Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për muajin mars rritja më e madhe çmimeve ishte në Rumani me rreth 5.7 për qind e ndjekur nga Hungaria, Polonia, Kroacia, ndërsa në krahun tjetër u rendit Zvicra me rritjen më të ulët të çmimeve me vetëm 0.2%, Franca me 1%.
TIRANË- Ndryshimi i çmimeve në vendin tonë i matur me metodologjinë e Eurostat po referon një vlerë më të lartë të inflacionit në muajt shkurt-mars 2025 në raport me matjet kombëtare të INSTAT. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve rezultoi në shkurt 2.5 për qind në mars, teksa indeksi i brendshëm i çmimeve të konsumit rezultoi 2.1% në të njëjtin muaj. IHCK përfaqëson një indeks të harmonizuar për të matur ndryshimin e çmimeve në të gjitha vendet Europës.
Në marsin 2025 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar rritja më e madhe e çmimeve prej 8,9% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,1%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5%, “Veshje dhe këpucë” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 1,9%.
Gjithashtu çmimet në grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rriten me 1,5%, “Komunikimi” me 1,4%, “Shëndeti” me 0,8%, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,3. Ndërsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në mars 2025 është 0,8%.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 3,2%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4%, “Komunikimi” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Transporti” me 0,2% secili, “Shëndeti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën me 0,1%.
Për muajin mars rritja më e madhe çmimeve ishte në Rumani me rreth 5.7 për qind e ndjekur nga Hungaria, Polonia, Kroacia, ndërsa në krahun tjetër u rendit Zvicra me rritjen më të ulët të çmimeve me vetëm 0.2%, Franca me 1%. Në BE inflacioni mesatar shënoi 2.5% në shkurt 2025.
Të dhënat e çmimeve IÇK dhe IHÇK llogariten bazuar në çmimet e mbledhura në të njëjtat njësi tregtare, përdorin të njëjtën klasifikim të produkteve dhe ndajnë të njëjtën metodologji të hartimit të indeksit.
IÇK është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri, ndërsa IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve.
IÇK përmban 331 produkte, ndërsa IHÇK përmban 329 produkte. Në IÇK mbulohen vetëm shpenzimet e familjeve private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private, kolektive dhe shpenzimet e turistëve në Shqipëri./ Monitor
FMN TIRANË- Sektori bankar shqiptar ka shfaqur përmirësime të dukshme gjatë dekadës së fundit, duke u mbështetur n&...
Foto ilustruese TIRANA- Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistem...
Foto ilustruese TIRANA- Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi instituc...
Foto ilustruese TIRANË- Depozitat me afat në Lekë u rritën vitin e kaluar për herë të parë, pas dhjetë vitesh ...
Foto ilustruese TIRANA- Madhësia e sektorit financiar në raport me ekonominë e vendit pësoi rënie për të katërtin v...
Foto ilustruese TIRANA- Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecu...
Foto ilustruese TIRANA- Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave ve...
Foto ilustruese TIRANË- Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janari...
Foto ilustruese TIRANA- Pesha e ndërtimit në ekonominë e vendit po rritet vit pas viti, duke e bërë atë gjithnjë e m&eum...
Foto Ilustruese Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e t&eum...