LIVE UPDATES
Ekonomi

Bizneset ulin pritshmëritë për rritjen e çmimeve në të ardhmen, përveç sektorit të ndërtimit

I vetmi sektor ku bizneset raportuan pritje në rritje për çmimet ishte ai i ndërtimit, por ky sektor që nuk përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e çmimeve të konsumit. Pritjet inflacioniste janë një aspekt i rëndësishëm në formimin e çmimeve. Kur mes bizneseve dhe konsumatorëve ekzistojnë pritshmëri inflacioniste të larta, gjasat janë që bizneset t’i materializojnë këto pritje në një rritje të mëtejshme të çmimeve, me qëllim për të ruajtur marzhet e tyre.

9 Dhjetor 2022, 07:13 Nga DOSJA
Bizneset ulin pritshmëritë për rritjen e çmimeve në
Foto Ilustruese

Pritjet e bizneseve për rritjen e çmimeve shënuan një tendencë rënëse gjatë muajit nëntor, duke dhënë sinjale se vala e fortë inflacioniste mund të qetësohet gjatë muajve në vazhdim. Vrojtimi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve për muajin nëntor tregoi se bizneset në sektorin e industrisë, tregtisë dhe shërbimeve kanë të gjitha pritje në ulje lidhur me çmimet që do të vendosin në të ardhmen.

I vetmi sektor ku bizneset raportuan pritje në rritje për çmimet ishte ai i ndërtimit, por ky sektor që nuk përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë në formimin e çmimeve të konsumit. Pritjet inflacioniste janë një aspekt i rëndësishëm në formimin e çmimeve. Kur mes bizneseve dhe konsumatorëve ekzistojnë pritshmëri inflacioniste të larta, gjasat janë që bizneset t’i materializojnë këto pritje në një rritje të mëtejshme të çmimeve, me qëllim për të ruajtur marzhet e tyre.

Deri në fund të tremujorit të tretë, pritjet për inflacionin të bizneseve dhe të agjentëve financiarë kanë vijuar prirjen rritëse. Sipas informacionit në Raportin e fundit të Politikës Monetare, pritjet e bizneseve madje qëndronin në nivele më të larta krahasuar me agjentët e tjerë të ekonomisë. Bizneset prisnin që inflacioni pas një viti të ishte 12.7%.

Të dhënat e muajit nëntor mund të interepretohen si një sinjal pozitiv, që tregon se edhe mes bizneseve po krijohen pritshmëri se vala inflacioniste mund të jetë afër pikut të saj. Një parashikim të tillë kanë artikuluar në analizat e fundit institucionet e specializuara dhe analistët. Pas mbledhjes së fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësonte se presionet inflacioniste do të vijnë në reduktim gjatë vitit 2023, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Megjithatë, deklarata thekson se ky parashikim mbështetet në pritjet për stabilizimin e çmimeve në tregjet e huaja dhe për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në vend. Ndërkohë, edhe analiza më e fundit e Raiffeisen Research për ekonominë shqiptare vlerëson se inflacioni i lartë mund të jetë pranë pikut dhe vitin e ardhshëm pritet të një ulje graduale e tij Raiffeisen Research parashikon për vitin 2023 një inflacion mesatar prej 4.8%, kundrejt një norme të pritshme prej 6.6% në vitin 2022.

Të dhënat e INSTAT treguan se inflacioni në muajin tetor arriti në 8.3%, niveli më i lartë në 24 vitet e fundit. Megjithatë, në dy muajt e fundit shkalla e rritjes është më e vogël dhe kjo ka shtuar shpresën se ndoshta ky cikël i rritjes së çmimeve mund të jetë pranë pikut.

Bankat e Shqipërisë dhe bankat e tjera qendrore këtë vit kanë ndërmarrë një rritje të shpejtë të normave të interesit, që pritet të frenojë kërkesën, duke ngadalësuar rritjen ekonomike, por edhe inflacionit, gjatë vitit të ardhshëm.

Marrë nga Monitor.al

rritja e cmimieve kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj