LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e kursit të këmbimit të euros vijon me ritme të larta, këmbehet me 107.4 lekë, prek një minimum të ri historik

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 107.4 lekë, duke prekur një minimum të ri historik

6 Qershor 2023, 17:14 Nga m.s
Rënia e kursit të këmbimit të euros vijon me ritme të
euro ne renie

TIRANE- Rënia e kursit të këmbimit të euros vijoi me ritme të larta edhe sot. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 107.4 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Rënia vjetore e euros ka arritur gjithashtu një nivel rekord, prej 10.6%. Vetëm në muajin e fundit, euro ka humbur 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas agjentëve të këmbimit, rënia shpjegohet me ofertën shumë të lartë të valutës në treg. Kjo ofertë përkon fillimin e sezonit turistik, por sigurisht jo me pikun e këtij sezoni, ndaj ndoshta vetëm turizmi nuk e shpjegon dot ofertën shumë të lartë valutore në treg.

Një hipotezë tjetër e lidhur me këtë periudhë të vitit mund të jetë edhe ndikimi i investimeve të shtetasve jorezidentë në tregun e pasurive të paluajtshme. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se blerjet e pronave nga shtetasit e huaj vitin e kaluar arritën nivelin më të lartë historik. Ato prekën e vlerën e 291 milionë eurove, me një rritje vjetore prej 52%.

Faktori psikologjik mund të ushtrojë gjithashtu një ndikim, duke nxitur edhe më shumë shitjet e euros, për shkak të pritshmërive sezonale për një rënie edhe më të fortë të tij.

Megjithatë, ekspertët vërejnë se lëvizjet shumë të forta të kursit mund të jenë të lidhura edhe me operacione këmbimi në vlera të lartë, që zakonisht lidhen me kompani të mëdha, por që janë të vështira për t’u identifikuar.

Veç prurjeve të mëdha të valutës, kjo tendencë e kursit mund të shpjegohet pjesërisht edhe me uljen e ofertës së lekut. Zgjerimi i ofertës monetare në lekë paraqitet shumë e ulët ngadaltë, siç dëshmohet nga ngadalësimi i kredisë në monedhën vendase, nga rritja e dobët e agregatit monetar M2 dhe nga zgjerimi i mëtejshëm i suficitit buxhetor në pjesën e parë të këtij viti.

Forcimi i monedhës vendase në teori ka një tendencë për të ulur koston e importeve dhe për të ngushtuar deficitin e llogarisë korrente të vendit. Kjo duhet të përkthehet në çmime më të ulëta konsumi dhe në rënie të inflacionit, sigurisht në mungesë të faktorëve të tjerë që veprojnë në drejtim të kundërt. Të tillë faktorë mund të jetë konkurrenca e pamjaftueshme në tregje ose presionet në rritje inflacioniste nga tregu i punës.

Leku i fortë po favorizon huamarrësit në monedhën europiane, që në shumicën e rasteve të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase. Forcimi i lekut sjell ulje të nivelit të borxhit dhe të shpenzimeve për shlyerjen e tij. Përfituesi më i madh është qeveria shqiptare, që në fund të tremujorit të parë 2023 kishte një borxh të jashtëm në vlerën e afërsisht 4 miliardë eurove, ose afërsisht sa 33% e vlerës së përgjithshme të stokut të borxhit publik.

Kredia në euro dominon edhe në sektorin privat të ekonomisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se 52% e kredisë në fund të vitit të kaluar ishte në valutë të huaj dhe kryesisht në euro.

Por, forcimi i lekut po i jep një goditje serioze sektorëve eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi. Rënia e kursit të euros me pothuajse 11% në një vit përkthehet në tkurrje të të ardhurave (si rezultat i lëvizjeve të kursit) në të njëjtën masë për ato subjekte që të ardhurat i realizojnë të gjitha në euro.

Për shumë biznese, amortizimi i një goditjeje të tillë do të jetë i vështirë, duke pasur parasysh edhe presionet ende të larta në krahun e kostove, për shkak të inflacionit të lartë dhe rritjes së pagave.

Rënia e kursit të këmbimit të euros vijon me ritme të

Rënia e kursit të këmbimit të euros vijon me ritme të

Nga Monitor

renia e euros kembimi valutor banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj