LIVE UPDATES
Ekonomi

Kthehet rënia e kursit Euro-Lek, prek nivelin më të ulët në tre muaj

Që nga fillimi i vitit 2024 deri në fillim të marsit, kursi i këmbimit të Euros ishte shfaqur i qëndrueshëm pranë nivelit të 104 lekëve. Megjithatë, me afrimin e fundit të tremujorit të parë, tendencat e mbiçmimit të Lekut po përtërihen përsëri. Kursi i këmbimit Euro-Lek aktualisht paraqitet në rënie vjetore me 9.7%.

20 Mars 2024, 07:19 Nga M.B
Kthehet rënia e kursit Euro-Lek, prek nivelin më të ulët
Foto ilustruese

TIRANA- Kursi i këmbimit Euro-Lek i është kthyer përsëri rënies në dy javët e fundit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 103.29 lekë, niveli më i ulët që prej 20 dhjetorit të vitit të kaluar. Që nga fillimi i vitit 2024 deri në fillim të marsit, kursi i këmbimit të Euros ishte shfaqur i qëndrueshëm pranë nivelit të 104 lekëve. Megjithatë, me afrimin e fundit të tremujorit të parë, tendencat e mbiçmimit të Lekut po përtërihen përsëri. Kursi i këmbimit Euro-Lek aktualisht paraqitet në rënie vjetore me 9.7%.

Në fakt, një tendencë e ngjashme ndodhi edhe vitin e kaluar, por rënia e kursit të Euros nisi pak më vonë, në javën e fundit të marsit dhe u theksua më tej gjatë muajit prill. Nëse tendencat e vitit të kaluar do të përësëriten, është e pritshme që rënia e kursit Euro-Lek të vazhdojë më tej gjatë tremujorit të dytë të vitit. Mes fundit të marsit dhe fundit të prillit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi rënie me pothuajse tre pikë, nga niveli i 114 lekëve, pranë nivelit të 111 lekëve.

Deri tani, të dhënat e tregtisë së jashtme kanë treguar një përkeqësim të bilancit tregtar në mallra. Për periudhën janar-shkurt, deficiti tregtar arriti në 72 miliardë lekë, në rritje me 53% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, bilanci i jashtë në mallra jep vetëm pjesërisht një tablo të ecurisë së pozicionit të jashtë të ekonomisë dhe ka një domethënie gjithnjë e më të ulët për kursin e këmbimit. Ndërsa historikisht ekonomia shqiptare ka një bilanc deficitar në mallra, ai kompensohet në një masë të madhe nga suficiti nga tregtia e shërbimeve, remitancat dhe nga prurjet e llogarisë financiare, në formën e investimeve të huaja direkte.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave publikohen me vonesë në kohë dhe për momentin nuk mundësojnë një vlerësim të saktë. Megjithatë, turizmi besohet se ka vazhduar të japë një efekt pozitiv në flukset valutore hyrëse në ekonomi. Sipas të dhënave të INSTAT, për muajin janar numri i hyrjeve të shtetasve të huaj u rrit me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Dalja nga sezoni dimëror pritet të sjellë një efekt në rritje të turizmit në ekonomi dhe kursi i këmbimit është një nga treguesit që pritet të jetë më i ndjeshëm ndaj këtyre zhvillimeve.

Vitin e kaluar edhe politika fiskale luajti një rol në shtrëngimin e ofertës së Lekut dhe në mbiçmimin e Euros në kursin e këmbimit. Nëse dinamikat e shpenzimit të deficitit do të jenë të ngjashme me dy vitet e fundit, gjatat janë që ndikimi në kursin e këmbimit të jetë në të njëjtin kah edhe për këtë vit. Edhe për janarin, buxheti i shtetit ishte në suficit, në vlerën e 15 miliardë lekëve. Duke parë ritmin e ulët të shpenzimeve në fillim të vitit, veçanërsisht të atyre kapitale, gjasat janë që suficiti buxhetor të vazhdojë të zgjerohet për muajt në vazhdim./ Monitor

kursi i kembimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj