LIVE UPDATES
Ekonomi

Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi rënie të lehtë vitin e kaluar

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit 2022 pesha e primeve të shkruara bruto në Euro kundrejt totalit zbriti në 31%, nga afërsisht 32% që kishte qenë në fund të vitit 2022.

20 Mars 2024, 07:19 Nga N.F
Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi rënie të lehtë
Foto ilustruese

TIRANË- Euroizimi i tregut të sigurimeve pësoi një rënie të lehtë vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit 2022 pesha e primeve të shkruara bruto në Euro kundrejt totalit zbriti në 31%, nga afërsisht 32% që kishte qenë në fund të vitit 2022.

Megjithatë, rënia e peshës së primeve të shkruara bruto në Euro është kryesisht rezultat i kursit të këmbimit. Vitin e kaluar, Euro pësoi zhvlerësimin më të lartë historik në kursin e këmbimit me lekun. Në fund të vitit, rënia e kursit Euro-Lek ishte më shumë se 9%, por në momente të veçanta rënia vjetore arriti deri në 14%.

Pesha e primeve të shkruara në Euro kundrejt totalit për aktivitetin e Sigurimit Jo-Jetë ka pësuar rënie të lehtë me rreth 0.7% krahasuar me fundvitin 2022, duke zbritur nga 32% në 31.3%.

Rënie në peshë të primeve të shkruara në Euro në krahasim me vitin 2022 kanë pësuar Sigurimi i Përgjegjësisë Civile me rënie me 13.5% (nga 57.6% në 44.1%), pasuar nga Sigurimet e Pronës me rënie me 2% (nga 55.5% në 53.5%), Sigurimet e Aksidenteve e Shëndetit me rënie të peshës me 0.8% (nga 63.5% në 62.7%) dhe Sigurimet Motorike me rënie të peshës me 0.3% (nga 24.5% në 24.2%).

Ndërsa klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruara në Euro në krahasim me një vit më parë janë Sigurimet Inxhinierike me rritje të peshës me 19.2% (nga 63% në 82.2%), Sigurimet e Garancisë me rritje të peshës me 5.6% (nga 18.5% në 24.1%), Sigurimet e Mallit në Transport me rritje të peshës me 4% (nga 58.9% në 62.9%), ndërsa Sigurimet e Marinës dhe të Aviacionit paraqiten me rritje të lehtë, përkatësisht me 0.4% (nga 5.6% në 6%) dhe 0.3% (nga 0% në 0.3%).

Në tregun e sigurimit të Jetës, pesha e primeve të shkruara në Euro kundrejt primeve të shkruara bruto në total ka shënuar një rënie të lehtë me rreth 2.3%, duke arritur në 29.2%, nga rreth 31.5% që kishte qenë në fund të vitit 2022.

Me rënie të peshës të primeve të shkruara në Euro paraqitet Sigurimi Jeta e studentit me 72% (nga 100% në 28%), Sigurimi i kombinuar i Jetës, me rënie të peshës me 10.3% (nga 26.4% në 16.1%), pasuar nga Sigurimi i Jetës së Debitorit me rënie të peshës me 2.4% (nga 23.8% në 21.4%) dhe nga Sigurimi i Jetës në Grup me rënie të peshës me 1% (nga 4.5% në 3.5%).

Ndërsa klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruar në Euro krahasuar me një vit më parë janë Sigurimi i Jetës me elementë të ndryshueshëm, me 27.8% (nga 43.9% në 71.7%), Sigurimi Cash Plan me rritje të peshës me 27.1% (nga 35.1% në 62.2%), pasuar nga Sigurimi i Jetës me elementë kursimi me rritje të peshës me 0.2% (nga 92.7% në 92.9%).

AMF evidenton se disa nga produkteve të sigurimit kuotohen në valutë për arsye objektive.

Të tillë janë, për shembull disa produkte të sigurimit të detyrueshëm motorik, si polica kufitare dhe kartoni jeshil. Produkti i Kartonit Jeshil është produkt ndërkombëtar sigurimi, i cili lëshohet në monedhën euro, pasi edhe detyrimet që i lindin shoqërisë së sigurimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për pagesë dëmshpërblimi nga ky sigurim janë në Euro.

Polica kufitare lëshohet në pikat e kalimit kufitar gjatë hyrjes së automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe pagesa e primit të policës në monedhën vendase do të vështirësonte procesin e pajisjes së konsumatorit me këtë policë sigurimi.

Po kështu, disa nga produktet kryesore të aktivitetit të sigurimit, si sigurimi i pronës me përfitues bankat tregtare ose sigurimi i Jetës së debitorit, janë të lidhura ngushtësisht me monedhën e kredisë. Monedha në të cilën disbursohet kredia dikton dhe monedhën e lëshimit të policës, për shkak të nevojës për të rikuperuar në të njëjtën monedhë vlerën e detyrimit, në rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit.

Edhe në analizën e radhës për ecurinë e treguesve të euroizimit, AMF vlerëson se niveli aktual i përdorimit të valutës në tregjet e mbikëqyrura nga AMF është në nivele përgjithësisht të ulta dhe i diktuar nga profili i veprimtarisë së institucioneve të mbikëqyrura.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë nënshkruan në muajin Prill 2017 një Memorandum Bashkëpunimi “Për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare”. Tre institucionet u angazhuan të ndërmarrin veprime për të ulur nivelin e përdorimit të monedhave të huaja në ekonomi, sipas sektorëve të cilët mbikëqyrin apo monitorojnë.

Marrë nga Monitor

euroizimi sigurime treg

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj