LIVE UPDATES
Ekonomi

Sejko: Rritja e interesave nuk do ta çojë ekonominë në recesion

Ky kurs veprimi do të krijojë kushtet e nevojshme monetare për të kontrolluar inflacionin dhe pritjet për të, por megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht kushteve më të shtrënguara monetare, ekonomia do të vazhdojë të rritet.

6 Dhjetor 2022, 08:07 Nga DOSJA
Sejko: Rritja e interesave nuk do ta çojë ekonominë në
Gent Sejko

TIRANË- Rritja e shpejtë e normave të interesit nuk do ta çojë ekonominë shqiptare në recesion. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në hapje të Workshop-it XVI të Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore se e vetmja përgjigje ndaj inflacionit të lartë që mund të japë banka qendrore është të ndjekë një politikë të rritjes së normës bazë të interesit, duke forcuar kështu angazhimin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Ky kurs veprimi do të krijojë kushtet e nevojshme monetare për të kontrolluar inflacionin dhe pritjet për të, por megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht kushteve më të shtrënguara monetare, ekonomia do të vazhdojë të rritet.

“Projeksionet tona, të cilat përfitojnë nga të njëjtat modele dhe analiza të kërkimit, sugjerojnë se raundi aktual i rritjeve të normës bazë të interesit nuk do të çojë ekonominë në recension. Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm. Në këtë drejtim, rritja aktuale e normës bazë të interesit, e cila ka për qëllim të ruajë stabilitetin e çmimeve dhe të ankorojë pritjet për inflacionin, është njëkohësisht një masë për të mbrojtur jo vetëm ekonominë, por edhe sektorin privat e individët nga efektet negative të tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë dhe e rëndësishme për shtresat e popullsisë me të ardhura të ulëta, të cilat janë goditur më shumë nga efektet negative të inflacionit të lartë e të qëndrueshëm. Megjithatë, publiku i gjerë duhet të kuptojë se parashikimi për të ardhmen është objekt i një pasigurie të lartë. Mekanizmat e amplifikimit, mund të vijnë nga kanale të shumëfishta, për shkak të ndërveprimeve të ngushta brenda sistemit financiar global,” tha Sejko.

Sipas Guvernatorit, mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe çmimet e kontrolluara të energjisë elektrike kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në frenimin e inflacionit, që ngelet më i ulët krahasuar me shumicën e ekonomive në Europë dhe rajon.

“Mbiçmimi i monedhës sonë ndaj asaj evropiane ka ndihmuar në përpjekjet tona për të kontrolluar dhe përmbajtur inflacionin. Gjatë vitit 2022, monedha jonë, Leku, është mbiçmuar mesatarisht me 2.5% ndaj monedhës Euro, falë të ardhurave të konsiderueshme të gjeneruara nga turizmi, IHD-të e larta, dhe primet e përmbajtura të rrezikut. Konvergjenca e ciklit të politikës sonë monetare me atë të Eurozonës e forcoi më tej këtë mbiçmim. Paralelisht, çmimi i rregulluar i energjisë për familjet shqiptare ka ndihmuar në përthithjen e presioneve të huaja. Ky përfundim është i dokumentuar qartë në punimet hulumtuese të mëparshme dhe ato më të fundit të kryera nga ekspertët tanë, në të dy departamentet – atë të Kërkimeve dhe të Politikës Monetare – ashtu dhe nga modelet ekonometrike që mbështesin politikën tonë monetare,” tha Guvernatori.

Megjithatë, Guvernatori nënvizoi se presionet e huaja të çmimeve të mbështetura nga kërkesa e brendshme e qëndrueshme tashmë po ushqejnë inflacionin e mallrave dhe të shërbimeve të prodhuara në vend, po rrisin kostot e prodhimit, dhe më e rëndësishmja, pritjet për inflacionin. Sipas tij, kjo është e dukshme në tregun e punës, në normën e shfrytëzimit të kapaciteteve dhe në tregjet e kapitalit, të cilat duken se i kanë inkorporuar tashmë këto pritje në vendimmarrjen e tyre.

“Studimet e shumta të kryera në fushën e politikës monetare kanë dokumentuar rrezikun real që mbart inflacioni i lartë e i qëndrueshëm si dhe pritshmëritë inflacioniste për ekonomitë dhe familjet. Gjithashtu, ato tregojnë se pa një përgjigje të fortë dhe të vendosur të politikës monetare, pritjet për inflacionin ndikojnë në ecurinë e ardhshme të tij, duke çuar në rritje të pasigurisë, sinjale jo të duhura për çmimet, shpërndarje joefektive të burimeve, rënie të rritjes ekonomike dhe në luhatshmëri afatgjatë të lartë. Angazhimi ynë për stabilitetin e çmimeve ka për qëllim të ruajë fuqinë blerëse të të ardhurave të familjeve dhe të kursimeve të individëve; të ruajë stabilitetin financiar dhe të krijojë kushte optimale të kredisë; të ndihmojë sektorin privat që të zhvillojë veprimtari të besueshme dhe plane të qëndrueshme investimi,” tha Sejko.

Marrë nga Monitor.al

gent sejko

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN