LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshon buxheti 2022, rritet kufiri për të ardhurat; Shpenzimet shtesë do shkojnë për rindërtimin  

Sipas Ministrisë së Financave, një pjesë e shtuar e fondit për rindërtimin do të plotësohet edhe nga kursimet e brendshme, atje ku nuk ka pasur realizime të projekteve. Në aktin normativ ulet fondi për politika të reja pagash nga 1,9 miliardë lekë që parashikohej në aktin e muajit korrik arrin në 1,2 miliardë lekë. Ndërsa shfuqizohet fondi për shpronësimet e parashikuar me vlerë 3 miliardë lekë.

7 Dhjetor 2022, 07:21 Nga DOSJA
Ndryshon buxheti 2022, rritet kufiri për të ardhurat; Shpenzimet
Foto Ilustruese

TIRANË- Ashtu siç u paralajmërua edhe nga Ministria e Financave qeveria ka ndryshuar buxhetin e vitit 2022. Akti normativ, i publikuar në Fletoren Zyrtare, ndryshon kufijtë e të ardhurave dhe shpenzimeve. Me ndryshimet e fundit, të ardhurat buxhetore rriten 5 miliardë lekë, duke arritur në 581,8 miliardë lekë nga 576,8 miliardë lekë që ishin programuar në aktin normativ të miratuar në muajin korrik. Shpenzimet në aktin normativ arrijnë në 665,6 miliardë lekë, nga 660,6 miliardë lekë të parashikuara më parë.

Rritja e shpenzimeve do të akordohet për rritjen e fondeve për zhvillimin e programit të rindërtimit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikon për 2022 likuidimin e të gjithë faturave për ato projekte të rindërtimit ku procesi ka pasur ecuri të shpejtë. Fondi i rindërtimit për përballimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, në buxhetin për vitin 2022 parashikohej prej 20 miliardë lekësh që do të përdoret për të përballuar kostot për projektet e miratuara dhe të pafinancuara të viteve të mëparshme dhe pjesa e mbetur për projekte të reja. Me aktin normativ të muajit dhjetor, fondet e buxhetit për vijimin e ecurisë së ndërtimit arrijnë në 32,4 miliardë lekë.

“Në varësi të ecurisë së projekteve të rindërtimit, ministri përgjegjës për Financat rialokon fondet, të cilat janë ngurtësuar nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave”.

Sipas Ministrisë së Financave, një pjesë e shtuar e fondit për rindërtimin do të plotësohet edhe nga kursimet e brendshme, atje ku nuk ka pasur realizime të projekteve. Në aktin normativ ulet fondi për politika të reja pagash nga 1,9 miliardë lekë që parashikohej në aktin e muajit korrik arrin në 1,2 miliardë lekë. Ndërsa shfuqizohet fondi për shpronësimet e parashikuar me vlerë 3 miliardë lekë.

Ndërsa pushtetit vendor i shtohet shuma prej 1 miliardë lekë si transfertë specifike shpërndahet sipas bashkive dhe qarqeve, duke marrë si kriter peshën e detyrimeve të secilës njësi të vetëqeverisjes vendore ndaj totalit të detyrimeve të prapambetura të muajit dhjetor 2021, si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore për periudhën 2018-2021.

Ky fond përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, sipas rregullave që përcaktohen nga ministri përgjegjës për financat, duke i dhënë përparësi detyrimit më të vjetër.

Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar me aktin e ri normativ.

Sipas aktit normativ deficiti faktik i buxhetit të shtetit, i cili nuk duhet të rezultojë më tepër se deficiti i përcaktuar në nenin 1, të këtij ligji, mund të financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të brendshme deri në kufirin maksimal prej 33 miliardë lekësh. Pjesa tjetër e financimit të deficitit faktik të buxhetit të shtetit financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të huaja, si dhe ndryshimit pakësues ose shtues të gjendjes së llogarisë unike të Këshillit të Ministrave në Bankën e Shqipërisë.

Vlera indikative e financimit nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të huaja është rreth – 4,2 miliardë lekë, ku përfshihen huamarrjet dhe ripagesat me vlera të përafërta indikative si më poshtë vijon: huamarrje afatgjata të destinuara për projekte me vlerë rreth 15,2 miliardë lekë; Huamarrje në formën “mbështetje buxhetore” nga institucione financiare ndërkombëtare, me vlerë rreth 18,9 miliardë lekë; -ripagesa të principalit, me vlerë rreth – 39 miliardë lekë; – Nënhua për pushtetin vendor, me vlerë rreth 627 milionë lekë.

Marrë nga Monitor.al

buxheti 2022

Sondazh

Poll

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Balla 'lëshon gojën' në Kuvend: Ti Sali, kësaj pjese do vazhdosh t'ja hash gjithmonë...

Manja-Berishës: Ti do shkosh para meje përballë drejtësisë, mezi pres....

Basha rikthehet në Kuvend, momenti kur flet me dy deputetët e PD që ishin kundër ...

Berisha sulmon Ulsi Manjën: Vendin e ke te Gjushi, je kriminel elektoral

Drafti Ramës për asosacionin, Berisha: Rama shpalosi veten si vasal i Vuçiç

Rrezikon Albin Kurti të shpallet non grata nga SHBA-të? Rama: Nuk i hy këtyre gjërave...

Rama per dialogun Kosove Serbi: Situata po behet alarmante

Basha: PD nuk e drejton Berisha, është përjashtuar

Basha: Nuk jam takuar asnjëherë me Taulant Ballën spekulime

Fillimisht e mohon, pastaj flet për dhunën,Basha për OFENDIMET e mbështetësve të tij: S'i kam parë..

Zgjedhjet në PD/ Bardhi i kthehet Alibeajt: S'jam emocional, qëndrimi im është parimor

Salianji: Opozita do të duhet të ribëhet

A do e mbështesë Bashën për kryetar, përgjigjet Alibeaj

Tensionet në mbledhjen e PD, Alibeaj: Asnjë nga anëtarët e kryesisë nuk ka qenë në presion.

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

Pallati qe “fundosi” kryebashkiakun Dako

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht..

Arrestimi i Dakos, Balla: Rama ishte i qartë

Votimi në burgun e Rrogozhinës, Berisha sulmon Rusmalin: Kriminel elektoral, ëndërron të bëhet ....

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Rënia euros Ibrahimaj Deri në mars të vitit të ardhshëm,eskportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitim

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe...

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!

Berisha thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër

Arrestimi i sekretares së 'MSH', Braçe opozitës: Të fundit që duhet të flasin për korrupsion.

Kuvendi nis me PËRPLASJE/ Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. Braçe i lë fjalën Sulës.

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak

Dash Sula: Zoti ju dhentë mend. Keni krijuar grup parlamentar ne burg

Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse Vangjush Dako po hyn e del shumë shpesh nga SPAK?

Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre