Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milion eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit.
TIRANA- Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milion eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e rriinvestuara të ndërmarrjeve, ndërsa injektimet e reja të kapitalit janë pothuajse në stanjacion. Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 209 milion euro, ose sa 59% e fluksit total të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, injektimi i kapitaleve të reja kishte vlerën e 144 milion eurove, me një rritje vjetore me vetëm 1%. Rritja e investimeve të huaja në zërin e fitimeve të riinvestuara është e lidhur edhe me forcimin e lekut në kursin e këmbimit. Duke qenë se fitimet e ndërmarrjeve me kapital të huaj sigurohen kryesisht në lekë, ndërsa bilanci i pagesave raportohet në euro, rënia e kursit të këmbimit e rrit vlerën statistikore të fitimeve të riinvestuara.
Forcimi i lekut duket se ka krijuar një rreth vicioz, ku rritja e investimeve të huaja shpjegon mbiçmimin e monedhës vendase, por njëkohësisht ky mbiçmim ndikon statistikisht edhe në rritjen e vlerave të investimeve të huaja. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 23%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, e hidrokarbureve, në masën 13%, e energjetikes, në masën 5%, si dhe komunikacionit, në masën 5%.
Të dhënat e tremujorit të parë të vitit konfirmojnë, në vija të përgjithshme tendencat e viteve të fundit. Investimet e huaja direkte janë në rritje të vazhdueshme, të mbështetura sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë. Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar investimet e huaja direkte vitin e kaluar shënuan vlerën e 1.49 miliard eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me një vit më parë. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse 22% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar. Ato arritën vlerën e 325 milion eurove, në rritje me 12% më shumë krahasuar me vitin 2022. / Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë,...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës miratoi në mbledhjen e kësaj jave disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren &ldquo...
Foto ilustruese TIRANË- Teprica e kapitalit të sektorit bankar arriti në nivelin 46 miliard lekë në fund të vitit të kal...
foto ilustruese TIRANË- Huamarrja e ndërmarrjeve shtetërore këtë vit është në nivelet më të ulëta t&...
Impianti TIRANË- Shoqëria “SENA SOLAR ENERGY OF ALBANIA” SH.P.K që është pjesë e Korporatës Elektroenergjeti...
FMN TIRANË- Fondi Monetar Ndërkomëbëtar (FMN) vlerëson se ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipëri...
Banka Qendrore Europiane FRANKFURT- Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë v...
Foto ilustruese TIRANË- Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rriten me 2.8%, një tregues që sinjalizon rri...
Foto ilustruese TIRANA- Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti në 130,338 me rritje vjetore 4%, raportoi INSTAT. Sipas t&...
Foto ilustruese TIRANË- Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane (ECB) do të mblidhet këtë javë për vendimin e...