LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncertet, sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”

Pandemia e ndali dhe dobësoi këtë industri kudo në botë, por duket se 2023 premton të rikthehet në nivelet parapandemike. Një numër i madh i koncerteve të organizuara në Shqipëri kanë treguar një kërkesë të lartë në mesin e publikut, nisur që vitin e shkuar.

9 Qershor 2023, 07:22 Nga I.A
Koncertet, sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë
Foto Ilustruese

TIRANË- Nëse viti 2022 ishte viti rekord i inflacionit dhe i pasigurisë në muzikën live, viti 2023 premton të jetë ‘akti hapës’ i një të ardhmeje premtuese. Dhe fillimi i pranverës së këtij viti, e dëshmoi këtë. Industria e koncerteve në Shqipëri ka pasur rritje të dukshme gjatë viteve të fundit, me artistë ndërkombëtarë dhe vendas që organizojnë koncerte në vend.

Pandemia e ndali dhe dobësoi këtë industri kudo në botë, por duket se 2023 premton të rikthehet në nivelet parapandemike. Një numër i madh i koncerteve të organizuara në Shqipëri kanë treguar një kërkesë të lartë në mesin e publikut, nisur që vitin e shkuar.

Ndërsa këtë vit, hapi siparin e koncerteve në dimensione të mëdha, në “Air Albania”, këngëtari grek Nikos Vertis. I njohur për publikun shqiptar, sidomos për këngën “Thelo na me nioseis”, interesi ishte i lartë për ndjekjen e këtij koncerti. Nisi rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe kapaciteti i stadiumit ishte ‘sold-out’, pra i shitur tërësisht. Çmimi i biletave për këtë koncert niste me 3000 lekë dhe arrinte 100 euro në zonën VIP, më të afërt me skenën.

Një tjetër shfaqje e mirëpritur nga publiku shqiptar ishte “Notre Dame De Paris”, produksion i organizuar nga kantautori i mirënjohur italian Riccardo Cocciante. Me trupa artistësh shumëkombësh dhe soliste këngëtaren Elhaida Dani, shfaqja e organizuar në stadiumin “Air Albania” mori zemrat dhe ‘paratë’ e shqiptarëve. Biletat nisën me 2500 lekë deri në 10 mijë lekë zona VIP më afër skenës. I gjithë kapaciteti i stadiumit ishte shitur tërësisht.

Çmimi i biletave për koncerte në Shqipëri varet shumë nga artisti, reputacioni i tij, madhësia e vendit të koncertit, pra kapaciteti i vendit ku do performojnë, si dhe nga faktorë të tjerë si lloji i koncertit dhe kërkesa e publikut.

Megjithatë, në përgjithësi, çmimet e biletave për koncerte në Shqipëri mund të ndryshojnë nga 1500-2000 lekë për koncerte më të vegjël e të pavarura, deri në disa dhjetëra mijë lekë për koncerte të mëdha dhe artistë të famshëm ndërkombëtarë.

Çmimet e biletave mund të ndryshojnë gjithashtu në varësi të vendndodhjes në arenën e koncertit (Vip, Zonë e parë, Zonë e dytë, etj.), dhe nga çmimet e vendosura nga organizatori ose promovuesi. Një koncert i shumëpritur është ai i njoftuar që 2 muaj më parë, nga këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata.

I pari në këtë dimension, pritet të nisë më 22 qershor në stadiumin AirAlbania. Sipas të dhënave të website që administron shitjen e biletave, çmimi i tyre nis nga 2000 lekë dhe arrin 10 mijë lekë në tribunat VIP. Deri më datën 8 qershor, pra 2 javë përpara nisjes, mësohet se ka mbetur 30% e kapacitetit të koncertit pa shitur ende.

Lajm i cili çuditi ditët e fundit shqiptarët, ishte padyshim njoftimi për koncerte të dy këngëtarëve me famë botërore Ricky Martin dhe Enrique Iglesias. Koncerti i Enrique Iglesias, yllit të këngës “Hero”, do të mbahet në datën 30 qershor në Sheshin Nënë Tereza dhe çmimet e biletave do të bëhen publike pasditen e së premtes (9 qershor).

Koncerti i Ricky Martin do të mbahet në datën 22 korrik në Sheshin Nënë Tereza. Sipas informacioneve të marra në website backstage.al, biletat nisin në shifrën e 42 euro dhe arrijnë 139 euro, në varësi të administrimit të vendeve, afërsisë nga skena etj. Për këdo që do të blejë bileta për koncertin e parë të Iglesias, do t’i ofrohet një kupon ulje prej 20% në koncertin e Ricky Martin.

Të dy këta këngëtarë kanë koncerte të përmasave gjigante, me administrim nga kompanitë më në zë të fushës në botë dhe çmimet e biletave në Shqipëri janë rreth 30% më lirë se sa një koncert në Spanjë apo Zvicër. Një tjetër artist, Placido Domingo, ndonëse jo për herë të parë në Tiranë, rikthehet për një tjetër shfaqje. Tenori dhe dirigjenti do të shoqërohet në këtë koncert nga artistët Jenifer Rowey, Jonatan Antoine dhe Christina Ramos.

7 shtatori është pikëtakimi me këtë legjendë të muzikës operistike. Çmimi i biletave, sipas Backstage, për këtë artist luhatet nga 50 euro deri në 250 euro, duke qenë artisi më i shtrenjtë në këtë sezon në Shqipëri.

Marrë nga Monito.al

enrique iglesias ricky martin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj