LIVE UPDATES
Ekonomi

Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore

Madhësia e kampionit përbëhet nga 30,467 njoftime, që u referohen vetëm banesave, pa përfshirë në analizë pronat për qëllime tregtare.

6 Qershor 2023, 07:28 Nga I.A
Analiza e specialistëve të BSH, ja rritja e çmimeve të
Tirane

TIRANË- Çmimi mesatar i banesave në gjysmën e parë të vitit të kaluar ishte mesatarisht 1128 euro për m2 për Tiranën, 837 euro për m2 për zonat bregdetare dhe 724 euro për m2 në zonat e brendshme të vendit. Një material kërkimor i përgatitur nga specialisti i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Orion Garo, merr në vlerësim dinamikën e çmimeve të banesave për periudhën nga janari 2017 deri në qershor 2022, bazuar në çmimet e listuara në një nga portalet kryesore të publikimit të njoftimeve për Shqipërinë, njoftime.com.

Madhësia e kampionit përbëhet nga 30,467 njoftime, që u referohen vetëm banesave, pa përfshirë në analizë pronat për qëllime tregtare. Transaksionet e listuara janë ndarë në tre zona kryesore për qëllime të vlerësimit të çmimeve, në zonën e Tiranës, Bregdetit dhe zonave të brendshme të vendit. Megjithatë, kampioni i të dhënave dominohet dukshëm nga zona e Tiranës, me 86% të transaksioneve të listuara, e ndjekur nga Bregdeti, me 9% dhe zonat e tjera të vendit me vetëm 5%.

Analiza e të dhënave konfirmon se çmimet janë rritur me ritme të shpejta, sidomos pas pandemisë. Krahasuar me gjysmën e parë të 2021, rritja e mesatareve të çmimeve për Tiranën ishte 15.6%, për Bregdetin ishte 9.6%, dhe për zonat e brendshme ishte 18.3%.

Kjo tregon se rritja më e shpejtë e çmimeve ka ardhur në zonat jashtë Tiranës dhe Bregdetit, ku edhe kërkesa është më e përqendruar.

Megjithatë, analiza e të dhënave ka treguar se në fakt çmimet në zonat e tjera të vendit kanë qenë të pandryshuara për periudhën nga viti 2017 deri në mesin e vitit 2020, kur cikli i përgjithshëm i rritjes së çmimeve është reflektuar edhe në këto zona, duke sjellë një rritje më të fortë, por nga një bazë më e ulët.

Analiza e të dhënave tregoi gjithashtu se tregu i pasurive të paluajtshme mori një goditje të përkohshme në gjysmën e dytë të vitit 2019, periudhë që përkon me tërmetet e forta që goditën vendin. Sipas analizës, efekti më i fortë është ndjerë pikërisht në zonën e Bregdetit, që rezultoi edhe më e goditura nga pasojat e tërmetit.

Rezultatet e studimit tregojnë një hendek të konsiderueshëm mes çmimeve të pronave në Tiranë, krahasuar me pronat në Bregdet dhe zonat e tjera të vendit. Çmimi mesatar i një banese në Tiranë ka një hendek prej 35% me zonat bregdetare dhe me rreth 56% me mesataren e zonave të tjera të vendit.

Studimi konfirmon tendencat e konstatuara në tregun e pasurive të paluajtshme edhe nga vlerësime të tjera, me një rritje të shpejtë të çmimeve të banesave në periudhën pas pandemisë. Megjithatë, të dhënat më të reja të Bankës së Shqipërisë treguan se çmimet e banesave në gjysmën e dytë të vitit pësuan rënie krahasuar me 6-mujorin e parë.

Në veçanti për Tiranën, indeksi i çmimeve ruajti ritmet e rritjes vjetore, me 13.9%, por me bazë gjashtëmujore pësoi edhe një rënie më të thellë, me 11.4% më pak. Në shumicën e vendeve, rritja e shpejtë e normave të interesit që nisi në vitin 2022 ka sjellë ngadalësim të shpejtë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) treguan se çmimet e banesave (të përshtatura me inflacionin) në tremujorin e fundit pësuan rënie për dy të tretat e vendeve për të cilat kjo organizatë përpunon dhe publikon të dhëna. Në Shqipëri, kjo tendencë duhet ende të konfirmohet, edhe për shkak të mungesës së të dhënave të konsoliduara dhe të përditësuara lidhur me tendencat e çmimeve të pronave.

Marrë nga Monitor.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet