6 Dhjetor 2022, 08:04
Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë
TIRANË- Banka e Shqipërisë zhvilloi të hënën ankandin e radhës të blerjes së Euros për nevojat e rezervës valutore. Mbështetur në kalendarin e ankandeve të Bankës së Shqipërisë, shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 8 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej tetë milionë eurosh.
Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 116.6 dhe 116.77 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 116.66 lekë. Oferta në ankand rezultoi mjaft e bollshme, me një shumë totale të ofruar nga pjesëmarrësit në vlerën e 17.1 milionë eurove.
Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej dy milionë eurosh, me kursin mesatar prej 116.66 lekësh.
Megjithëse në ankand u ble një shumë e konsiderueshme prej gjithsej 10 milionë eurosh, as në këtë rast, ankandi i planifikuar i Bankës së Shqipërisë nuk ka ndikuar në forcimin e Euros në kursin e këmbimit valutor.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të hënën Euro u këmbye me 116.54 lekë, nivel edhe më i ulët se ai i regjistruar në ankandin e blerjeve të Bankës së Shqipërisë.
Euro ka pësuar një rënie me 0.25 pikë krahasuar me fundin e javës së kaluar, duke prekur njëkoëhsisht nivelin më të ulë që prej fundit të muajit shtator. Pikërisht në shtator të këtij viti, Euro preku nivelin më të ulët historik, në vlerën e 116.32 lekëve.
Ekspertët e tregut valutor shprehen se rënia e kursit të Euros në dy javët e fundit i detyrohet kryesisht kërkesës së ulët për monedhën europiane. Kërkesa e ulët në raport me prurjet e tregut ka qenë një karakteristikë e qëndrueshme e tregut gjatë këtij viti.
I vetmi faktor me peshë në rritjen e kërkesës së tregut për Euro ka qenë kërkesa e lartë për blerje valute nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, për nevojat të importit të energjsië elektrike.
Por, reshjet e shumta të pjesës së dytë të nëntorit shtuan prurjet në basenet e lumenjve, duke ulur nevojën për blerje energjie nga importi, madje duke sjell edhe eksporte të energjisë në vlera të konsiderueshme. Në këto kushte, agjentët e tregut shprehen se KESH nuk ka kryer blerje valute në javët e fundit.
Në kalendarin e rishikuar vjetor të ndërhyrjeve në tregun valutor, Banka e Shqipërisë ka planifikuar 12 ankande të blerjes së valutës. Bazuar në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, parashikohet që për vitin 2022 të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 140 dhe 200 milionë eurove.
Blerjet e programuara të valutës nëpërmjet ankandeve nuk kanë qëllim të ndikojnë ecurinë e kursit të këmbimit, por bëhen për nevojat e administrimit të rezervës valutore të vendit. Në fund të muajit tetor, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 4.96 miliardë eurove, në rritje me 17.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon pothuajse tetë muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale.
Marrë nga Monitor.al
banka e shqiperise
Ekonomi
6 Dhjetor 2022, 07:57
Postimi
DURRËS- Ndërsa projekti i Marinës së Jahteve në Durrës, një investim i supozuar prej mbi 2 miliardë eurosh ...
Ekonomi
5 Dhjetor 2022, 23:24
k.m.
Foto ilustruese
Kostot e ndërtimit të banesave pësuan rritje vjetore me 7.2% në tremujorin e tretë të vitit 2022, raportoi so...
Ekonomi
5 Dhjetor 2022, 18:38
k.m.
Foto ilustruese
Serbia është shndërruar në partnerin kryesor tregtar në Kosovë. Gjatë periudhës janar-tetor 2022, k...
Ekonomi
5 Dhjetor 2022, 07:34
Foto Ilustruese
TIRANË- Temperatura në ulje, qëndrimi i ngrohtë dhe konsumi i energjisë në shtëpi po bëhet një...
Ekonomi
5 Dhjetor 2022, 07:33
Rrugë
TIRANË- Ndërtimi i Sistemit të Menaxhimit të Aseteve Rrugore ishte një nga elementët më të rënd&eum...
Ekonomi
5 Dhjetor 2022, 07:32
Bashkia Tiranë
TIRANË- 2022-shi ishte viti i fundit i zbatimit të taksës së infrastrukturës në arsim, por Bashkia Tiran&...
Ekonomi
5 Dhjetor 2022, 07:31
Ndërtime
TIRANË- Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend planifikon që të arkëtojë 16.3 miliardë lekë...
Ekonomi
4 Dhjetor 2022, 14:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ngjarjet dinamike në tregjet europiane në gjysmën e parë të vitit 2022, goditën euron duke ...
Ekonomi
4 Dhjetor 2022, 07:04
A.B
Rritja e inflacionit dhe shtrenjtimi i normave të interesit pritet që të ndikojë negativisht në ecurinë e ekonomisë së...
Ekonomi
4 Dhjetor 2022, 07:03
A.B
Ata që paguajnë më shpejt faturën e rritjes së shpejtë të normave të interesit janë huamarrësit. Rritja e yi...