LIVE UPDATES
Ekonomi

INSTAT: Çdo orë 5 shqiptarë ikin nga vendi, shumica nuk kthehen më

Personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye censi i fundit për popullsinë.

8 Qershor 2023, 07:20 Nga I.A
INSTAT: Çdo orë 5 shqiptarë ikin nga vendi, shumica nuk kthehen
Foto ilustruese

TIRANË- Popullsia e Shqipërisë përveç se po rrudhet me shpejtësi nga viti në vit, po pëson tranzicion, ku moshat e reja po reduktohen me shpejtësi, teksa po rritet armata e personave në moshe pensioni. Të dhënat e INSTAT tregojnë se me 1 janar 2023 popullsia mbi 60 vjeç ishte sa një e katërta e totalit të popullsisë.

Personat + 60 përbënin 23.5% të totalit të popullsisë me një rritje 1 pikë përqindje në krahasim me vitin 2022 dhe me rritje 8.8 pikë për qind që nga viti 2011 kur u krye censi i fundit për popullsinë. Në vitin 2001 kjo grup-moshë zinte vetëm 11% të totalit të popullsisë. Në fillim këtij viti në të gjithë vendin ishin 649,610 persona nga 449,061 që ishin në vitin 2011.

Bumi i lindjeve në vitet 1960 po sjell rritje të shpejtë të pensionistëve këtë dekadë teksa popullsia në moshë pune po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe norma e lartë e migracionit.

Me ritme të shpejta po rriten edhe personat mbi 80 vjeç që konsiderohet popullsia shumë e plakur. Numri i tyre arriti në 90,543 me 1 janar 2023 dhe zunë 3.3 për qind të popullsisë totale.

Struktura e popullsisë në favor të moshave të vjetra lajmëron probleme në të gjitha aspektet. Skema e pensioneve do të vihet në vështirësi në kushtet kur numri i pensionistëve po rritet dhe kontribuuesit do të rrudhen nga rënia e forcave të punës.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërorë po tregojnë se numri i pensionistëve po shënon rritje më të shpejtë se numri i kontribuuesve. Në vitin 2022 për çdo përfitues kishte vetëm 1.1 kontribuues nga 1.2 që ishte ky raport në vitin 2018. Në vitet e mëtejshme raporti kontribuues /përfitues do të përkeqësohet edhe me tej për shkak të zhvillimeve të pafavorshme demografike.

Projeksionet tregojnë se deri në vitin 2030 popullsia në moshe pune do të tkurret në mënyrë sistematike dhe nga ana tjetër numri i pensionistëve do të rritet me shpejtësi duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Në vitin 2010, statistikat zyrtare të ISSH-së raportonin 543,053 pensionistë, ndërsa në fund të vitit 2022, u raportuan 686,923 të tillë.

Gjithashtu qeveria shqiptare është shumë e vonuar për të krijuar infrastrukturën ndaj moshës së tretë. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vënë në dukje se fundmi së vendin i mungojnë shërbimet sociale dhe qendrat e kujdesit për moshën e tretë, ndërkohë sistemi shëndetësor ka mangësi në këtë drejtim.

OKB raportoi se në vitin 2021 rreth 91 mijë persona të moshës së tretë kishin nevojë për kujdes, por aktualisht nuk përmbushen nevojat as për 2% të tyre. Me një popullsi që plaket me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit afatgjatë për të gjithë të moshuarit në nevojë.

Kosto e parashikuar e kujdesit puna është të paktën 1.08% e PBB-së, por plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme.

Marrë nga Monitor.al

popullsia e shqipërisë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet