LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Në 2022 shtrenjtimi u përshpejtua dhe më tej si rrjedhojë e pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në tregjet globale të energjisë e ushqimeve.

8 Maj 2024, 14:13 Nga M.B
Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por
Grafiku

TIRANA- Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë të caktuar të mallrave të konsumit zbriti në 2.1% në prill, nga 2.3% që ishte muajin e mëparshëm dhe 4.6% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga maji i vitit 2021, kur ekonomia vendase dhe globale po rikuperohej nga pandemia. Më pas çmimet nisën rritjen, si rrjedhojë e problematikave që u shkaktuan në zinxhirin e furnizimit nga pandemia. Në 2022 shtrenjtimi u përshpejtua dhe më tej si rrjedhojë e pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në tregjet globale të energjisë e ushqimeve.

Në tetor 2022, inflacioni në vend arriti në 8.3%, niveli më i lartë nga viti 1998, kur vendi vuajti pasojat e piramidave. Në 2023 rritja e çmimeve u lehtësua për tu ngadalësuar ndjeshëm në pjesën e parë të 2024-s, e ndihmuar dhe nga rënia e inflacionit në Europë, që është dhe partneri ynë kryesor tregtar.

Në përpjekje për të luftuar inflacionin, Banka e Shqipërisë që ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve shtrëngoi politikën monetare, duke rritur normën bazë nga 0.5% në mars 2022 në 3.25% aktualisht. Tashmë inflacioni ka zbritur nën objektivin e shënjestruar prej 3% të bankës së Shqipërisë, por kjo e fundit nuk e ka nisur ende politikën lehtësuese monetare.

Ushqimet janë grupi që kanë ndikimin më të lartë në rritjen e çmimeve.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,52 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,15 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,06 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,4% pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Shëndeti” me 1,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5% dhe “Transporti” me 1,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 5,4%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 5,2%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,1%, “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 3,6%, “mish” me 2,4%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2024, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 0,7%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1,1%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,5%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Transporti” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili./ Monitor

inflacioni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj