratash, dokumentacioni (faturat) që klienti depoziton në bankë, paraqesin elemente dyshimi (janë pa firmë dhe pa vulë), mungesë dokumentacioni shoqërues për një transfertë tregtare, përdorimi i llogarisë personale për qëllime biznesi, etj./MONITOR

banka e shq licenc zyrat e kembimit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit