LIVE UPDATES
Ekonomi

INSTAT: 13,8% e ndërmarrjeve kanë shitur përmes internetit; 77% përdorin mediat sociale

Sipas raportit tw INSTAT, ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për  qëllime pune gjatë vitit 2022, përfaqësojnë 99,0 % të ndërmarrjeve, nga 98,5 % që rezultuan në vitin 2021.

30 Shtator 2022, 18:03 Nga DOSJA
INSTAT: 13,8% e ndërmarrjeve kanë shitur përmes internetit; 77%
Foto Ilustruese

TIRANË- Përdorimi i kompjuterit dhe internetit është rritur vitet e fundit nga kompanitë shqiptare, por shitja përmes internetit vijon të jetë e ulët. Sipas INSTAT, 13,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit në vitin 2022. Ndërkohë është rritur përdorimi i mediave sociale. Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 77,5 % e  ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 69,0 % që rezultoi në vitin 2021.

Sipas raportit tw INSTAT, ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për  qëllime pune gjatë vitit 2022, përfaqësojnë 99,0 % të ndërmarrjeve, nga 98,5 % që rezultuan në vitin 2021. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 31,3 % të të punësuarve gjithsej të  ndërmarrjeve, nga 27,8 % që rezultuan në vitin 2021. Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin  kompjuter vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 78,9 %, e ndjekur nga aktivitetet  profesionale, shkencore dhe teknike me 67,9 % dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 60,9 %.

Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune në vitin 2022, 98,7 % e tyre kanë akses në internet nga 98,4 % në vitin 2021. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune me akses në internet përbëjnë 29,2 % të të punësuarve gjithsej nga 26,2 % që rezultuan në vitin 2021. Në vitin 2022, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100 % kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 33,6 % e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.

Në vitin 2022, 99,0 % e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 98,1 % që rezultuan në vitin 2021. Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 63,0 % nga 54,5 që ishte në vitin 2021, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 22,1 %. Faqja e internetit është përdorur nga nga 53,3 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga 45,0 % që rezultoi në vitin 2021.

Në vitin 2022, 13,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,6 %, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 29,7 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 25,6 %.

Media sociale (Facebook, Linkedln,Twitter, Youtube, Tëiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 77,5 % e  ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 69,0 % që rezultoi në vitin 2021.

Në vitin 2022, 38,6 % e ndërmarrjeve kryen takime në distancë duke përdorur Skype, Zoom, MS Teams, ËebEx, etj dhe 42,0 % e ndërmarrjeve kishin akses në distancë në sistemin e postës elektronike (email), dokumentet e ndërmarrjes apo aplikacionet e biznesit ose në softuerët e ndërmarrjes.

Në vitin 2022, 66,2 % e ndërmarrjeve kanë përdorur masat, kontrollet dhe procedurat e aplikuara në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit me qëllim sigurimin e integritetit, autenticitetit, disponueshmërisë dhe konfidencialitetit së të dhënave dhe sistemeve.

Në vitin 2022, 5,5 % e ndërmarrjeve kanë përdorur robotë industrialë apo të shërbimit për të kryer detyra të caktuara automatikisht (saldim robotik, prerje lazer, mbikëqyrje, pastrim, transport, etj).

Në vitin 2022 , 26,3 % e ndërmarrjeve kanë specialist të fushës TIK të cilët kanë si detyrë kryesore të zhvillojnë, operojnë apo të mirëmbajnë sisteme dhe aplikacione TIK të ndërmarrjes.

Në vitin 2022, 46,7 % e ndërmarrjeve kanë zbatuar masat për uljen e sasisë së letrës së përdorur për printim dhe kopjim apo uljen e konsumit të energjisë të pajisjeve TIK, nga të cilat:

 40,2 % e ndërmarrjeve ulën sasinë e letrës së përdorur për printim dhe kopjim

 41,4 % e ndërmarrjeve ulën sasinë e konsumit të energjisë të pajisjeve TIK.

Marrë nga Monitor.al

instat rrjetet sociale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj