LIVE UPDATES
Ekonomi

Hyrja në SEPA pritet të ulë kostot e transfertave ndërkombëtare

Shqipëria është një vend me ndërveprim shumë të lartë ekonomik me vendet e Bashkimit Europian, në fusha si shkëmbimet tregtare në mallra, të ardhurat nga puna dhe remitancat, turizmi, kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian apo prania e kompanive europiane në tregun shqiptar dhe anasjelltas.

30 Prill 2024, 22:18 Nga N.F
Hyrja në SEPA pritet të ulë kostot e transfertave
Foto ilustruese

TIRANË- Një nga zhvillimet më të rëndësishme të pritshme për sektorin financiar do të jetë anëtarësimi i vendit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë.

Shqipëria është një vend me ndërveprim shumë të lartë ekonomik me vendet e Bashkimit Europian, në fusha si shkëmbimet tregtare në mallra, të ardhurat nga puna dhe remitancat, turizmi, kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian apo prania e kompanive europiane në tregun shqiptar dhe anasjelltas.

SEPA i bën pagesat ndërkufitare midis vendeve anëtare në të po aq të thjeshta dhe të lira sa pagesat brenda vendit. Me pjesëmarrjen në SEPA mundësohet zbatimi i parimit të tarifave të barabarta, si për pagesat kombëtare, ashtu edhe për ato ndërkufitare të përpunuara në mënyrë elektronike në euro.

Aktualisht, transfertat dhe pagesat me vendet e Bashkimit Europian dhe anasjelltas kryhen nëpërmjet bankave korrespondente, që përfaqësojnë një kanal të kushtueshëm dhe joefikas për sa i përket kohës së ekzekutimit të transaksionit, monitorimit të finalizimit të tij, transparencës së kushteve të punës dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Për zhvillimin e turizmit, anëtarësimi në SEPA lehtëson turistët europianë për të paguar shpejt dhe me kosto të ulëta, sikur të ishin në Europë apo në vendin e tyre të origjinës. Për investimet, lëvizja e fondeve dhe e pagesave midis Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian bëhet më e lehtë dhe më pak e kushtueshme. Gjithashtu, krijimi i një lehtësie të tillë do të rrisë dërgimin e formalizuar të remitancave prej vendeve të Bashkimit Europian.

Kriteret për zgjerimin e shtrirjes gjeografike të Zonës Unike të Pagesave në Euro janë përcaktuar nga Këshilli Europian i Pagesave, që kryen edhe vlerësimin e përputhshmërisë me kriteret e pjesëmarrjes në SEPA.

Një bankë qendrore, ose një entitet i ngjashëm, mund të veprojë në emër të komunitetit financiar kombëtar për paraqitjen e kërkesës për pjesëmarrje në të cilën analizohen gjithashtu dhe pajtueshmëria ligjore e vendit me kriteret e pjesëmarrjes në SEPA. Për Shqipërinë, dosja e aplikimit do të paraqitet nga Banka e Shqipërisë.

Kriteret në lidhje me sigurimin e kushteve të barabarta ndërmjet aplikantit dhe pjesëmarrësve të tjerë të skemës SEPA fokusohen në pajtueshmërinë me legjislacionin e BE-së për pagesat. Këto kritere nuk kërkojnë një zbatim të rreptë të legjislacionit përkatës të BE-së, por dispozitat përkatëse në legjislacionin vendas duhet të konsiderohen në thelb të barabarta ose funksionalisht të barabarta me legjislacionin e BE-së.

Banka e Shqipërisë po asistohet nga Banka Botërore në këtë proces dhe tashmë ka bërë një vlerësim paraprak të nevojave për ndryshime ligjore që do të plotësojnë kriteret e pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky vlerësim ka treguar se Shqipëria ka avancuar ndjeshëm në përafrimin e legjislacionit. Një zhvillim mjaft i rëndësishëm në këtë drejtim ka qenë dhe dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, një kriter thelbësor ky për pjesëmarrjen në SEPA. Pas aplikimit nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe miratimit të tij nga Këshilli Europian i Pagesave dhe Komisioni Europian, bankat dhe jobankat do të duhet të anëtarësohen individualisht në skemat SEPA.

Në kuadër të këtij procesi, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në muajin mars rregulloren “Për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe të debitimit direkt në euro”. Kjo rregullore është hartuar në kuadër të procesit të aplikimit të Shqipërisë. Anëtarësimi në SEPA është një objektiv i Bankës së Shqipërisë për të nxitur modernizimin e tregut të sistemeve të pagesave dhe integrimin e tyre me tregjet europiane, si dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Rregullorja transpozon plotësisht dispozitat e rregullores së BE-së për kërkesat teknike dhe të biznesit për transfertat e kreditit dhe debitë e drejtpërdrejta në euro.

Ajo ka si objekt kryesor përcaktimin e kërkesave teknike për transaksionet e transfertave të kreditit dhe të debitimit direkt të kryera në monedhën Euro brenda Shqipërisë dhe ndërmjet Shqipërisë dhe zonës SEPA, ku si Operatori i Shërbimit të Pagesës (OShP-ja) e paguesit ashtu edhe e përfituesit janë në Shqipëri, ose një nga OShP-të është në Shqipëri dhe tjetri brenda zonës SEPA, ose i vetmi OShP i përfshirë në transaksionin e pagesës ndodhet në Shqipëri. Rregullorja do të zbatohet edhe për transfertat e kreditit dhe debitimet direkte në Lek, për aq sa është e mundur nga pikëpamja teknike dhe operacionale.

Disa prej kërkesave kryesore teknike janë: Identifikuesi i llogarisë së pagesave duhet të jetë IBAN, standardi për formatin e mesazhit të pagesës duhet të jetë standardi ISO 20022 XML; fusha e të dhënave të dërgesave duhet të lejojë 140 karaktere. Skemat e pagesave mund të lejojnë një numër më të madh karakteresh, përveçse në rastin kur pajisja e përdorur për dërgimin e informacionit ka kufizime teknike në lidhje me numrin e karaktereve, ku në këtë rast zbatohet kufiri teknik i pajisjes.

Informacioni i referencës së dërgesës dhe të gjitha elementet e tjera të të dhënave të ofruara duhet të transmetohen plotësisht dhe pa ndryshime ndërmjet OShP-ve në zinxhirin e pagesave; pasi të dhënat e kërkuara të jenë të disponueshme në formë elektronike, transaksionet e pagesave duhet të lejojnë përpunimin plotësisht të automatizuar elektronik në të gjitha fazat e procesit në të gjithë zinxhirin e pagesave (nga fundi-në-fund, direkt nëpërmjet përpunimit), duke mundësuar kryerjen e të gjithë procesit të pagesës në mënyrë elektronike pa pasur nevojë për përdorimin përsëri të çelësave ose ndërhyrje manual; skemat e pagesave nuk duhet të vendosin asnjë kufi minimal për shumën e transaksionit të pagesës që lejon transfertat e kreditit dhe debitimet direkte, etj.

Për pagesat që nuk janë pjesë e SEPA-s, Këshilli Mbikëqyrës mund të vendosë kërkesa të ndryshme nga përcaktimet e bëra në këtë rregullore. Me qëllim aplikimin për pjesëmarrje në SEPA, OShP-të, që janë subjekt i kësaj rregulloreje, duhet të marrin masat e nevojshme që të përshtatin aktivitetet dhe funksionimin e tyre me kërkesat e kësaj rregullore, brenda 180 ditëve nga miratimi i zgjerimit të shtrirjes gjeografike SEPA-s në Shqipëri nga Këshilli Europian i Pagesave.

Marrë nga Monitor

sepa kosto transferta nderkombetare

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait