LIVE UPDATES
Ekonomi

Bizneset prodhuese vijojnë të përballen me kosto të rritura, ngadalësohen çmimet e importit

Kostot janë rritur si për prodhuesit për tregun vendas ashtu dhe për eksportuesit. Këta të fundit po vuajnë dhe pasojat e zhvlerësimit të ndjeshëm të euros që ka ulur të ardhurat e tyre të konvertuara në lekë.

7 Qershor 2023, 08:07 Nga I.A
Bizneset prodhuese vijojnë të përballen me kosto të rritura,
Foto ilustruese

TIRANË- Ndonëse çmimet e shumë produkteve në botë kanë rënë ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, kur kulmuan për shkak të pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, bizneset prodhuese shqiptare vijojnë të rriten me ritme të larta. Kostot janë rritur si për prodhuesit për tregun vendas ashtu dhe për eksportuesit. Këta të fundit po vuajnë dhe pasojat e zhvlerësimit të ndjeshëm të euros që ka ulur të ardhurat e tyre të konvertuara në lekë.

INSTAT raportoi se Në tremujorin e parë të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,5 kundrejt vitit 2020.

Krahasuar me tremujorin e parë 2022 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 9,4 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 17,0 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e parë 2023 shënoi rritje me 1,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Krahasuar me tremujorin e parë 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 18,3 % vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 13,0 % dhe “Industri përpunuese” me 7,0 %.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 25,4 %, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobileve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 15,1 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 13,2 %, “Pajisje të tjera transporti” me 11,4 %, etj.

Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 4,0 %, pasuar nga aktiviteti “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 2,8 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, indeksi shënoi rritje me 9,3 %. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” me 21,3 %, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 10,8 %, seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 6,3 % dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,4 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, indeksi shënoi rritje prej 9,1 %. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 34,7 %, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 15,7 %, “Industri Nxjerrëse” me 4,1 % dhe seksioni “Industria Përpunuese” me 2,7 %

Për importuesit ritmet e rritjes ngadalësohen ndjeshëm

Ndryshe nga prodhuesait, kostot e importit janë rritur shumë më ngadalë.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e parë të vitit 2023, arriti 113,1 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë.

Krahasuar me tremujorin e parë 2022, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ritje me 1,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 10,7 %. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 indeksi shënoi rritje me 0,6 %.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 6,5 %. Indeksi në seksionin “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 4,9 %, krahasuar me një vit më parë. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 90,6 % shënoi një rritje me 0,8 %.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Konfeksionimi i veshjeve” me 5,3 %, pasuar nga “Prodhimi i pijeve” me 5,0%, “Prodhimi i paisjeve elektrike” me 4,4 %, “Përpunimi i tekstileve” me 4,0 %, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 3,6 %, “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 3,6 %, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 2,7 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2,5 %, Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 2,3 %, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 1,9 %, etj.

Marrë nga Monitor.al

instat cmimet e importit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet