LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria shqiptare emeton Eurobond 5-vjeçar prej 600 milionë eurosh, me yield 6.125%

Emetimi i fundit i eurobondit nga qeveria shqiptare në tregjet financiare ishte kryer në nëntor 2021, kur u emetua një instrument 10-vjeçar, me një yield prej 3.75%.

7 Qershor 2023, 07:57 Nga I.A
Qeveria shqiptare emeton Eurobond 5-vjeçar prej 600 milionë eurosh,
Foto ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare realizoi të martën emetimin e Eurobondit të gjashtë në tregjet financiare ndërkombëtare. Sipas burimeve nga tregu, Eurobondi kishte maturitet 5-vjeçar dhe një shumë totale prej 600 milionë eurosh. Kërkesa e tregut rezultoi mjaft e lartë, në vlerën e rreth 1.3 miliardë eurove, ndërsa yield-i i obligacionit rezultoi 6.125%.

Emetimi i fundit i eurobondit nga qeveria shqiptare në tregjet financiare ishte kryer në nëntor 2021, kur u emetua një instrument 10-vjeçar, me një yield prej 3.75%.

Huamarrja e sotme ka rezultuar me kosto shumë më të lartë, për shkak të ndryshimit rrënjësor të kushteve në tregjet financiare. Banka Qendrore Europiane ka nisur rritjen e normave bazë të interesit që në mesin e vitit të kaluar.

Norma e instrumentit kryesor të rifinancimeve (MRO) e aplikuar nga kjo bankë ka arritur tashmë në 3.75%, nga 0 që ishte në vitin 2021, kur Shqipëria realizoi emetimin e fundit. Për shkak të rritjes së fortë të normave të interesit, këtë herë Ministria e Financave ka preferuar të emetojë një instrument më afatshkurtër.

Shuma e emetuar është 20% më e lartë krahasuar me planifikimin fillestar prej 500 milionë eurosh, të shpallur në planin vjetor të huamarrjes 2023.

Rritja e shumës së huasë mund të jetë e lidhur me interesin e lartë që kanë shfaqur investitorët dhe ndoshta edhe me zhvlerësimin e euros në kursin e këmbimit me lekun, që e ul vlerën ekuivalente të huasë në monedhën vendase.

Sipas burimeve nga tregu, pjesëmarrja e bankave shqiptare në këtë emetim vlerësohet të ketë qenë shumë më e ulët krahasuar me emetimet e mëparshme të viteve 2020 dhe 2021, sepse Banka e Shqipërisë e ka shfuqizuar rregullin përjashtues që e njihte investimin në instrumentetet e mësipërme me koeficient rreziku zero, për efekt të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Aktualisht, investimi në borxhi afatgjatë në valutë të qeverisë ponderohet me koeficientë risku 100%, duke krijuar kosto në kapital. Sipas planit vjetor të huamarrjes, pjesa më e madhe e huamarrjes së jashtme këtë vit, përfshirë këtu edhe Eurobondin, do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të maturuara, ndërsa një pjesë e mbetur do të shpërbejë për të financuar rafërsisht gjysmën e deficitit buxhetor prej 55.5 miliardë lekësh të planifikuar për vitin 2023.

Eurobondi i radhës pritet të ketë implikime të rëndësishme edhe në tregun e brendshëm financiar.

Nëse një pjesë e kësaj shume do të përdoret për të rifinancuar një pjesë të borxhit të brendshëm të maturuar, kjo mund të shkaktojë një rritje të tepricës së likuiditetit në tregun vendas dhe një ulje të mëtejshme të yield-eve në afatin e shkurtër.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare kanë pësuar një rënie të vazhdueshme qysh prej muajt nëntor 2022, kur prekën edhe nivelet më të larta të dekadës së fundit.

Qeveria shqiptare e ka përdorur edhe në raste të tjera Eurobondin si një levë për të rritur likuiditetin në tregun e brendshëm dhe për të ulur rrjedhimisht yield-et e instrumenteve që emetohen në këtë treg.

Fluksi i ri hyrës prej 600 milionë eurosh mund të sjellë ndikime të reja edhe në kursine këmbimit të euros me lekun, që në fillim të këtij muaji po pëson rënie të shpejtë dhe po prek minimume të reja historike.

Financimi i deficitit buxhetor nëpërmjet fondeve në valutë do të rrisë ofertën e euros në tregun vendas dhe mund të ndikojë në rënien e mëtejshme të monedhës europiane.

Marrë nga Monitor.al

eurobond

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje