LIVE UPDATES
Ekonomi

Depozitat me afat në lekë ranë për të nëntin vit radhazi në 2022

Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. Kjo tendencë ka vijuar edhe vitin e kaluar, megjithëse normat e interesit të depozitave iu kthyen rritjes, duke ndjekur kursin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

21 Shkurt 2023, 13:31 Nga k.m.
Depozitat me afat në lekë ranë për të nëntin vit
Foto ilustruese

Depozitat me afat në lekë pësuan rënie për të nëntin vit radhazi në 2022. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave me afat në lekë zbriti në 203.4 miliardë lekë, në rënie vjetore me 6.3%. Rënia e depozitave me afat në monedhën vendase madje u thellua më tej nga niveli prej -3.5% i një viti më parë. Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në lekë nisën një cikël rënieje, e ndikuar shumë nga ulja graduale e normave të interesit.

Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. Kjo tendencë ka vijuar edhe vitin e kaluar, megjithëse normat e interesit të depozitave iu kthyen rritjes, duke ndjekur kursin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat në lekë në dhjetor 2022 arriti në 1.89%, në rritje për të gjashtin muaj radhazi. Krahasuar me një vit më parë, interesi i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.22 pikë përqindje ose 182%. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të frenuar tendencën disavjeçare rënëse të depozitave me afat në monedhën vendase.

Depozitat me afat në lekë ranë për të nëntin vit

Kjo lidhet në radhë të parë me stanjacionin e totalit të depozitave në lekë. Sipas të dhënave të bankës qendrore, depozitat në lekë të sektorit privat për vitin e kaluar rezultuan në stanjacion, ku rënia e depozitave me afat u kompensua nga një rritje me 3.9% e depozitave pa afat dhe llogarive rrjedhëse. Rritja e depozitave bankare erdhi pothuajse e gjitha nga zgjerimi i mëtejshëm i depozitave në valutë të huaj, për që për vitin 2022 u rritën me 9.3%.

Stanjacioni i depozitave mund të jetë ndikuar nga nivelet e larta të inflacionit, që kanë ndikuar negativisht kursimet e familjeve, por edhe nga qëndrimi shtrëngues i politikës fiskale dhe ulja e deficitit buxhetor. Një faktor tjetër që ka ndikuar negativisht ecurinë e depozitave në lekë dhe sidomos të atyre me afat ka qenë konkurrenca nga rritja e fortë e yield-eve të bonove dhe obligacioneve.

Yield-i mesatar i bonove 12 mujore të thesarit në muajin nëntor arriti në 5.83%, niveli më i lartë që prej vitit 2013. Yield-et e bonove u rritën madje me ritme më të shpejtë se norma bazë e interesit, për shkak të pritshmërive të investitorëve për rritje të shpejtë të normave në të ardhmen e afërt.

Pas muajit dhjetor, tregu u qetësua disi dhe rritja e yield-eve u korrigjua ndjeshëm. Në fund të muajit janar të këtij viti, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12 mujore zbriti në 4.86%, rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me pikun që pati prekur në muajin nëntor 2022.

Megjithatë, rritja e yield-eve i ka bërë instrumentet e borxhit të qeverisë joshëse edhe për investitorët e vegjël. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë./Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet