Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në zonën e Samaticës në Berat, e cila ka intensitetin më të lartë të serrave në vend, një kilogram domate nga serra për eksport kushtoi dje 50 lekë.
BERAT- Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhimit, por fermerët janë të shqetësuar se blerjet pa faturë janë duke krijuar konkurrencë të pandershme dhe çmime të ulëta. Në zonën e Samaticës në Berat, e cila ka intensitetin më të lartë të serrave në vend, një kilogram domate nga serra për eksport kushtoi dje 50 lekë. Fermerët pohuan se ky është një çmim shumë më i lirë se sa ofron shumica për tregun vendas, 70 lekë një kilogram.
Prodhuesit janë të zënë me vjeljen dhe nuk kanë kohë dhe burime njerëzore të eksplorojnë tregun, teksa janë të ekspozuar tërësisht ndaj tregtarëve, të cilët grumbullojnë pa çmime dhe pa fatura. Një kilogram domate nga serra vitin e kaluar u shit me 120-150 lekë për kilogram, ndërsa këtë javë po kushton 50-55 lekë. Këtë vit tregjet e Europës dhe Rajonit kanë një furnizim më të mirë nga vendet e Mesdheut, pasi vitin e kaluar, në sezonin e parë, kushtet e motit dëmtuan prodhimet e zarzavateve në Spanjë dhe në Itali. Mirëpo çmimet e pakicës si në tregjet e eksportit dhe në ato të vendit për zarzavatet ishin me rritje. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se inflacioni në këtë grup shënoi rritje vjetore me rreth 4% në prill.
“Grumbulluesit nuk lëshojnë fatura për domatet dhe trangujt. Grumbullojnë gjithë ditën dhe çmimet i shpallin të nesërmen, pasi është marrë dhe shitur malli. Jemi totalisht të dhunuar nga grumbulluesit. Qeveria duhet t’i detyrojë ata të punojnë më fatura”, thotë Mariglen Ziu një fermer serrash në Samaticë të Beratit. Si ai, janë të shqetësuar edhe shumë fermerë të tjerë shumë nga të cilët janë kthyer nga emigracioni për të investuar në sera, pasi qeveria u premtoi mbështetje.
Prodhuesi pohojnë se çmimet 40-50 lekë për kilogram janë nën kostot e prodhimit. Sipas tyre një çmim prej 650 lekë mbulon kostot e trangullit dhe për domatet 80 lekë për kilogram. Fermerët pohojnë se janë rritur kostot e punës dhe të inputeve të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve të prodhimit.
Në Shqipëri, sektori i bujqësisë karakterizohet nga informalitetI i lartë dhe burimet e dhënave shpesh kanë pasaktësi të mëdha. INSTAT mat kostot e prodhimit në shumë sektorë. Për bujqësinë të dhënat e fundit për çmimet e prodhimit i takojnë fundit të vitit 2022./Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15-vjeçare. ...
Foto ilustruese TIRANË- Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të investojnë në kriptomonedha ka ardhur...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë përs...
Banka e Shqipërisë TIRANA- Banka e Shqipërisë ka dalë të mërkurën me një reagim publik lidhur me shqetësi...
Grafiku TIRANA- Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur s...
Foto ilustruese TIRANA- Institucionet financiare jobanka fituan pesë miliardë lekë ose rreth 48 milionë euro vitin e kaluar. Sipas t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 miliardë lekë obligacione me ofertë private p&eu...
foto ilustruese Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e aktiveve të sektorit bankar me 30 miliardë ...
Foto ilustruese TIRANA- Ligji për tatimin mbi të ardhurat u miratua në muajin mars 2023 nga Parlamenti. Në muajin dhjetor u botua n&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Një parashikim afatgjatë i Ministrisë së Financave deri në vitin 2053 synon të ulë kostot e sh&e...