LIVE UPDATES
Ekonomi

Forcimi i Lekut e tkurri bilancin e sektorit bankar me 30 miliardë lekë në 2023

Zëri i vetëm që regjistroi rënie gjatë periudhës ishte ai i veprimeve ndërbankare që ra me 9 miliardë lekë (ose 6%), ndikuar nga pakësimi në nivelin e depozitave me bankat dhe institucionet e tjera financiare, kryesisht jorezidente. Tkurrja e fondeve të provigjioneve të sektorit bankar kontribuoi në rritjen e aktiveve me 1 miliardë lekë.

8 Maj 2024, 07:19 Nga r.ll

 

Forcimi i Lekut e tkurri bilancin e sektorit bankar me 30 miliardë
foto ilustruese

 

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e aktiveve të sektorit bankar me 30 miliardë lekë vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në 2023, totali i aktiveve të sektorit bankar u rrit me afërsisht 5% dhe arriti një vlerë totale prej 1.96 trilionë lekësh. Në mungesë të efektit negativ të kursit të këmbimit, rritja e aktiveve të sektorit do të kishte qenë afërsisht 7%.

Në rritjen nominale prej rreth 100 miliardë lekësh të aktiveve, kontributin kryesor në rritjen e aktiveve e ka dhënë zgjerimi i investimeve në tituj me rreth 50 miliardë lekë dhe atyre në kredi me rreth 30 miliardë lekë. Veprimet me thesarin dhe ndërbankare u shtuan me 40 miliardë lekë nga rritja në zërin “marrëdhënie me bankën qendrore”.

Zëri i vetëm që regjistroi rënie gjatë periudhës ishte ai i veprimeve ndërbankare që ra me 9 miliardë lekë (ose 6%), ndikuar nga pakësimi në nivelin e depozitave me bankat dhe institucionet e tjera financiare, kryesisht jorezidente. Tkurrja e fondeve të provigjioneve të sektorit bankar kontribuoi në rritjen e aktiveve me 1 miliardë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në veçanti aktivet dhe detyrimet në valutë vitin e kaluar u zgjeruan në përmasa të vogla, përkatësisht me 1% dhe 2%. Por, të korrigjuara për efektin e ndryshimit të kursit të këmbimit, këto norma rritjeje llogariten përkatësisht në 10% dhe 12%. Pesha e aktiveve dhe detyrimeve në valutë ndaj totalit të bilancit ka mbetur e qëndrueshme vitin e kaluar.

Në fund të periudhës, aktivet dhe detyrimet e sektorit bankar në valutë zinin përkatësisht 51% dhe 50% të totalit të bilancit, dhe këto raporte janë ruajtur gjatë periudhës pavarësisht efektit të mbiçmimit të kursit të këmbimit. Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, pesha e aktiveve dhe detyrimeve në valutë do të ishte rritur ndjeshëm.

Në vlerë absolute, bankat raportuan nivele të përafërta të aktiveve dhe detyrimeve në valutë, në vlerat 1,000 miliardë dhe 983 miliardë lekë, duke paraqitur kështu një pozicion të ekuilibruar të aktivitetit në valutë për sektorin bankar. Nga ana e aktiveve në valutë, zërat me peshën më të madhe mbeten aktiviteti kreditues dhe investimet ndërbankare. Por, gjatë tre viteve të fundit është vërejtur edhe rritje e peshës së investimeve në letrat me vlerë.

Forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me titujt, veprimet me thesarin dhe ato ndërbankare (nga rreth 10 miliardë lekë). Nga ana e detyrimeve në valutë, struktura paraqitet më e qëndrueshme në vite dhe mbizotërohet nga depozitat në valutë.

Zërat e mësipërm kanë përcaktuar në masën më të madhe ndjeshmërinë e sektorit bankar ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit. Në krahun e detyrimeve, efekti i kursit mbi vlerën e raportuar të depozitave në valutë vlerësohet në rreth 25 miliardë lekë.

Efekti pakësues statistikor i kursit të këmbimit është ndjerë edhe mbi pjesën në valutë të kapitalit të sektorit bankar, me një vlerë rreth 15 miliardë lekë. Leku shënoi një mbiçmim të fortë në kursin e këmbimit vitin e kaluar, veçanërisht kundrejt euros. Në fund të vitit 2023, rënia vjetore e kursit ishte më shumë se 9%. Kjo ka ndikuar negativisht madhësinë e bilancit të sektorit bankar./MONITOR

forcimi i lekut bankat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë