LIVE UPDATES
Ekonomi

Makinat elektrike, hapet tenderi për stacionet e karikimit në qytetet turistike dhe pikat kufitare

Të paktën kështu specifikon një dokument i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë e cila çeli këtë të hënë një tender të lidhur me këtë aspekt.

6 Qershor 2023, 07:34 Nga I.A
Makinat elektrike, hapet tenderi për stacionet e karikimit në qytetet
Foto Ilustruese

TIRANË- Vendosja e stacioneve të karikimit për makinat elektrike pritet të fillojë nga zonat turistike dhe pikat kufitare në vend. Të paktën kështu specifikon një dokument i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë e cila çeli këtë të hënë një tender të lidhur me këtë aspekt.

Në objekt të kontratës është “Realizim punimesh, projekt zbatimi dhe Auditimit për vendosjen e stacioneve të karikimit për makinat elektrike në qytetin Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shkodër, Korçë dhe në pikat kufitare- rruga e energjisë së pastër”.

Sipas termave të referencës që shoqërojnë procedurën thuhet se ky është një projekt pilot auditim projekt zbatimi dhe realizim punimesh për vendosjen e stacioneve të karikimit për makinat elektrike në qytet Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Vlorë, Durrës, Velipojë, Shkodër, Korçë dhe në pikat kufitare- rruga e energjisë së pastër.

“AEE ka përfunduar një studim për sektorin e transportit, për ngritjen e rrjetit të karikuesve të makinave elektrike dhe mbështetur mbi këtë studim do të vazhdohet me procesin e implementimit dhe fillimin e ngritjes së rrjetit të karikuesve të makinave elektrike. Gjithashtu gjatë vitit 2021 e në vazhdim AEE ka instaluar në qytetin e Tiranës 4 karikues makinash AC 22kË dhe 1 DC 350 kW si dhe gjatë vitit 2022 ka në proces instalimin e një karikuesi DC 50 kW në qytetin e Shkodrës.

Mbështetur në Planin Kombëtar të Veprimit për Energjinë dhe Klimën në lidhje me sektorin e transportit vendi ynë ka si detyrim uljen e konsumit të karburanteve fosile si dhe ndotjes së ambientit që vjen prej tij. Për këtë qëllim objektivi i qeverisë shqiptare është instalimi i 200 deri 300 stacione karikimi deri në vitin 2025 në të gjithë vendin.

AEE po bashkëpunon me qeverinë shqiptare si dhe me institucione ndërkombëtare për të gjetur fondet e nevojshme për realizimin e investimeve në këtë 2 sektor për të arritur dhe objektivat kombëtarë lidhur me reduktimin e shkarkimeve të drejtpërdrejta e të tërthorta të CO2, si dhe ndikimet në mjedis, kundrejt institucioneve të Bashkimit Europian, si anëtare nënshkruese e traktatit së energjisë”, thuhet në dokument.

Në dokumentin e AEE thuhet se projekti pilot do të zbatohet në dy faza.

FAZA I – Auditim energjetik si dhe projekti teknik i zbatimit

Në këtë fazë operatori ekonomik do të realizojë auditimin energjetik për të gjithë karikuesit për çdo qytet apo pikë doganore nga auditues energjetik të certifikuar nga AEE për instalime industriale.

Ky auditim do të përcaktojë reduktimet që vijnë nga zëvendësimi i karburanteve fosile, fizibilitetin e kursimit të energjisë elektrike krahasuar me lëndët djegëse si dhe uljen e ndotjes që vjen nga përdorimi i karburanteve.

FAZA II Realizimi i punimeve të ndërtimit:

Punimet do të kryhen brenda afatit të përcaktuar në Termat e Referencës si dhe në periudhën e ofruar nga operatori ekonomik, dhe cilësia e tyre do të respektojë specifikimet teknike të përcaktuara.

Të gjitha pajisjet duhet të jenë të certifikuara CE, për të garantuar cilësinë e tyre. Meqenëse pajisjet janë mallra importi operatori ekonomik duhet të parashikojë realizimin e tyre brenda afatit që do të ofrojë në konkurim. Fondi limit për procedurën është 83 milionë lekë dhe data e fundit për ofertat është 20 qershori.

Marrë nga Monitor.al

makinat elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj