LIVE UPDATES
Ekonomi

RAPORTI/ Shqipëria ka kapjen më të lartë të shtetit nga bizneset dhe mbetet më e korruptuara në rajon

Serbia mbetet vendi me shkallën më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka shkallë më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni me 20% të qytetarëve që kanë paguar ryshfet të paktën në disa raste krahasuar me 23% në Serbi.

8 Dhjetor 2022, 07:09 Nga DOSJA
RAPORTI/ Shqipëria ka kapjen më të lartë të shtetit nga
Foto Ilustruese

TIRANË- 56% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se u është kërkuar një ryshfet dhe 47% pranojnë se e kanë dhënë atë. Të dyja këto shifra janë më të lartat në rajon, sipas raportit të fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim. Sipas raportit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë për korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesi, si për kërkimin e ryshfetit, dhënien e tij, pranueshmërinë e korrupsionit, rënien pre ndaj tij dhe deri në kapjen e shtetit nga bizneset.

“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ më i lartë në rajon me 57% të qytetarëve që u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë realisht në transaksione korrupsioni”, thuhet në raport.

Serbia mbetet vendi me shkallën më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka shkallë më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni me 20% të qytetarëve që kanë paguar ryshfet të paktën në disa raste krahasuar me 23% në Serbi.

Sipas raportit, përfshirja e drejtpërdrejtë në transaksionet e korrupsionit shoqërohet me mbizotërimin e qëndrimeve specifike ndaj korrupsionit dhe sjelljeve korruptive dhe nga perceptimi se korrupsioni është i përhapur në shoqëri. Një tjetër tregues, ai i pranueshmërisë së korrupsionit pasqyron besimin e qytetarëve se disa praktika korruptive nga zyrtarët publikë janë normale dhe mund të tolerohen.

Në vitin 2021, pranueshmëria është më e larta në Shqipëri (40%), Bosnje dhe Hercegovinë (38%) dhe Maqedoninë e Veriut (37%), por edhe rezultatet më të ulëta (Kosova – 25% dhe Mali i Zi – 27%) mbeten mjaft të larta. Megjithatë, rënia e vazhdueshme e pranueshmërisë në të gjitha vendet, përveç BiH dhe Malit të Zi që nga viti 2016, tregon rritjen e qëndrueshmërisë ndaj korrupsionit midis qytetarëve, thekson raporti.

Bizneset në Shqipëri e kapin më shumë shtetin

Edhe kapja e shtetit është mbizotëruese në Ballkanin Perëndimor, ku sërish Shqipëria mban rekordin, si një vend ku interesat private ndikojnë ndjeshëm në proceset vendimmarrëse të një shteti në avantazhin e tyre.

Treguesin e presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional, Shqipëria e ka 45, më e larta në rajon, së bashku me Bosnjë Hercegovinën. Ndërsa për indikatorin tjetër, mundësuesit e kapjes së shtetit, që përfshijnë faktorë institucionalë dhe mjedisorë në nivel kombëtar, arrin në 50, gati dy herë më i lartë sesa vendi i dytë pas nesh që është Kosova.

Kapja e shtetit në rajon është një mekanizëm përmes të cilit hartimi, miratimi dhe zbatimi i rregullave dhe rregulloreve qeveritare në disa fusha të rëndësishme të funksionimit të qeverisë shtrembërohet në favor të një numri të vogël përfituesish në kurriz të shoqërisë dhe biznesit në përgjithësi.

Raporti shpreh shqetësimin se pavarësisht se kapja e shtetit është e lartë nuk bëhet mjaftueshëm për ta luftuar atë – asnjë nga strategjitë antikorrupsion të miratuara nga vendet e rajonit nuk e përmend atë. Është kryesisht shoqëria civile, dhe me raste partnerët e huaj, që e quajnë atë si një shqetësim të madh. Komisioni Europian, i cili e ngriti atë si një çështje disa vite më parë, tani duket se i shmanget këtij problemi.

Më parë, raportet e progresit të KE-së për vendet në rajon theksonin se kishin gjetur “elemente të qarta të kapjes së shtetit”, ndërkohë që në botimet e fundit fenomeni përmendet vetëm pak, që mund të jetë një reflektim i prioriteteve gjeopolitike për të përshpejtuar zgjerimin përballë kërcënimeve nga Rusia dhe Kina.

Fakti që kapja e shtetit mungon në axhendën antikorrupsion tregon se “masat” që përbëjnë atë axhendë janë kryesisht çështje administrative të cilat nuk mund të ndikojnë në shkaqet më të thella që pengojnë progresin dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë demokratike, thekson raporti.

Marrë nga Monitor

bizneset ne shqiperi komisioni europian bosnje hercegovina

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 28 mars

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim