LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF avancon bashkëpunimin me rregullatorët evropianë, marrëveshje me Autoritetin e Maltës

Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua gjatë vizitës në Maltë të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, Ervin Mete, ku ai mori pjesë në një sërë takimesh me drejtues të Autoritetit maltez, Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Maltës, etj.

8 Dhjetor 2022, 07:21 Nga DOSJA
AMF avancon bashkëpunimin me rregullatorët evropianë,
Foto Ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka thelluar edhe më tej bashkëpunimin me rregullatorët e vendeve të Bashkimit Evropian, duke nënshkruar së fundmi një marrëveshje me Autoritetin e Shërbimeve Financiare të Maltës. Marrëveshja vjen në kuadër të ekspertizës dhe përfitimit të praktikave më të mira mbikëqyrëse e rregullatore, edhe në funksion të negociatave të anëtarësimit në BE, ku AMF udhëheq kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”.

Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua gjatë vizitës në Maltë të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, Ervin Mete, ku ai mori pjesë në një sërë takimesh me drejtues të Autoritetit maltez, Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Maltës, etj. Në fjalën e tij, Z. Mete u ndal te rëndësia e bashkëpunimeve të tilla për Autoritetit, në kuadër të negociatave të nisura të anëtarësimit.

“Me hapjen e negociatave me BE-në, Shqipëria është angazhuar në negocimin e kapitujve, ku Autoriteti udhëheq kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”.

Në këtë drejtim, është me rëndësi të veçantë vendosja e urave të bashkëpunimit me rregullatorët evropianë, për të përfituar nga eksperienca dhe asistenca e tyre si në funksion të përafrimit me legjislacionin e BE-së, ashtu edhe sa i përket avancimit drejt praktikave më të mira të mbikëqyrjes. Si një nga vendet e para të BE-së që ndërmori rregullimin e shërbimeve financiare të ofruara përmes teknologjisë së regjistrave të shpërndarë, Malta ka një ekspertizë të thelluar në këtë fushë, e cila mund t’i shërbejë më së miri edhe Shqipërisë.”

Drejtoresha Ekzekutive e MFSA-së, znj. Michelle Buontempo, nënshkruese e marrëveshjes për palën malteze, shprehu gadishmërinë për të mbështetur Autoritetin, si edhe vlerësoi se bashkëpunimi mes rregullatorëve është kyç përkundrejt zhvillimeve të vrullshme teknologjike dhe ndërlidhjes së tregjeve financiare.

“MFSA do t’u japë të gjithë asistencën e nevojshme kolegëve shqiptarë, në funksion të harmonizimit të rregulloreve me kuadrin ligjor evropian. Gjithashtu, shkëmbimi i informacionit dhe praktikave më të mira do të na shërbejë në arritjen e qëllimit të përbashkët për një mbikëqyrje sa më efektive të tregjeve financiare.”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka marrëveshje bashkëpunimi me disa nga rregullatorët e vendeve të BE-së, me të cilët shkëmben në mënyrë të rregullt informacion në funksion të një mbikëqyrje sa më efektive.

Ndërsa me Autoritetin Austriak zhvillon në mënyrë periodike inspektime të përbashkëta, kryesisht për shkak të pranisë së kompanive austriake në tregun e sigurimeve në Shqipëri. Së fundmi AMF ka aderuar në grupin e vendeve nënshkruese të Memorandumit Shumëpalësh të Bashkëpunimit të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS).

Gjithashtu kjo e fundit po realizon një proces të gjerë përputhshmërie të bazës ligjore, rregullatore, praktikave të licencimit, mbikëqyrjes, etj, në përfundim të së cilës do të analizohet i gjithë progresi i bërë nga AMF në dhjetëvjeçarin e fundit, kohë kur është realizuar vlerësimi i fundit i këtij lloji.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mbikëqyrjes financiare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj