Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rezultatet e vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga industria bankare treguan zhvendosje të perceptimit ë rrezikut, nga inflacioni tek efektet që mund shkaktojnë në ekonominë shqiptare zhvillimet e jashtme, sidomos për shkak të tensioneve gjeopolitike.
TIRANË- Sektori bankar vlerësoi rrezikun nga goditjet që vijnë nga mjedisi i jashtëm si rrezikun kryesor sistemik në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Rezultatet e vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga industria bankare treguan zhvendosje të perceptimit ë rrezikut, nga inflacioni tek efektet që mund shkaktojnë në ekonominë shqiptare zhvillimet e jashtme, sidomos për shkak të tensioneve gjeopolitike.
Sektori bankar ka klasifikuar rrezikun e goditjeve nga jashtë si rrezikun kryesor sistemik gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023 dhe perceptimi mbi rëndësinë e tij është rritur. Përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike në mjedisin e jashtëm (si konflikti në Rripin e Gazës, vazhdimi i luftës në Ukrainë), presionet ende të larta inflacioniste në nivel global, shtrëngimi i kushteve të financimit në reflektim të politikave të bankave të mëdha qendrore etj., duket se kanë rritur shqetësimin e bankave në vend mbi rrezikun e transferimit të goditjeve negative nga jashtë, që shfaqet si rreziku sistemik më i rëndësishëm për këtë periudhë sipas perceptimit të bankave.
Rreziku nga sulmet kibernetike ka vijuar të mbetet në listën e rreziqeve më të rëndësishëm, ndonëse perceptimi mbi të është zbutur disi. Shtimi i episodeve të sulmeve kibernetike gjatë vitit të kaluar, ka rritur tashmë vetëdijen e bankave mbi këtë rrezik, dhe një pjesë e tyre deklarojnë se kanë ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e sistemeve të tyre të mbrojtjes.
Perceptimi mbi rrezikun e inflacionit në vend ka rënë ndjeshëm, ndikuar nga rënia e qëndrueshme e vlerave të tij gjatë periudhës. Rënia e intensitetit të normalizimit të politikës monetare brenda dhe jashtë vendit gjatë gjysmës së dytë të vitit 2023, krahasuar me gjysmën e parë të tij, si rezultat i rënies së ndjeshme të vlerave të inflacionit, duket se ka ndikuar në zbutjen e perceptimit të bankave në vend lidhur me rrezikun e luhatjes së normave të interesit, dhe vlerësimi për këtë rrezik ka shënuar rënie.
Rreziku i përkeqësimit të ekonomisë së brendshme si rezultat i përcjelljes së efektit të politikave shtrënguese të brendshme dhe të jashtme, apo materializimit të goditjeve të ndryshme, vijon të mbetet i pranishëm, por perceptimi i sektorit bankar për të ka qenë në rënie gjatë gjithë vitit të kaluar.
Në terma të përgjithshëm, bankat perceptojnë që mundësia e materializimit të një (ose disa) prej rreziqeve të lartpërmendura në të ardhmen afatshkurtër (deri në një vit), është e ulët dhe në rënie, por rritet kur vlerësimi bëhet për një horizont më të gjatë kohor (1-3 vjet), ndikuar nga pasiguria që rrethon zhvillimet e ardhshme.
Pavarësisht sfidave të vitit të kaluar, situata e mirë e kapitalizimit dhe likuiditetit të sektorit, ka bërë që besimi i bankave në qëndrueshmërinë e sistemit financiar në të ardhmen të cilësohet mbi nivelin “i mjaftueshëm” dhe i pandryshuar, si për të ardhmen afatshkurtër (deri në 1 vit) edhe për atë afatmesme (1-3 vjet).
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Indeksi i shëndetit bankar u përmirësua vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i sh...
Foto ilustruese TIRANA- Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të dielën, duke u reduktuar me ...
Foto ilustruese TIRANA- Bizneset vlerësojnë se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në nivelin 6 për qind që aplikohet prej disa vitesh...
Foto ilustruese TIRANA- Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët shë...
Foto ilustruese TIRANA- Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, pë...
foto ilustruese TIRANË- Shumë prej aksionerëve kryesorë rezulton se preferojnë të vazhdojnë të ruajnë kontroll...
Foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar konfirmoi një cikël pozitiv dhe një reagim të mirë ndaj zhvillimeve makroekonomike sfi...
Ervin Mete TIRANA- Ministria e Financave prezantoi sot Strategjinë e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, në të cilë...
Foto ilustruese TIRANA- Pavarësisht përmirësimeve që mund të jenë bërë në aspektin tatimor me masa, biznesi sh...
Foto ilustruese TIRANA- Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas st...