Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2021 dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 6.8% të totalit të depozitave bankare, nga 5.2% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.

Dalja nga pandemia ka rritur më shumë pasurinë monetare të depozituesve më të mëdhenj në sektorin bankar shqiptar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2021 dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 6.8% të totalit të depozitave bankare, nga 5.2% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.
E njëjta ecuri vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 9% të depozitave, kundrejt 7.19% në vitin 2020.
Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 12.2% të totalit, nga 10.42% që kishin një vit më parë.
Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare. Ajo nuk duhet kuptuar detyrimisht si lista e individëve që kanë më shumë para në bankë, sepse në të përfshihen edhe shoqëri tregtare.
Vitin e kaluar, depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2021 ato kishin vlerën e 1.43 trilionë lekëve, 10.9% më shumë krahasuar me një vit më parë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet përafërsisht edhe vlera e parave që zotërojnë depozituesit më të mëdhenj të sistemit.
6.8% e depozitave totale në fund të vitit 2021 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 97.3 miliardë lekësh ose rreth 810 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2020, depozitat e zotëruar nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 67 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë absolute gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 45% vitin e kaluar.
Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2021 llogaritej në afërsisht 128.8 miliardë lekë, në rritje me 38.5% krahasuar me një vit më parë.
Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 174.6, në rritje me 29.3% krahasuar me një vit më parë.
Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar.
Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2021 rreth 109 mijë individë, (4.2% e totali të individëve depozitues), zotëronin 646 miliardë lekë depozita bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 58% e totalit të depozitave të individëve, duke u rritur nga niveli 56.8% që zinin një vit më parë. / MONITOR
Foto ilustruese Shqipëria ka potenciale të pashfrytëzuara në produktet bujqësore, por për disa kultura ka mundësi që...
Majlinda Nesturi Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me procesin e censit i cili &eu...
Plazh Plazhet në zonën e Gjirit të Lalëzit që prej vitesh janë shndërruar në oazin e pushuesve ditor të banor&...
Tatime Administrata Tatimore: Realizohet fiskalizimi 100% i biznesit të madh dhe biznesit të vogël pa TVSH Vetëm 2 ditë nga afati...
Barometri i Ballkanit edhe këtë vit e rendit Shqipërinë më arsimdashësen në rajon, pasi gjysma e të anketuarve mendojn...
Para Banka e Shqipërisë revokoi 12 licenca të Zyrave të Këmbimit Valutor vitin e kaluar. Mbështetur në të dhë...
Shqipëria do të marrë një tjetër kredi tek Banka Botërore që do të vijë si një mbështetje për rrit...
Ky detyrim fillimisht ishte parashikuar të hynte në fuqi në fund të vitit por, qeveria italiane e ka afruar në kohë hyrjen n&eum...
Foto ilustruese Vetëm 2 ditë nga afati përfundimtar për fiskalizimin e biznesit të vogël pa TVSH, Administrata Tatimore rikuj...
Këtë javë do të hyjë në fuqi në Itali detyrimi që të gjithë sipërmarrësit të pranojnë pa...