16 Prill 2025, 16:04
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Fondi Monetare Ndërkombëtar vlerëson se një dobësim i euros dhe forcimi i monedhës vendase, lekut, mund të sjellë rreziqe të ndryshme. Në këto rreziqe, sipas FMN, përfshihen edhe zhvendosja apo largimi i investitorëve të huaj. Në raportin për ndërhyrjet në Valutë FMN rendit sektorët më të rrezikuar dhe pasojat që mund të sjellë.
“Në rrethana të caktuara ku mbiçmimi i lekut ka të ngjarë të shoqërohet nga goditje jothemelore, duke përfshirë rrezikun e zhvendosjeve të investitorëve të huaj, ndërhyrjet në treg mund të shërbejë si një mjet plotësues efektiv në zbutjen e inflacionit”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun valutor në një madhësi prej 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nominal të vitit 2023. Por pavarësisht kësaj rreziku i kredive të pambrojtura nga kursi i këmbimit mbetet i lartë sipas FMN, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.
FMN është ndalur edhe në ecurinë e sektorit bankar. Bankat kanë shfaqur qëndrueshmëri ndaj goditjeve që vijnë nga kreditë e këqija por dhe normat e interesit sipas këtij raporti. Por fondi rekomandon që ky tregues të përmirësohet edhe më tej në vijim.
Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), bankat shqiptare kanë treguar një qëndrueshmëri të fortë ndaj goditjeve financiare, duke përfshirë kreditë me probleme dhe ndryshimet në normat e interesit.
Megjithatë, FMN thekson se disa rreziqe mbeten, duke përfshirë ekspozimin ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe ndaj borxhit sovran. Përmes një analize të detajuar mbi të dhënat mbikëqyrëse të bankave, raporti sugjeron se sektori është i qëndrueshëm, por gjithsesi ka nevojë për forcimin e mëtejshëm të masave makroprudenciale dhe përpjekjeve për thellimin e tregjeve financiare.
fmn forcimi i lekut dobesimi i euros
Ekonomi
16 Prill 2025, 15:21
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ndryshimi i çmimeve në vendin tonë i matur me metodologjinë e Eurostat po referon një vlerë m&...
Ekonomi
16 Prill 2025, 12:51
I.A
FMN
TIRANË- Sektori bankar shqiptar ka shfaqur përmirësime të dukshme gjatë dekadës së fundit, duke u mbështetur n&...
Ekonomi
16 Prill 2025, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistem...
Ekonomi
16 Prill 2025, 07:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi instituc...
Ekonomi
15 Prill 2025, 16:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Depozitat me afat në Lekë u rritën vitin e kaluar për herë të parë, pas dhjetë vitesh ...
Ekonomi
15 Prill 2025, 11:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Madhësia e sektorit financiar në raport me ekonominë e vendit pësoi rënie për të katërtin v...
Ekonomi
15 Prill 2025, 07:36
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecu...
Ekonomi
15 Prill 2025, 07:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave ve...
Ekonomi
14 Prill 2025, 16:56
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janari...
Ekonomi
14 Prill 2025, 14:50
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pesha e ndërtimit në ekonominë e vendit po rritet vit pas viti, duke e bërë atë gjithnjë e m&eum...