LIVE UPDATES
Ekonomi

Bie çmimi i miellit në vend, nga rënia e çmimit të grurit në bursë, por a do të ulet buka?!

Rënia e çmimit të miellit ka reflektuar tendencën e rënies së çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare, që ka nisur në fillim të këtij viti.

17 Qershor 2023, 07:14 Nga A.B

Bie çmimi i miellit në vend, nga rënia e çmimit të

Çmimi i miellit për bukë nga importi në tregun vendas është ulur me 27% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ku për shkak të konfliktit në Ukrainë, çmimi i miellit arriti nivelin më të lartë në vlerën e 90 lekëve për kg.

Rënia e çmimit të miellit ka reflektuar tendencën e rënies së çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare, që ka nisur në fillim të këtij viti.

Anëtarë të Shoqatës Përpunuese të Miellit pohuan se aktualisht po furnizohen me grurë nga Rusia dhe Ukraina, me çmim 310 deri në 320 USD për ton. Krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar, çmimi i shitjes së grurit nga importi është ulur rreth 29%.

Rritja e çmimit të grurit nisi që në shtator të 2021, për shkak të rritjes të kërkesës dhe rënies të ofertës nga kriza e COVID-19. Në muajin tetor 2020, sipas kompanive kryesore të blojës, çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 220 dollarë/ton dhe çmimi i miellit ishte 48 lekë /kg.

Një vit më pas, nga fundi i shtatorit – fillimi i muajit tetor 2021, çmimi i grurit të zhdoganuar arriti 340 dollarë/ton dhe arriti pikun në muajin qershor 2022 në vlerën e 480 USD për ton.

Çmimi i grurit të zhdoganuar në harkun e një viti u shtrenjtua 63%. Ndërsa çmimi i miellit të bukës në treg nga 55-60 lekë për kg arriti në 90 lekë për kg.

Aktualisht nga mesi i muajit maj çmimet globale të grurit ranë sërish, pasi Ukraina dhe Rusia ranë dakord për të zgjatur një marrëveshje që lejon eksportimin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi. Pas zgjatjes së marrëveshjes kontratat e lidhura për blerjen e grurit ranë me 23% që nga fillimi i vitit dhe 57% që kur arritën nivelin më të lartë të gjitha kohërave në mars 2022.

Marrëveshja e grurit, e nënshkruar fillimisht në korrik 2022, do të përfundonte të enjten (18 maj), por zyrtarët e Ukrainës dhe Rusisë ranë dakord për rinovimin.

Rusia kishte kërcënuar më parë se do të tërhiqej nga marrëveshja, duke u ankuar për një marrëveshje të lidhur me OKB-në për të lehtësuar dërgesat e grurit dhe plehrave ruse.

Ukraina dhe Rusia së bashku përbëjnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit, sipas Gro Intelligence, një firmë e të dhënave bujqësore. Ata janë gjithashtu ndër tre eksportuesit kryesorë globalë të elbit, misrit dhe vajit të lulediellit.

Pas pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, Moska bllokoi dërgesat e rëndësishme të grurit nga portet e vendit të Detit të Zi. Kjo do të thoshte se miliona tonë drithëra të rajonit shkuan pa u dorëzuar në shumë vende që mbështeten në të.

Pavarësisht se çmimet e drithërave prej disa muajsh vijojnë tendencën e rënies në bursë, importuesit vendas parashikojnë ndryshime të çmimit deri në sezonin e ri të korrjes, e ndikuar edhe nga faktori thatësirë e pazakontë që pushtoi në stinën e pranverës shtetin e Spanjës, duke i dëmtuar jo vetëm të mbjellat me grurë, por edhe të ullirit.

Sipas “Gro Inteligjens”, gruri dhe elbi janë kulturat kryesore të drithërave dimërore të Spanjës dhe moti i keq parashikohet të ulë prodhimin e grurit këtë vit.

Mungesat në prodhimin e grurit, i cili përdoret kryesisht në vend për përdorim të ushqimit për kafshë, kërkojnë importe më të mëdha nga vendet fqinje të BE-së. Para luftës Rusi-Ukrainë, Ukraina ishte një nga furnizuesit kryesorë të drithërave në Spanjë.

A do të ulet çmimi i bukës?

Çmimi i shitjes së bukës nuk pritet të ndjekë tendencën e rënies së çmimit të grurit në bursat e huaja. Prodhuesit e bukës ngrenë shqetësimin e kostove shumë të larta që po paguajnë nga mungesa e fuqisë punëtore.

Përfaqësues të Shoqatës së Përpunimit të Miellit pohuan për “Monitor” se aktualisht çmimi i shitjes së miellit për bukë është 65 lekë për kg nga 90 lekë për kg që u shit në periudhën pas luftës Rusi-Ukrainë.

Çmimi i shitjes së miellit të bukës rezulton të jetë ulur rreth 27% krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar. Reduktimi i çmimit të miellit është ndikuar nga rënia e çmimit të grurit në bursat e huaja.

Konsumatorët ngrenë shqetësimin se rënia e çmimit të miellit për prodhimin e bukës, domosdoshmërisht duhet të reflektohet me rënie të çmimit të këtij produkti.
Prodhuesit e bukës pohojnë se nuk mund të ketë rënie të çmimit, pasi kostoja për fuqinë punëtore është shumë e lartë. Ata shtojnë se edhe çmimi i shitjes së miellit mbetet i lartë.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia, thotë për “Monitor” se për të mbajtur fuqinë aktuale të punëtorëve, furrat e bukës në shkallë vendi, prej muajit shtator të vitit të kaluar kanë rritur pagat për punonjësit 50 deri në 80%.

Mungesa e fuqisë punëtore, sipas tij, shfaqet më e mprehtë veçanërisht në rrethe.

“Në vend mungojnë specialistët e përpunimit të brumit. Edhe pse të gjithë prodhuesit e bukës kanë rritur pagat e punonjësve mbi 50%, nuk arrijnë të gjejnë specialistë. Është shumë e vështirë të gjesh specialistë edhe me pagë mujore 80,000 dhe 120,000 lekë në muaj.

Ndërsa për produktet e tjera të brumit dhe pastiçerive, pa përfshirë bukën masive, çmimet e përbërësve, si margarina, gjiza, susami (për bukën me susam) etj. mbeten shumë të larta. Edhe kostoja e energjisë mbetet e lartë për furrat e bukës”.

Si ka ndryshuar çmimi i bukës

Çmimi i bukës masive prej muajit mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Në periudhën 2021-2022, çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi, me një rritje totale prej 71%.

Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të 2021, kur buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Rritja e çmimit të bukës me 14% u ndikua nga shtrenjtimi i miellit të bukës nga 50 lekë në 55 lekë në muajin gusht (rritja 10%). Në mesin e muajit mars 2022, çmimi i bukës shënoi sërish rritje në nivelin 20%, duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit.

Ndërsa në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda, për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti, çmimi i bukës masive arriti në 120.

Në muajin mars 2022, çmimi i miellit arriti në 80-85 kg (çmimi u shtrenjtua 54% krahasuar me 2021).

Rritja e çmimit të miellit erdhi nga shtrenjtimi i grurit për shkak të mungesës së prodhimit. Në muajin tetor të 2021, çmimi i grurit të importit u rrit nga 220 në 360 USD për ton i zhdoganuar.

Fillimi i luftës ekspozoi më tepër çmimin e bukës dhe grurit. Në muajin qershor 2022, në bursë, çmimi i grurit arriti 450 USD për ton.

Por në vend, mungesa e fuqisë punëtore solli rritje tjetër të çmimit të bukës nga 1 prilli 2022. Rritja e çmimit të bukës masive me 10 deri në 20 lekë u reflektua në disa furra buke në qytetin e Beratit.

Prodhuesit pohuan se janë të detyruar të rrisin çmimin, pasi kanë shtuar pagat e punonjësve.

Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është shteti që ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me totalin, një tregues ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që dikton plotësimin e nevojave bazë, përpara se të fillojë të mendojë për shpenzime më pak bazike e deri të ato që nuk janë të domosdoshme, si p.sh argëtimi.

Të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve janë sa 31% e mesatares së Bashkimit Europian, më e ulëta në Europë (pas nesh është Bosnja me 32%).

Sipas tabelave të Eurostat, shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike zënë 38% të totalit për familjet shqiptare, në krahasim me 13% që është mesatarja e 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe 30.6% që e ka shteti i dytë në listë pas nesh, Maqedonia e Veriut../MONITOR

gruri

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen