LIVE UPDATES
Ekonomi

BE financon autostradën Murriqan-Lezhë, 255 mln euro për 41 km, afati final 2029

Kategoria e propozuar e projektimit është “A”, me shpejtësi projektimi prej 120 km/h. Për më tepër, 24.1 km rrugë dytësore dhe shërbimi do të ndërtohen për të ndihmuar aktivitetet bujqësore, industriale dhe të tjera përgjatë rrugës kryesore dhe për të siguruar komunikimin midis dy anëve të autostradës.

23 Tetor 2023, 07:06 Nga f.i
BE financon autostradën Murriqan-Lezhë, 255 mln euro për 41 km,
foto ilustruese

LEZHË-Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) që koordinon grantet dhe kreditë e donatorëve, kryesisht Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, po koordinon financimin e segmentit të parë të autostradës Adriatiko-Joniane, Murriqan – Lezhë, pjesë e rrjetit kryesor rrugor europian (TEN-T). Sipas të dhënave zyrtare nga WBIF, autostrada Murriqan – Lezhë (Balldren) do të ketë gjatësi prej 41 km shtrirje të re dhe dyfishim të autostradës ekzistuese. Janë parashikuar 8 kryqëzime, 23 nënkalime dhe 8 ura (gjatësia totale 1210 m).

Kategoria e propozuar e projektimit është “A”, me shpejtësi projektimi prej 120 km/h. Për më tepër, 24.1 km rrugë dytësore dhe shërbimi do të ndërtohen për të ndihmuar aktivitetet bujqësore, industriale dhe të tjera përgjatë rrugës kryesore dhe për të siguruar komunikimin midis dy anëve të autostradës.

Kostoja totale e projektit vlerësohet 255 milionë euro, nga të cilat 128 milionë euro janë kredi dhe për 100 milionë euro është aplikuar për grant nga qeveria shqiptare në WBIF. Për kredinë është ofruar Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me vlerën totale 128 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro.

Afati i përfundimit teë këtij aksi të rëndësishëm për BE është planifikuar viti 2029. WBIF ka dhënë një grant prej 1,6 milionë eurosh i cili financon përgatitjen e një Vlerësimi të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), një Projekti Paraprak dhe analizë për të përditësuar kosto-përfitimet seksionin e autostradës Murriqan- Balldren.

Korridori Rrugor Adriatik-Jonian (AIC) është zgjerimi tregues i Korridorit të Rrjetit Bërthamë Mesdhetar TEN-T që lidh Europën qendrore dhe veriore me gadishullin Ballkanik, nga Trieste në Itali deri në Kalamatë në Greqi.

Gjatësia nga Italia në Greqi do të jetë afërsisht 1,500 km. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Korridori kalon përmes Malit të Zi (afërsisht 110 km ose 7% e gjatësisë totale) dhe Shqipërisë (afërsisht 315 km ose 20% e gjatësisë totale). Korridori i Mesdheut që do të përfshijë pjesën e bregut të Ballkanit, do të jetë një rrugë në funksion të një rajoni kulturor dhe turistik.

Të gjitha vendet ku aksi kalon nga Spanja në Greqi, korridori ofron pjesët më të bukura të kulturës, gjeografisë dhe turizmit të Europës, me një ofertë të pasur turistike. Ky aks merr rëndësi strategjike, pasi lidhet me Korridorin e Mëndafshit në portet e Stambollit. Deri në Kroaci, thuajse korridori është i plotë, kurse nga Mali i zi dhe në Shqipëri, infrastruktura duhet të ribëhet gati në 70% nga e para.

Në pjesën shqiptare disa akse të rëndësishme nga Miloti në Fier po ndërtohen me koncesion dhe tashmë fituesit janë shpallur.

Sipas të dhënave nga studimi i fzibilitetit Autostrada Adriatiko-Joniane në territorin shqiptare nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, bypass-in e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë, në 13 segmente me gjatësi 318 kilometra, duke përfshirë edhe bypass-in e Fierit që është në proces ndërtimi. Nga këto 5 segmente do të ndërtohen nga e para, ndërsa 8 të tjerat do të jenë dublim dhe sjellja në parametra e një autostrade të kategorisë A, me shpejtësi 12 kilometër në orë./Monitor

autostrada bashkimi europian

Sondazh

Poll

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora