LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat emetuan 8.4 miliardë lekë obligacione vitin e kaluar

Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e emetimeve të obligacioneve u rrit me 79% krahasuar me një vit më parë. Nga 8.4 miliardë lekë instrumente borxhi korporativ të emetuar, 5.2 miliardë lekë ishin borxh i varur dhe 3.2 miliardë lekë borxh senior i pagarantuar.

8 Maj 2024, 12:37 Nga N.F
Bankat emetuan 8.4 miliardë lekë obligacione vitin e kaluar
Foto ilustruese

TIRANË- Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 miliardë lekë obligacione me ofertë private për të mbuluar kërkesat e reja rregullatore, të lidhura me shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).

Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e emetimeve të obligacioneve u rrit me 79% krahasuar me një vit më parë. Nga 8.4 miliardë lekë instrumente borxhi korporativ të emetuar, 5.2 miliardë lekë ishin borxh i varur dhe 3.2 miliardë lekë borxh senior i pagarantuar.

Titujt financiarë të borxhit të varur janë detyrime të nënrenditura, të cilat emetohen për qëllime të kapitalit rregullator dhe shërbejnë njëkohësisht edhe për qëllime të financimit të MREL. Titujt financiarë të borxhit të pagarantuar, janë detyrime senior të njohur si “detyrime të pranuara”, të cilat shërbejnë për qëllime të financimit të MREL.

Emetimi obligacioneve të llojit senior u realizuar për herë të parë nga banka të veçanta në vitin 2023. Obligacionet senior kanë një rrezik më të ulët për investitorin, sepse në rast falimentimi të emetuesit, ato kanë përparësi në shlyerje krahasuar me borxhin e nënrenditur, që qëndron i fundit në radhën e shlyerjes. Sipas monedhave, për vitin 2023, emetimi në monedhën vendase shënon 1.96 miliardë lekë, emetimi në euro arriti në 6.3 miliardë lekë dhe ai në dollarë amerikanë 148 milionë lekë.

92% e totalit të titujve të borxhit të emetuar në tregun e kapitalit është kryer nga bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL, për një shumë prej 7.8 miliardë lekësh. Në vitin 2022, ky raport qëndronte në nivelin 25% të totalit, ku pjesa më e madhe e emetimeve kryhej prej bankave të tjera në sektor, për qëllime të kapitalit rregullator. Në linjë me zhvillimet e sektorit në tërësi, emetimet në valutë zënë peshën kryesore për bankat MREL, veçanërisht për tremujorin e fundit të vitit 2023.

Instrumentet e borxhit të varur kanë afate maturimi 7-vjeçare, pa reflektuar ndryshime përgjatë viteve. Ndërkohë, emetimet për herë të parë të titujve të borxhit të pagarantuar për qëllime të MREL, kanë reflektuar afate më të ulëta maturimi, në nivelin prej 4 vite për monedhën euro.

Sipas bankës së Shqipërisë, kapaciteti i tregut të kapitalit për të përthithur këto emetime mbetet i kënaqshëm.

Interesi në treg ka qenë më i madh për blerjen e emetimeve në lekë dhe euro, të cilat shënuan rritje më të madhe të normës së interesit dhe vlerë më të madhe të emetimeve. Normat e interesit kanë shënuar rritje gjatë vitit 2023, në kushtet e rritjes në tërësi të normave të interesit në treg dhe emetimit të njëkohshëm të titujve të borxhit nga disa banka.

Në nivel mesatar, gjatë vitit 2023, norma e interesit ka shënuar një rritje vjetore prej 2.1 pikë përqindjeje për emetimet në lekë, 0.9 pikë përqindjeje për emetimet në euro dhe 1.7 pikë përqindjeje për emetimet në dollarë. Piku i rritjes së normave të interesit është shënuar në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke arritur në nivelet maksimale prej 7.5% për lekun dhe 5% për euron.

Pavarësisht shtimit të aktivitetit të bankave në tregun e kapitalit për tremujorin e fundit të vitit, normat mesatare të interesit shënuan rënie në nivelin 6.5% për lekun dhe 4.3% për euron. Norma e interesit për monedhën dollar, që nuk ka pasur numër të madh emetimesh, ka ruajtur stabilitetin e saj deri në emetimet e dy tremujorëve të fundit të vitit 2023, kur pësoi një rritje me 1.5 pikë përqindje.

Bankat më të mëdha të sektorit bankar vitin e kaluar u përballën me një rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital. Ky detyrim ka hyrë në fuqi për katër bankat me rëndësi sistemike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins, Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka OTP Albania, si edhe për Bankën Intesa Sanpaolo Albania.

Ato janë subjekt i plotësimit të kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL), sipas rregullores së miratruar nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2020. Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.

Shumica e bankave e kanë plotësuar kërkesat e reja nëpërmjet emetimit të obigacioneve me ofertë private, ndërsa Raiffeisen ka nënshkruar një linjë huaje për këtë qëllim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Marrë nga Monitor

banka mrel

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale